• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Shumica e heshtur arrin të bindë edhe një minorancë të zhurmshme

by Java News
30/07/2019 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rikthehet për të dytën herë “Festa e Fërgesës” në mjediset e Kalasë së Tiranës, një traditë me pjesëmarrjen e restoranteve tradicionale dhe artizanëve. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi organizime të tilla që synojnë nxitjen e interesit të të rinjve ndaj traditës.

Teksa solli në vëmendje gjendjen e degraduar në të cilën ishte hapësira e Kalasë dhe transformimin e saj në një kohë të shkurtër në atraksion turistik, Veliaj theksoi se kjo vjen falë vendosmërisë së një shumice të heshtur, e cila bindi një minorancë të zhurmshme. “Edhe në këto ditë, kur Shqipëria kalon prapë debate, nëse përmirësimi i disa godinave, hapësirave dhe institucioneve siç mund të jetë Teatri i Ri, Bulevardi i Ri apo zgjatimi i Lanës, kur ti shikon që përballesh me të njëjtën histeri si këtu, kur na thoshin se ferrat ishin simbole kombëtare dhe duhet të ruanim çdo gjë që nuk ishte pjesë e identitetit tonë, vë buzën në gaz dhe them: me kurajo, me guxim, me vendosmëri, shumica e heshtur arrin të bindë edhe një minorancë të zhurmshme pse gjërat duhen përmirësuar”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se investimet e Bashkisë së Tiranës synojnë pikërisht përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. “Emocionohem kur vij këtu, kur shkoj tek këndi i lodrave te Liqeni, kur shkoj tek Pazari i Ri, kur dal nga zyra në shesh dhe shoh sheshin plot jetë; këto më kujtojnë se për kë i bëjmë këto gjëra. I bëjmë për njerëzit, nuk i bëjmë për rraqe, nuk i bëjmë për makinat, nuk i bëjmë për pllakat, për shtyllat, i bëjmë për njerëzit”, deklaroi Veliaj, ndërsa shtoi se puna për rikualifikimin do të fillojë edhe me pjesën tjetër të Kalasë.

Kryebashkiaku tha se vizionar nuk është dikush që i bashkohet turmës, por ai që arrin të shohë me sytë e mendjes disa vite përpara të tjerëve, se çfarë gjëra të bukura mund të bëjmë kur bashkëpunojmë. “Unë mezi po pres që të fillojmë të rregullojmë dhe hapësirën tjetër të Kalasë; jam i sigurt se edhe aty do të thonë mos ma prek, mos ma prek, por po nuk prekëm, po nuk vumë dorë, kjo hapësirë nuk rregullohet vetë. Vizionar nuk është dikush që i bashkohet turmës, por dikush që arrin ta shohë me sytë e mendjes disa vite përpara të tjerëve, se çfarë gjëra të bukura mund të bëjmë ne shqiptarët kur bashkëpunojmë, kur fantazojmë dhe ëndërrojmë me pasionin e shpirtit tone”, tha ai.Veliaj shtoi se edhe në 4-vjeçarin e ri, puna do të vijojë me të njëjtin përkushtim për të ndërtuar qytetin e ëndrrave tona. “Mezi pres që në këto 4 vite të vazhdojmë ta bëjmë Tiranën një qytet për së mbari. Besoj se Tirana, përveç këtyre vendeve ikonë, gjithmonë e më shumë do të njihet për kulturën e kulinarisë, të asaj që quhet “Made in Tirana”. Kemi nisur një traditë me disa eksperimente që kemi bërë me hapësirat e Kalasë, të Pazarit, ose panairet biofest në Shën Gjergj për domaten dhe në Baldushk për gjelin e

detit, por besoj se ka ardhur koha të bëjmë edhe panairin e vajit, të verës etj. Kur kalendari ynë mbushet me evenimente të tilla që na mbledhin bashkë, përtej bindjeve që kemi, besoj se realisht kemi arritur qytetin e ëndrrave tona”, deklaroi ai.

Mbështetja e bizneseve të vogla dhe e artizanëve përmes panaireve dhe eventeve të vazhdueshme është një nga prioritetet e Bashkisë së Tiranës, duke i dhënë nxitje ekonomisë lokale, por dhe ruajtjes e promovimit të identitetit të kryeqytetit dhe njohjes së tij nga vizitorët e huaj.

Next Post
Presidenca, 25 milionë lekë tender për orendi dhe pajisje të reja

Presidenca sqaron letrën për tërmetet: Meta mori shkas nga rasti i Korçës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, detajet e para

September 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

September 30, 2026
Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

September 30, 2026
Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

September 30, 2026
Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

September 30, 2026
Rritet kreditimi në lekë/ Banka e Shqipërisë: Vjen si pasojë e uljes së normës bazë të interesit

Kredia për biznesin frenoi në gusht, por financimi i individëve e “shpejtoi hapin”

September 30, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e mërkurë 30 shtator 2026: Bricjapi kupton se kush janë njerëzit që i qëndrojnë vërtet pranë

September 30, 2026
Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

September 30, 2026
Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

September 30, 2026
Koreja e Jugut kërkon ndalimin e fortifikimeve kufitare nga Veriu pas plagosjes së ushtarëve nga minat -

Koreja e Jugut kërkon ndalimin e fortifikimeve kufitare nga Veriu pas plagosjes së ushtarëve nga minat –

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com