• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj tek Universiteti i Mjekësisë: Me kartat e studentit zgjidhëm edhe çështjen e aboneve

by Java News
17/06/2019 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë kanë nisur të pajisen me kartën studentore, falë së cilës përfitojnë shërbime falas ose me kosto të reduktuar. Operatorët e vendosur në tre fakultetet e universitetit u vijnë në ndihmë studentëve, duke lehtësuar procesin e prodhimit të kartës, duke nisur nga informacioni përgjithshëm, plotësimi i të dhënave, e deri te lëshimi i saj.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini dhe rektori i universitetit, Prof. Dr. Arben Gjata, ndoqi procesin e aplikimit dhe marrjes së kartës nga studentët. Veliaj siguroi se ky ritëm do të vijojë deri në fund të korrikut, duke përmbushur në këtë mënyrë edhe një tjetër premtim ndaj studentëve. “Kemi pasur një fillim jashtëzakonisht intensiv, kemi qenë prezent në të gjitha fakultetet e universiteteve të Tiranës, fillimisht ato publike dhe më pas do vijojmë edhe me ato private. Lajmi i mirë është se sot po vazhdojmë te Mjekësia. Kemi rreth 1800 karta në total, por vetëm tek kjo pikë kemi mbi 600 karta të shpërndara. Do të vazhdojmë deri në fund të korrikut”, tha Veliaj.
Lajm i mirë është edhe rritja e interesit nga bizneset private, për t’iu bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për të ofruar shërbime dhe produkte me kosto të reduktuar. “Pra, jo vetëm institucionet tona publike, por edhe privatët janë bashkuar me ofertat dhe uljet. Fakti që shumica e privatëve kanë dyfishuar skonton për periudhën e shpërndarjes së kartës, pra edhe për ta promovuar përdorimin, duke dyfishuar kursimet për secilin prej studentëve, është një lajm fantastik”, deklaroi Veliaj.

Një nga përfitimet e kartës së studentit për të rinjtë dhe të rejat është lehtësia për transportin publik në kryeqytet. Veliaj siguroi se çështja e aboneve ka marrë zgjidhje. “E kemi diskutuar sot me të dyja ministret çështjen e abonesë. Abonetë janë letra me vlerë, shtypen në shtypshkronjën e letrave me vlerë të Ministrisë së Financave dhe paraporositen 1 muaj përpara. Duke qenë se kartën e filluam në qershor, do shohim fluksin e qershorit për të porositur abonetë e korrikut. Kësisoj, në korrik ato të gushtit, në gusht të shtatorit, dhe kur të rikthehen studentët dhe të kemi fluksin maksimal të jetesës studentore, atëherë sigurisht do jetë në përputhje me numrin e studentëve. Ngërçi i ditëve të para është zgjidhur dhe do shohim bioritmin e mobilitetit të studentëve në Tiranë, për të paraparë numrin e aboneve”, deklaroi ai.

Suksesi i Tiranës në pajisjen me kartë studenti, pas 30 qershorit do të aplikohet edhe në qytete të tjera të vendit. Bashkia e Tiranës merr angazhimin që eksperiencën dhe infrastrukturën e saj ta vërë në shërbim të bashkive të tjera dhe universitetet private. “Pas 30 qershorit, kur të jenë akomoduar edhe kryetarët e rinj të bashkive, do jemi të hapur që t’ua japim edhe atyre këtë dije”, tha ai.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini tha se modeli i suksesshëm i ndjekur në Tiranë për rikonstruksionin konvikteve dhe për kartën, do të duhet të ndiqet edhe në qytete të tjera. “Kemi parë me kujdes mënyrën se si janë rinovuar konviktet, të njëjtin model po aplikojmë tani në Gjirokastër, Shkodër, Vlorë dhe Korçë, dhe në të njëjtën formë do e bëjmë edhe me Kartën e Studentit. Viti i ri akademik fillon në 14 tetor dhe ky vit i ri nuk do të gjejë asnjë student pa Kartën e Studentit. Faleminderit për gjithë punën e mirë që po bëni”, u shpreh ministrja Shahini.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, shtoi se premtimet e dhëna për Paktin e Universitetit po realizohen. “Pakti për Universitetin ka ngritur me të vërtetë një nivel të ri bashkëpunimi mes Universitetit dhe ministrive. Pakti për Universitetin dhe marrëveshjet specifike që kemi realizuar, po ecin sipas pritshmërive dhe jam shumë e kënaqur, që garant të marrëveshjeve që ne kemi bërë janë vetë studentët”, u shpreh Manastirliu.

Karta lëshohet pa pagesë, është e rinovueshme për një cikël studimi, ka një barcode të caktuar dhe akses në të gjitha institucionet apo subjekte, të cilat në mjediset e tyre kanë të afishuara stikerat me logon karta studentit. Përmes kësaj karte, studentët kanë lehtësira në shërbime të ndryshme publike dhe private që ofrohen në Tiranë./l.m

Next Post
Klosi: Shqipëria po kthehet në destinacionin më të pëlqyer për të rinjtë

Klosi: Shqipëria po kthehet në destinacionin më të pëlqyer për të rinjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

July 24, 2026
Gjermania/ Hapen dyert për punëtorët nga Ballkani, përfitojnë dhe shqiptarët

Kush punon e kush jo? Qarqet shqiptare me diferencat më të mëdha në tregun e punës

July 24, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Ditë e favorshme për vendime të rëndësishme, çfarë parashikon fati për 12 shenjat e horoskopit

July 24, 2026
Arrestohet 43-vjeçari në Bërxullë, Policia i gjen pistoletë dhe municion në banesë

Arrestohet 43-vjeçari në Bërxullë, Policia i gjen pistoletë dhe municion në banesë

July 24, 2026
Travel and Tours: Tirana, destinacioni që bashkon trashëgiminë dhe modernitetin

Regjistrimet e bizneseve të reja rriten me 7.5%, kryeson Tirana. QKB: Kompanitë me kapital të huaj u rritën me 35.7%

July 24, 2026
Kryeson Europën! Shqipëria, vendi i bareve dhe restoranteve

Kryeson Europën! Shqipëria, vendi i bareve dhe restoranteve

July 24, 2026
“Nuk e nënvlerësova Iranin”, Trump: Mund ta shkatërrojmë gjithçka në dy ditë

SHBA vendos tarifa të reja ndaj 60 partnerëve tregtarë, Trump: Nuk kanë parandaluar punën e detyruar

July 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Qeveria në Bruksel, populli në Strasburg

July 24, 2026
Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Rama mbledh qeverinë dhe grupin e PS, pritet fjalimi që e paralajmëroi më herët

July 24, 2026
Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In