• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: S’ka asnjë taksë të re arsimi për familjarët! Po të dëgjonim vulëhumburit, do ishim ende në shkolla me 2 e 4 turne

by Java News
11/03/2023 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një diskutimi të hapur me arsimtarë, prindër e anëtarë të bordeve drejtuese të institucioneve arsimore, u shpreh se nuk ka asnjë taksë të re arsimi për familjarët.

Ai sqaroi se taksa e infrastrukturës arsimore, me të cilën po ndërtohen shkollat e reja në Tiranë, ka qenë taksa e dikurshme që vilej për gjelbërimin e qytetit.

“Nuk është e vërtetë se ka një taksë të re për shkollat. Edhe përpara 2015-ës, në faturë shënohej një taksë për gjelbërimin, të cilën pasi erdhi administrata jonë, vendosëm ta kalojmë për shkollat e reja sepse ky ishte prioriteti ynë. Pra, nuk ka një taksë të re për familjarët. Bëhet fjalë për një taksë që dikur përdorej për gjelbërimin dhe ka qenë aty. Falë atij vendimi janë ngritur shkolla të jashtëzakonshme si “Vaçe Zela’, “Kristo Frashëri”, “Andrea Stefani”, shkolla “Kenedi” apo “Nënë Tereza” në Kodër Kamëz”, u shpreh Veliaj.

Ai iu përgjigj edhe akuzës së opozitës se shkollat e reja kushtojnë më shumë.

“Një nga kritikat është se shkollat janë shumë të shtrenjta. Le të bëjmë një llogari: Nëse një shkollë, ta zëmë shkolla “Kenedi” apo “Nënë Tereza” në Kodër Kamëz, është mbi 10 mijë metra katrorë hapësirë dhe kosto e ndërtimit në Tiranë është 400-450, qartazi shkolla do shkojë 4-4.5 milion për 1500-1700 nxënës. Pra, ky parimi se shkollat duhet t’i bëjmë me një cilësi më të ulët sesa shtëpitë, më duket fyese për gjeneratën tjetër. A mund të bëhen shkollat, siç thonë disa vulëhumbur, me 600 mijë euro? Po patjetër, por do të vazhdonim mësim jo me 2 turne, por me 4 turne. Nëse duam të bëjmë shkolla me hapësirë 10 mijë – 11 mijë metra katrorë dhe ky është çmimi cilësor i tregut, atëherë patjetër që do të kenë këtë kosto,” sqaroi Veliaj./m.j

Next Post
VIDEO/ Pamjet e reja nga aksidenti tragjik me 3 viktima tek mbikalimi i Saukut: Si “fluturoi” Klevis Ruçaj me 200 km/h

VIDEO/ Pamjet e reja nga aksidenti tragjik me 3 viktima tek mbikalimi i Saukut: Si "fluturoi" Klevis Ruçaj me 200 km/h

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh në Gorishovë shkrumboi edhe ullinjtë shekullorë, Policia shoqëron 78-vjeçarin e dyshuar si piroman!

Zjarri i madh në Gorishovë shkrumboi edhe ullinjtë shekullorë, Policia shoqëron 78-vjeçarin e dyshuar si piroman!

September 29, 2026
Aksident dramatik në aksin Lushnjë-Berat, motori me 2 emigrantë nga Bangladeshi përfundon në kanal, njëri përfundon në spital

Aksident dramatik në aksin Lushnjë-Berat, motori me 2 emigrantë nga Bangladeshi përfundon në kanal, njëri përfundon në spital

September 29, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

September 29, 2026
Galopi i investimeve të huaja direkte

Galopi i investimeve të huaja direkte

September 29, 2026
Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 ndryshime

Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 ndryshime

September 29, 2026
Historike në Marok, mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë!

Historike në Marok, mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë!

September 29, 2026
Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

September 29, 2026
“SPAK gaboi me Vlora Hysenin”- Martin Leka: Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante!

“SPAK gaboi me Vlora Hysenin”- Martin Leka: Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante!

September 29, 2026
Estonia akuzon Rusinë për zjarrvënien ndaj kompanisë së mbrojtjes që furnizon Ukrainën: E bëre ti, akt sabotimi!

Estonia akuzon Rusinë për zjarrvënien ndaj kompanisë së mbrojtjes që furnizon Ukrainën: E bëre ti, akt sabotimi!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com