• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Shqipëria po kthehet në destinacionin më të pëlqyer për të rinjtë

by Java News
17/06/2019 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shëngjini në Dhërmi! Nga UNUM festival në Kala festival. Nga plazhet e bukura të veriut në rivierën e mrekullueshme të jugut, Shqipëria është shndërruar në destinacionin rinor më të komentuar të momentit, në të gjithë botën. Mbi 5 mijë të huaj dhe qindra vizitorë shqiptarë kanë pushtuar plazhet përrallore të Dhërmiut dhe zonave rreth tij, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme festive, që kombinon aq bukur muzikën, të rinjtë dhe pamjet mbreslënëse të natyrës shqiptare. “Është një ngjarje e madhe për botën e turizmit shqiptar dhe për krijimin e festivaleve ndërkombëtare në vendin tonë.

Janë 5 mijë të huaj që kanë blerë biletat, të cilat janë shitur të gjitha që 3 muaj më parë. Jo vetëm për biznesin lokal, që sjell të ardhura të jashtëzaknshme, duke qenë se të gjitha dhomat në dhërmi janë të zëna, por ajo që është më e rëndësishme për ne si institucion i pilitikbërjes së turizmit është publiciteti i jashtëzakonshëm që i bëhet shqipërisë turistike dhe rivierës së jugut në veçanti, por edhe potencialeve që ka vendi ynë për të qenë destinacion turistik europian”, tha ministri Klosi, gjatë një takimi me përfaqësues të njohur të mediave ndërkombëtare dhe gazetarë shqiptarë. Organizatorët tregojnë se këtë vit numri i pjesëmarrësve, krahasuar me një vit më parë, është 5-fishuar, një arsye pse kanë shtrirë edhe kohëzgjatjen e festivalit, nga 1 javë që ishte vjet, në 2 javë këtë vit. “Ambicja e organizatorëve është që vitin e ardhshëm të kemi 10 mijë pjesëmarrës në festival. Është një erë e re që po fryn në bregdetin shqiptar, për të qenë një destinacion rinor turistik.

Për ne si ministri e turizmit, është shumë e rëndësishme ajo që pjesëmarrësit në festival, mijëra turistë, shkruajnë në rrjetet sociale, përshtypje super pozitive, një nga arsyet që këtë vit ka sjellë në Shqipëri shumë më shumë turistë se vjet”, tha ministri Klosi. Ai theksoi se gjatë këtij viti, së bashku me organizatorët ka zhvilluar dy takime të Task Forcës në Dhërmi, për të garantuar përfshirjen e të gjitha institucioneve shtetërore, që janë vënë në dispozicion për t’ju përgjigjur shërbimeve të shtuara për mijëra turistë, që kanë ardhur në Shqipëri për të ndjekur Kala Festival. “Kemi një numër të shtuar të ambulancave, të stafeve mjekësore, kemi shtuar kontrollet për higjienën, siguri e shtuar në det. Shpresoj që vitin tjetër të organizojmë të paktën 7 festivale rinore, me qëllim konsolidimin e turizmit dhe promovimin e Shqipërisë si destinacion për të rinjtë, siç kanë bërë edhe shtetet fqinje, si: Greqia, Kroacia që fillimisht u krijuan nga turizmi rinor, për të vijuar më pastaj me përthithjen e brezave të tjerë”, tha ministri Klosi.

Next Post
“Bild” publikon përgjimin kur Arben Keshi telefonon Artan Gacin

“Bild” publikon përgjimin kur Arben Keshi telefonon Artan Gacin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In