• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj thirrje qytetarëve: Jini korrektë me faturat e ujit

by A R
26/04/2017 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Problemi i një mijë banorëve në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri”, në Njësinë Administrative Nr. 2 në Tiranë, duket se do të marrë zgjidhje. Bashkia e Tiranës ka nisur një investim për rikonstruksionin e kolektorit dhe rrjetit të kanalizimeve, i cili prej kohësh ishte amortizuar si pasojë e mbushjes dhe bllokimit me materiale inerte.

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga administratori i Njësisë Nr. 2, Elez Gjoza, inspektoi punimet e nisura dhe theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur para qytetarëve.

“Ndihem shumë mirë sot që kthehemi dhe u shtrëngojmë dorën qytetarëve me një premtim të mbajtur. Kjo ka qenë ndoshta këneta më e madhe urbane në një qytet si Tirana. Them kënetë e madhe urbane sepse reshja e parë e shiut e kthente këtë mëhallë në një “govatë”, ku baltovina, mushkonjat dhe problematikat që shkaktonte uji i ndenjur ishte shqetësimi kryesor i banorëve. Për herë të parë, kemi jo vetëm kanale të ujërave të zeza, por edhe kanale të ujërave të bardha, si dhe një ujësjellës të ri për një zonë e cila është 7-8 fishuar si popullsi pas fillimit të viteve ’90”, u shpreh Veliaj.

 Duke garantuar se Bashkia e Tiranës do të bëjë përpjekjet maksimale për përmirësimin e infrastrukturës, kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të jenë korrekt me pagesat e ujit. “Bashkia dhe Ujësjellësi po bëjnë përpjekje maksimale, por kjo kërkon edhe pak bashkëpunim nga qytetarët. Vetëm kur Bashkia është në krye të punëve dhe qytetarët janë të përgjegjshëm, mund të kemi një qytet model, siç ka filluar të sillet Tirana sot. Tirana ka sot çmimin më të ulët të ujit nga të gjitha qytetet e bashkitë e mëdha, por unë besoj se po merr shërbimin më të lartë e cilësor. Ftoj të gjithë qytetarët të jenë korrektë me faturat e ujit. Siç duket, ne kemi investuar pothuajse në çdo lagje. Në një vit kemi pasur 103 investime në Ujësjellës, sa ç’nuk ishin bërë në 25 vitet e fundit”, tha Veliaj, ndërsa u kërkoi qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm për të mos bllokuar kanalet me mbetje. /b.d

Next Post
Ambasadorët e vendeve të BE mbledhje jashtë radhe, Donald Lu shkon te Rama

Ambasadorët e vendeve të BE mbledhje jashtë radhe, Donald Lu shkon te Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

October 8, 2026
Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

October 8, 2026
Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

October 8, 2026
Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës dhe Opozitës: Sa herë që Kosova ka nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm ndaj institucioneve demokratike!

LIVE! PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për Hysenin. Balla: Nuk ndërhyjmë në punën e SPAK

October 8, 2026
Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

October 8, 2026
Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com