• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj thirrje qytetarëve: Regjistroni adresën e saktë para 10 majit

by Java News
06/05/2019 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është banori më i ri i Lagjes nr. 13. Nga zyrat e reja, që u përuruan pak ditë më parë, kryebashkiaku dha shembullin e regjistrimit në njësinë ku banon dhe u bëri thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga amnistia deri në datën 10 maj, për të kryer transferimin në adresën e saktë, pa asnjë masë administrative.

“Jam sot më në fund banor i Lagjes nr. 13 në Tiranë. Për të marrë shërbimet e bashkisë sime, jam regjistruar aty ku banoj. Procesi zgjati vetëm dy minuta, mjafton karta e identitetit, mbushja e formularit dhe prova që jam banor në këtë lagje. Si provë mund të jetë kontrata e qirasë ose hipoteka e shtëpisë. Duke qenë banor i kësaj lagjeje, bashkia ime, pavarësisht se kush është kryetar bashkie, do të buxhetojë invesime për këta banorë që janë regjistruar këtu. Ndaj, 10 mijë herë faleminderit, për 10 mijë banorët që e kanë kryer këtë procedurë të thjeshtë”, tha Veliaj.

Zyrat e reja të njësive administrative po afrojnë shërbimet e Bashkisë së Tiranës gjithnjë e më pranë qytetarëve. Ai tha se ky ndryshim do t’u vijë në ndihmë vetë banorëve të zonës, të cilët do të kenë mundësi të marrin më shpejt dhe të përfitojnë më shumë shërbime.

“Unë si prind i ri mund të regjistroj fëmijën në një kopsht, çerdhe, apo deri tek nevojat e shërbimeve funerale në fund të jetës, nëse jam i regjistruar në Tiranë. Do të thotë, nëse dikush ka nevojë për ndihmë ekonomike, banesë sociale apo për çfarëdo lloj shërbimi tjetër, qoftë edhe për investimet që bëjmë në lagje, nga pastrimi, tek gjelbërimi, asfalti që hedhim, na duhet numri i saktë i banorëve. Shfrytëzoj rastin që të ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës, sidomos në lagjet e reja, 12, 13, 14  apo edhe banorë që mund të kenë vite në Tiranë, por prej ndonjë legjende urbane e mbajnë gjendjen civile në një qytet tjetër, të regjistrohen në njësinë ku banojnë. Kush jeton në Tiranë duhet të jetë i regjistruar në Tiranë, që të marrë shërbimet në Tiranë. Nxitoni, nxitoni, nxitoni! Kemi kohë deri në datën 10 maj, që ta bëjmë këtë pa gjobë. Pas kësaj date rikthehet ligji dhe nuk përfitojmë nga amnistia”, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se data 30 qershor do të jetë edhe një referendum për mënyrën se si do të vijojë Tirana, nëse do të ecë përpara apo do të ketë një kthim pas, siç ka ndodhi në vitin 2011.

“Në 30 qershor kemi edhe një referendum për mënyrën se si do vijojë Tirana: do vazhdojë të ecë përpara apo do kthehemi mbrapa, siç kemi qenë në vitet e kaluara. Jam sot shpresëplotë, që banorët do përfitojnë, duke nisur edhe nga data 30 qershor, një shërbim në një qendër votimi, shumë afër vendbanimit të tyre”, deklaroi Veliaj.

Ai falenderoi administratorët që po menaxhojnë lagjet e reja, si dhe qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së bashkisë për t’u regjistruar aty ku banojnë realisht. Sipas tij, në këtë mënyrë bashkia do t’u përgjigjet në shërbime njësoj siç është përgjigjur në këto 4 vite.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Gafa në serialin më të ndjekur ‘Game of Thrones’

FOTO/ Gafa në serialin më të ndjekur 'Game of Thrones'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In