• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Shumë shpejt nis ndërtimi i 5 shkollave të reja, ja zonat që do përfitojnë

by A R
31/01/2018 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krahas shkollave të reja që po ndërton me fondet e veta, shumë shpejt bashkia e Tiranës do të nisë edhe ndërtimin e 5 shkollave të para të reja që janë pjesë e projektit partneritet publik-privat. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku ai tha se veç tre shkollave të reja që u hapën këtë vit arsimor, do të nisë edhe ndërtimi i 5 shkollave të reja, nëntëvjeçare dhe gjimnaze. Këto 5 shkolla të para kryesisht do të ndërtohen në zonën Veri-Perëndimore të Tiranës, si Lapraka, Don Bosko apo edhe Kodër- Kamza, të cilat kanë dhe një dendësi shumë të madhe banorësh.

“Loti i parë i 5 shkollave sapo është miratuar, 5 shkollat e reja që do të fillojnë për punë ditësh do të jenë në zonën e Laprakës, tek Shqiponja, do të jenë në Kodër-Kamëz, në Institut Bujqësor dhe tek Don Bosko.  Shkollat në Kodër-Kamëz dhe Institut Bujqësor janë terrene që do të jenë 2 shkolla me të njëjtin terren, pra edhe 9-vjeçarja dhe ngjitur me të edhe shkolla e mesme. Pra, në total 5 shkolla që adresojnë fluksin e popullsisë  në një zonë jashtëzakonisht të dendur të Tiranës”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ai gjithashtu bëri të ditur se në shtator do të jenë gati dhe dy shkolla të tjera të reja që janë në proces ndërtimi dhe që gjithashtu do të ulin ndjeshëm numrin e nxënësve në shkollat ekzistuese dhe për rrjedhojë rrisin dhe cilësinë e mësimit në to.

“Në këtë shtator të 2018, do të mbarojë shkolla “Kosova”, një shkollë historike e Tiranës, që shkon nga një shkollë 4 vjeçare ushtrimore në një shkollë 9-vjeçare, që do doja t’ju ftoja të gjithëve për hapjen e shkollës “Kosova” dhe shkolla “Servete Maçi”, shkolla e famshme e muzikës së Tiranës. Pra nëse Liceu ka më shumë natyrë kombëtare, shkolla “Servete Maçi” ka natyrë lokale, një tjetër projekt fantastik që gjithashtu do doja t’ju ftoja dhe të shijonim një stoli besoj të arsimit në qytetin e Tiranës”, shtoi Veliaj.

Në total numri i shkollave të reja do të shkojë në 22 në kryeqytet, nga të cilat 5 janë me investime të Bashkisë së Tiranës dhe donatorëve të ndryshëm (“Hoxha Tahsin”, “Ardian Klosi”, “Betim Muço”, që kanë përfunduar, dhe shkollat “Kosova” dhe “Servete Maçi” që janë në ndërtim) dhe 17 të tjera që do të ndërtohen sipas partneritetit publik-privat. 

a.ç

Next Post
Roger Federer pritet si hero i vërtetë në Zvicër

Roger Federer pritet si hero i vërtetë në Zvicër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Meta replikon nga qelia me Lamallarin: Disa pyetje “Diellës” së Drejtësisë…

Ilir Meta replikon nga qelia me Lamallarin: Disa pyetje “Diellës” së Drejtësisë…

February 3, 2026
“Territorialja”, Berisha: Jemi në komision, opozita nuk është njoftuar për mbledhjet

“Territorialja”, Berisha: Jemi në komision, opozita nuk është njoftuar për mbledhjet

February 3, 2026
S’pranoi kontrollin në kufi dhe tentoi të largohej duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari

S’pranoi kontrollin në kufi dhe tentoi të largohej duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari

February 3, 2026
“Ju jeni e keqja banale”, Berisha-mazhorancës: E keni të shkruar në ballë…

“Ju jeni e keqja banale”, Berisha-mazhorancës: E keni të shkruar në ballë…

February 3, 2026
Protestë për resortin në Velipojë/ “Jemi në tokën tonë”, banorët përplasen me policinë, bllokojnë rrugën

Protestë për resortin në Velipojë/ “Jemi në tokën tonë”, banorët përplasen me policinë, bllokojnë rrugën

February 3, 2026
Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

February 3, 2026
Vizita në Sarajevë, Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE

Vizita në Sarajevë, Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE

February 3, 2026
VIDEO-Gogu i kujton Nokës vilën 760 mijë euro te Gjiri i Lalzit: Na duhet një përgjigje për akuzën që të bëri shoku i bankës

Kuvend/ Gogu: Mbyllim hapësirat e tregut të paligjshëm të barnave narkotike dhe lëndëve psikotrope

February 3, 2026
Dënohet në Zvicër “sheh-imami” shqiptar: Luksin e shfrenuar e financoi duke mashtruar me energji kriminale

Dënohet në Zvicër “sheh-imami” shqiptar: Luksin e shfrenuar e financoi duke mashtruar me energji kriminale

February 3, 2026
“Si e vramë Dorian Shkozën”, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Ishte pandemi, zbatuam rregullat

“Si e vramë Dorian Shkozën”, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Ishte pandemi, zbatuam rregullat

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In