• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj thirrje votuesve: Na jepni shumicë bindëse për të çuar përpara Tiranën. Ja projektet tona kryesore

by Java News
12/05/2023 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar votëbesimin e qytetarëve të Tiranës për një tjetër mandat për të vijuar me punët e mira të bëra në kryeqytet.
Në një intervistë për ABC News, Veliaj renditi projektet kryesore të transformimit të kryeqytetit.

“Unë do u kërkoj të gjithë qytetarëve të Tiranës që të na japin besimin për të çuar deri në fund projektin e nisur. Ne mbrëmë hapëm Piramidën e Tiranës, do jetë qendra më e madhe e teknologjisë. I ftoj të gjithë ta vizitojnë këtë fundjave. Ne do të hapemi në shtator, kur të fillojnë edhe kurset sepse ato ruajnë bioritmin e sistemit tonë arsimor. Ne do të vazhdojmë tek stadiumi, derisa të mbarojnë kurset në maj dhe shtatorin do e fillojmë tek Piramida. Tek Bulevardi i ri kemi një shans historik që na vjen një herë në 100 vite, që ne të zgjasim shtyllën kurrizore të Tiranës dhe aty të shohim Bashkinë e re, Gjykatat, Prokurorinë, Pallatin e Ri të Kongreseve, Muzeun e Artit Modern”, tha ai.

Veliaj u ndal dhe tek njësia 5 dhe 13. Ai nënvizoi se pas Kopshtit Zoologjik, do të vijojë puna dhe për Kopshtin Botanik, ndërsa u ndal dhe te Zona e Lirë Ekonomike në Kryeqytet. “Duam të vazhdojmë me Kopshtin Botanik dhe siç treguam që dimë të bëjmë si menaxherë publikë tregun agro-ushqimor, duam të bëjmë si menaxherë publikë edhe zonën e lirë ekonomike të Kashar-Kombinatit, kur tashmë kemi rreth 100 klientë që kanë treguar interes, kryesisht kompani që punojnë me teknologji të reja, dixhitale, automotivë, data-center dhe unë besoj se këto janë punët e së ardhmes. Duam të mbarojmë disa projekte të rëndësishme të infrastrukturës siç janë 7 lotet e Unazës. Unë edhe sot verifikova në Kamzë, është duke u punuar edhe këtë fundjavë, ka apo jo fushatë. Unë edhe katër kolegët e tjerë. Ne do vazhdojmë të shtrojmë asfalt, edhe të hënën, edhe të martën edhe të mërkurën, do vazhdojmë prapë me pemët, me që kemi këtë shi dhe këtë bereqet. Qytetarët kanë një garanci që puna nuk do ndalet në asnjë moment dhe ne do ndjekim edhe punët që i bëjmë bashkë me qeverinë dhe ato që ekskluzive të Bashkisë”, deklaroi Veliaj.

Pas 40 shkollave të reja deri më tani, Veliaj nënvizon se këtë mandate të ri do të përfundojë dhe loti I ri I shkollave. “Ne dua të bëjmë 5 shkollat e reja tek Astiri, dy tek Liqeni i Thatë dhe 2 në Sauk dhe mbi të gjitha duam që Tiranës të vazhdojë t’i rritet vlera e pronës dhe të jetë një qyet evropian. Fakti që vitin e kaluar ishte kryeqyteti evropian i Rinisë, këtë vit qyteti evropian i Sportit, vitin tjetër është Presidenca e B-40, rrjetit më të madh të qyteteve të Evropës Juglindore e ka vënë Tiranën në hartë. Parashikimi ynë është që ne do shkojmë nga 4.5 milionë turistë në 6 milionë”, shtoi më tej Veliaj.

Në fund, Veliaj dha një mesazh për të gjithë zgjedhësit. “Ditët më të mira i kemi para, ndaj ftesa për të gjithë qytetarët, duke qenë se ka qenë një fushatë paqësore: Dilni, votoni, jo vetëm kryetarin e Bashkisë, por edhe Këshillin Bashkiak. Për mua është shumë e rëndësishme që kjo makineri që quhet Bashkia e Tiranës të ketë edhe karburantin e nevojshëm, pra të ketë edhe votat e mjaftueshme në Këshillin Bashkiak. Ftesa për qytetarët është: Një rrugë e dy punë, siç thoshin prindërit tanë. Një rrugë e dy punë në qendrën e votimit, Kryetarin e Bashkisë dhe Partinë Socialiste që do na jepte ne një shumicë qeverisëse bindëse për të çuar përpara dhe për të marrë vendimet e duhura për qytetin. Asnjë qokë me votat e Këshillit Bashkiak. Nuk janë për qokë, janë karburanti që i duhet kryetarit për të bërë gjithë këto punë që po ndodhin në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

Next Post
Tefta Malaj jep dëshminë për hetuesit, mohon lidhjen me italianin: Taulanti ishte posesiv, ma kishte ndaluar të…

Tefta Malaj jep dëshminë për hetuesit, mohon lidhjen me italianin: Taulanti ishte posesiv, ma kishte ndaluar të…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme”, Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane

“Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme”, Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane

February 26, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

A është edhe kjo ish-mësuese viktimë e degradimit të shoqërisë?

February 26, 2026
Manjani akuza Qeverisë: Kodi i Ri Penal është arma për grabitjen e pronës

Manjani: Ndjekja penale me dosje si e Nesti Angonit është abuzive, të dënohet kush nxjerr sekretet hetimore?!

February 26, 2026
Po përballen me procesin në Hagë/ Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Po përballen me procesin në Hagë/ Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

February 26, 2026
Ministrja maqedonase e Arsimit nuk pranon që ta pyesin në shqip! Gazetarët: Kur të vini në Tetovë merrni përkthyes

Ministrja maqedonase e Arsimit nuk pranon që ta pyesin në shqip! Gazetarët: Kur të vini në Tetovë merrni përkthyes

February 26, 2026
Mohon përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, Bill Clinton dëshmon nesër para Kongresit Amerikan

Mohon përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, Bill Clinton dëshmon nesër para Kongresit Amerikan

February 26, 2026
Zarf i zi në shtëpinë e BBV5, anulohet televotimi aktual

Zarf i zi në shtëpinë e BBV5, anulohet televotimi aktual

February 26, 2026
Raundi i ri negociatash në Uashington: OKB dhe SHBA diskutojnë autonominë e Saharasë

Raundi i ri negociatash në Uashington: OKB dhe SHBA diskutojnë autonominë e Saharasë

February 26, 2026
Sezoni i virozave sapo ka nisur, mbushen qendrat shëndetësore me fëmijë

Bie kurba e gripit/ ISHP: Piku ishte në janar, humbi jetën një i sëmurë kronik

February 26, 2026
AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In