• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Veliaj takon kryeministrin Mustafa, angazhim për rritjen e bashkëpunimit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve

by Aalison Pearse Stevens
15/09/2016 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Prishtinë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu një sërë takimesh me drejtuesit më të lartë të shtetit kosovar, në të cilat u shkëmbyen ide për mënyrat se si politikat qeveritare të jenë më produktive për qytetarët shqiptarë në të dy anët e kufirit. Në ditën e dytë të vizitës, kryebashkiaku Veliaj u prit nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me të cilin bisedoi për progresin që po arrihet në të dyja shtetet, me theks të posaçëm për rezultatet në fusha konkrete që lidhen me përmirësimin e jetës së qytetarëve.veliaj-me-kryeministrin-mustafa-1

Kryeministri Mustafa bëri një parashtrim të zhvillimeve në Kosovë, si dhe të prioriteteve të Qeverisë për zhvillimin ekonomik, mirëqenie sociale, përmirësim të infrastrukturës dhe të cilësisë të jetës së qytetarëve. Ndërsa, Veliaj falenderoi kryeministrin Mustafa për pritjen dhe e informoi atë për punën, projektet konkrete dhe rezultatet kryesore të punës që po realizohet nga Bashkia e Tiranës. Ai theksoi angazhimin e Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve me Kosovën.

Mandej, kryetari i Bashkisë së Tiranës pati një takim miqësor edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin e informoi në lidhje me nismën për konkretizimin e Unionit të Bashkive Shqiptare dhe takimin e parë të përbashkët që ky bashkim do zhvillojë në Tiranë në prag të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Ata dhanë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp, ku theksuan nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve dhe nismave që sjellin mirëqenie për shqiptarët.veliaj-me-kryeministrin-mustafa-4

“Në datat 26-27 Nëntor, përpara Ditës së Pavarësisë, me 5 bashkitë shqiptare më të rëndësishme në rajon, do të përfshijmë edhe të gjithë anëtarët e këshillave bashkiakë, sepse besojmë që përtej kryetarëve, që kanë një mandat, forcat politike që ata përfaqësojnë do të jenë gjithmonë aty. Nëse e fillojmë këtë bashkëpunim konkret mes shqiptarëve në punë të qyteteve që kanë një impakt tek njerëzit, besoj që edhe forcat tona politike i përgjigjen kësaj sfide”, tha Veliaj. Ai gjithashtu vlerësoi optimizmin që ekziston në faktorin politik shqiptar në Kosovë, që arrin të ketë prioritet interesin më të mirë të shqiptarëve.  veliaj-me-ramush-haradinajn-1

“Është në interesin e faktorit shqiptar që gjërat të ecin përpara, të mos ketë stanjacion, të kapim kohën e humbur. Ndonjëherë humbasim shumë kohë me debate që duhet t’i kishim zgjidhur shumë shpejt, por optimizmi që dëgjoj më inkurajon se këtu ka një ambicie për të shkuar përtej krizave të momentit dhe për të gjetur gjithmonë zgjidhje në interes të faktorit kombëtar”, theksoi Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur gjithashtu se në kuadër të nxitjes së forcimit të marrëdhënieve me dy vendeve tona do të zhvillohet në mes të tetorit edhe një maratonë, ku pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Kosova.veliaj-me-ramush-haradinajn-2

“Më vjen mirë që përtej çështjeve të politikës dhe të punës kemi gjetur gjuhën e përbashkët edhe për maratonën e Tiranës. Në datën 9 tetor do të kemi një maratonë të Tiranës, si një mënyrë për ta vendosur Tiranën në hartën e aktiviteteve sportive”, tha Veliaj. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryebashkiaku i Tiranës dhe homologu i tij, Shpend Ahmeti, përuruan qendrën e re të mjekësisë familjare në Prishtinë, si dhe kopshtin “Shkronjat”. Ai zhvilloi edhe një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ndërsa sot u u prit në një takim të veçantë edhe nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Next Post
Parlament/ Pollo: Dibranët nuk kalonin dot Selishtën, kodrat ruheshin nga kanabistët e armatosur

Parlament/ Pollo: Dibranët nuk kalonin dot Selishtën, kodrat ruheshin nga kanabistët e armatosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

April 13, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

April 13, 2026
Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

April 13, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

April 13, 2026
Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In