• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj tregon investimet që do bëhen në Tiranë: Rehabilitojmë kompleksin sportiv Dajti; I rikthejmë komunitetit …

by A R
15/11/2022 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e mbajtur në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, renditi disa nga investimet që Bashkia e Tiranës do bëjë nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Përveç rehabilitimit të rrugëve në çdo lagje të qytetit, Veliaj tha se do të vijojë ndërtimi I shkollave të reja.

“Duam të përfshijmë në buxhet ndërtimin e rrugëve të lagjes së re në Shkozë; rehabilitimin e rrugëve të bllokut që kufizohet nga Fabrika e Qelqit, Besim Alla dhe Jorgo Panajoti në Kombinat; rikualifikimin e bllokut që kufizohet nga rrugët Teodor Keko, Tom Lezha, Mikel Maruli dhe Loni Ligori te Njësia 7; rikualifikimin urban të bllokut që kufizohet nga Bulevardi Bajram Curri, Bulevardi Petro Nini Luarasi, rruga Taulantia, rruga Ali Demi, faza e dytë e zonës që njihet si Tregu Elektrik.

Kemi pasur një kërkesë për rikonstruksion të shkollës 9-vjeçare ‘Avni Rustemi’ te Njësia 10, të cilën do e miratojmë. Kërkesë për ndërtim të kopshteve dhe çerdheve të integruar n.50 te Njësia nr.1 dhe shtimi i asaj lagje. Duam të kalojmë një paketë vlerësimesh nga ana inxhinierike të të gjitha objekteve arsimore mbi 50 vjeçare, si shkolla ‘Avni Rustemi’.

Vërtet nuk i dëmtoi tërmeti, por kemi një ligj që e kaluam mbas tërmetit dhe duam t’i bëjmë një vlerësim çdo objekti që ka mbi 50 vjet. Kjo do të thotë se shkolla si ‘Petro Nini’, apo shkolla të tjera që vërtet mund të jenë në këmbë, por ndoshta ka ardhur koha që tani që mbaruam ‘Samiun’, bëmë ‘Çajupin’, ‘Partizanin’, gjithashtu t’i rikthehemi edhe disa nga shkollave ikonë, që duhet të kalojnë këtë auditin e shkollave mbi 50 vjet për t’i rikonsideruar edhe për investim, ose ndoshta për t’i bërë nga e para. Tjetra ka të bëjë me një fond për rehabilitimin e objektit të kompleksit Dajti. Kompleksi Dajti është te njësia 7, shumë pranë Universitetit të Sporteve, një hapësirë për të cilën u tha jo po do e bëjnë pallat, jo po do shkojë në Paskuqan. Janë muhabetet e tallagjarëve që nuk na i kursen asnjë prej këtyre projekteve.

Ne vendosim rehabilitimin e atyre terreneve dhe i japim atij komuniteti një fushë të standardeve evropiane. Ne duam të rregullojmë tribunën dhe dhomat e zhveshjeve dhe kur doli histeria nga këto portalet “Jeta osh qejf, jeta është gallatë”, thanë ‘jo po do i marrin, jo i nxorrën bizneset’. Ato biznese ishin futur nën shkallë si te stadiumi “Qemal Stafa”, duke shitur materiale ndërtimi, duke ndërruar vaj makinash. Duam t’ía kthejmë komunitetit. Sot nuk kemi më një bashki e vobektë, por një bashki që do të investojë ta kthejë në funksionin e saj primar, që është sporti, dhe na shkon për faktin se Tirana është Qyteti Europian i Sportit 2023”, tha Veliaj.

/a.r

Next Post
Përplasje tek ‘Ligjet’, Bardhi i hedh mikrofonin Bushkës/ Miratohet raporti për projektin e Portit të Durrësit

Përplasje tek ‘Ligjet’, Bardhi i hedh mikrofonin Bushkës/ Miratohet raporti për projektin e Portit të Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In