• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot Shqipëri-Ukrainë/ Panuçi rikthen në fushë formacionin me skemën e De Biasit

by Java News
03/06/2018 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e fundit miqësore përpara Ligës së Kombeve që starton në shtator.

Në stadiumin “Camille Fournier” të Evianit, kuqezinjtë do të kërkojnë të harrohet paraqitja dramatike me Norvegjinë dhe me Kosovën. Për këtë, Kristian Panuçi duket se ka bërë një gjysmë hapi pas, duke rikthyer në fushë formacionin me skemën që është parë tradicionalisht nga De Biazi.

RRESHTIMI – Shqipëria pritet që të rikthejë modulin 4-5-1, i cili në bazë të detyrave mund të shndërrohet edhe në 4-1-4-1 me lehtë- si. Nëse më parë trajneri ka testuar mesfushën me tre, këtë herë pritet që të ketë “mbipopullim”, në këtë repart me Lilajn që do të vendoset në rolin e “regjisorit” përpara mbrojtjes. Hysaj dhe Roshi pritet që të mbulojnë linjën e djathtë të mbrojtjes dhe mesfushës. Berisha do të jetë kapiteni, i cili do të qëndrojë në katërkëndësh. Ndoji, këtë herë, do të jetë në një rol natyral për të, teksa në qendër të mesfushës do të mbulojë anën e majtë të saj dhe Ramadani në të djathtë.

NDRYSHIMET – Me çfarë ka provuar dje dhe të premten, Panuçi ka lënë të kuptohet që pritet të ketë ndryshime në thuajse gjysmën e skuadrës. Në qendër të mbrojtjes rikthehet dyshja Gjimshiti-Mavraj. Në të majtë eksperimentet marrin fund dhe Ermir Lenjani plotëson katërshen e prapavijës. Linja e majtë e mesfushës ka gjithashtu ndryshime. Për këtë fanellë ka një balotazh mes lojtarëve të Superiores. Abazaj është stërvitur plotësisht dhe sfidon Gavazajn, me këtë të fundit më të avantazhuar për të startuar nga minuta e parë.

SULMI – Nga sa është provuar, Rei Manaj pritet që të startojë si titullar. Ka gjithashtu një lloj balotazhi, ku Guri shihet si mundësi reale, por nuk përjashtohet asnjë prej dyshes Balaj-Cikalleshi, raporton PanoramaSport.

TRAJNERËT – Dje është vendosur për gjithçka në këtë përballje dhe takimi “Sheva”-Panuçi ka vulosur gjithçka. “Gjithçka në rregull? Punë të mbarë dhe shihemi nesër”, ka qenë komunikimi mes dy trajnerëve, dje, pasi Shqipëria ka përfunduar seancën stërvitore dhe u ka lënë vendin ukrainasve.

a.ç

Next Post
Tragjedi në Egje, mbyten 9 persona, mes tyre 6 fëmijë

Tragjedi në Egje, mbyten 9 persona, mes tyre 6 fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In