• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Të parët në rajon për biçikletat pa stacion, momenti të transformojmë Tiranën

by Java News
03/06/2018 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas revolucionit të gjelbër me mbjelljen e mbi 120 mijë pemëve, Tirana është gati të bëhet qyteti i parë në Ballkan që sjell sistemin e biçikletave pa stacion “Smart Bike Share”. Gjiganti “Mobike”, kompania që zbaton me sukses në shumë qytete të mëdha të botës, si Parisi apo Firence, sistemin e biçikletave pa stacion, një mënyrë ekologjike dhe inovative për të lëvizur në qytet, këtë javë do të nisë zyrtarisht edhe në Tiranë. Në Ditën Botërore të Biçikletave, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtori i “Mobike”, Massimiliano Rubin, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit që sjell në Tiranë 4 mijë biçikleta “Mobike”. Bashkë me aktivistët e EcoVolis, ata testuan mënyrën e funksionimit të biçikletave të para të ardhura në kryeqytet, ndërsa Veliaj lajmëroi se nga java tjetër në rrugët e Tiranës do të shohim me qindra biçikleta ngjyrë portokalli “Mobike”.

“Mobike është një kompani e cila në Shqipëri do të operojë si një bashkëpunim kinezo-italian. E pamë herën e fundit që ishim në Bashkinë e Firences, ndaj pa humbur kohë, duke parë se edhe shumë bashki të tjera në Holandë kanë futur konceptin e Mobike, jemi gati që javën tjetër të sjellim qindra biçikleta në Tiranë, për ta bërë masive përdorimin e biçikletës në qytetin tonë”, tha Veliaj. Kryebashkiaku tha se ardhja e biçikletave do të sjellë një ndryshim të vërtetë në Tiranë. Kjo e rendit Tiranën si qyteti i parë në Ballkan që fut një koncept të tillë të lëvizjes së qytetarëve. “Siç Tirana sjell gjithmonë risi dhe ka qenë e para në nisma të tilla, me ardhjen e Mobike bëhemi qyteti i parë në Ballkan që fusim sistemin e biçikletave pa stacion. Pra, secili me celularin e vet, shkarkon aplikacionin dhe duke skanuar barkodin e biçikletës, mund ta përdorë atë. Gjatë kësaj jave do të bëjmë disa testime, kurse nisjen zyrtare e kemi në datën 8 Qershor. Për të gjithë ata që kanë pritur që teknologjia dhe mobiliteti të transfomojnë Tiranën, ka ardhur dita. Ky është momenti ynë për të transformuar Tiranën me një celular dhe një biçikletë”, theksoi Veliaj.

Aktivisti Ened Mato do të ndjekë ecurinë e sistemit “Bike Share” në Tiranë, tashmë si kryebashkiak i Biçikletave. Gjithashtu, do të mbikëqyrë edhe zgjerimin e rrjetit të korsive të dedikuara për çiklistët, si dhe promovimin e biçikletës tek të rinjtë, si mjeti më i mirë për të lëvizur në një qytet si Tirana. “Lajmi tjetër i mirë është se Tirana do të ketë një kryetar bashkie vetëm për biçikletat dhe ky është Ened Mato: një aktivist, i cili gjithsesi e bën këtë punë, por tani besoj se ka ardhur koha të kemi dikë me kohë të plotë që të kujdeset jo vetëm për përdorimin e biçikletave, por edhe për korsitë, për mësimin e biçikletave në shkolla, kopshte, e mbi të gjitha të promovojë kulturën e biçikletës. Qyteti ynë ka vetëm një shpëtim: duhet të përqafojmë biçikletën, nuk mund të jemi robër të makinës. Ndaj, dua t’i uroj Enedit mirë se erdhe në skuadër dhe shumë suksese në këtë sfidë të jashtëzakonshme, të cilën mund ta fitojmë të gjithë bashkë”, tha Veliaj.

Përfaqësuesi i Mobike, Massimiliano Rubin, u shpreh i lumtur për përfundimin me sukses të këtij projekti, i cili e rendit Tiranën krah qyteteve me zhvillim më të madh dhe në thelb ka ruajtjen e natyrës. “Është gëzim i madh për ne që ia dolëm të sillnim biçikletat “Mobike” këtu. Faleminderit kryetarit, stafit të tij që kanë punuar për të mbështetur projektin që synon të “gjelbërtën”, që e prezanton Tiranën si një qytet që po zhvillohet gjithnjë e më shumë, si një qytet inovativ dhe ‘green’”, tha Rubin.

Aktivisti Ened Mato përshëndeti nismat e bashkisë që nxisin përdorimin e biçikletave dhe ftoi të rinjtë që të pedalojnë, si një mënyrë e mirë jo vetëm për të mbajtur trupin në formë, por edhe për të kontribuar për një qytet të pastër. Për të përdorur biçikletat pa stacion duhet të shkarkoni aplikacionin “Mobike” në celularin tuaj. Regjistrohuni me numrin tuaj të telefonit dhe zgjidhni në hartë biçikletën më të afërt. Më pas, me anë të telefonit, bëni skanimin e “barcode” të biçikletës dhe nga ky moment mund ta përdorni atë në qytetin e Tiranës.

a.ç

 

 

Next Post
Sot Shqipëri-Ukrainë/ Panuçi rikthen në fushë formacionin me skemën e De Biasit

Sot Shqipëri-Ukrainë/ Panuçi rikthen në fushë formacionin me skemën e De Biasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In