• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Shtojmë hapësirat publike, përfitojnë 8 mijë banorë

by A R
16/08/2016 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I gjithë blloku i banimit te ish-Agjencia Telegrafike Shqiptare në Njësinë Administrative Nr.2 po i nënshtrohet një transformimi total. Bashkia e Tiranës me financimet e saja ka mundësuar ndërhyrjen për rikualifikimin urban të gjithë lagjes që shtrihet përgjatë rrugës “Fadil Rada” dhe nga e cila përfitojnë rreth 8 mijë banorë. Punimet janë në fazën finale dhe ato janë ndjekur nga afër nga kryetari i Bashkisë së Tiranës i cili theksoi se shumica e banorëve të kësaj lagje kur të kthehen nga pushimet do të ndeshen me një ndryshim rrënjësor të të gjithë këtij blloku.

“Ky hyn në një nga ato investime i cili bëhet pa tender, pa prokurime, pa shpenzuar për investime, vetëm me forcat e Bashkisë, pra me atë fuqi punëtore që Bashkia gjithsesi e ka të punësuar. Më vjen mirë sepse kemi treguar se ku ka vullnet, me pak duk gjërat e mira mund të bëhen dhe në këtë bashki ka vullnet. Më vjen mirë që në njësinë 2, pas disa investimeve që kemi bërë në njësi të tjera, ky është ndoshta rehabilitimi më i madh i një blloku banorësh”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës. Më tej ai shtoi se ndërhyrja në këtë lagje nuk ka të bëj vetëm me përmirësimin e infrastrukturës, por edhe me lirimin e hapësirave publike dhe krijimin e ambienteve shlodhëse për banorët.

“Më vjen mirë që sot kemi një histori komplet tjetër. Së pari, lagjja është shumë më bashkëpunuese, duhet të falënderoj të gjithë ata që kanë dhënë tokë për të liruar për trotuare, për të liruar për rrugë, pa u grindur dhe pa gjetur arsye pse gjërat nuk bëhen por për të gjetur arsye pse gjërat mund të bëhen me pak kontribut. U jam shumë mirënjohës atyre që kanë dhuruar pemë, kanë dhuruar blloqe betoni dhe infrastrukture”, shtoi kryetari i Bashkisë duke theksuar se në këtë lagje ka më shumë se 30 vite që nuk është bërë asnjë investim publik. Gjithashtu Veliaj bëri të ditur se edhe në këtë zonë falë këtij investimi përfitimi i qytetarëve do jetë I shumëfishtë, kjo pasi nga njëra anë do ti gëzohen përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve dhe nga ana tjetër do kenë një pronë me një vlerë më të madhe.

“Lajmi i mirë sot nga Banka e Shqipërisë është se vlera e pronës në tre muajt e parë të këtij viti në Tiranë ishte rritur me 11%; në tre muajt e dytë të këtij viti me 5.2%. Do të thotë që vetëm në 6 muaj, vlera e pronës është rritur në Tiranë me 16%. Çfarë do të thotë kjo? Nëse ne vazhdojmë të bëjmë investime, vazhdojmë të vëmë asfalt, ndriçim, bëjmë parqe për të moshuarit, kënde lojërash për fëmijët dhe gjithë infrastruktura moderne, rezultati duket menjëherë tek vlera e pronës që rritet. Pra, dikush thjesht sepse ka pasur një bashki në krye të punëve, ka sot një pronë që i vlen shumë më shumë se ç’ i vlente një vit më parë. Por që kjo të mbetet e tillë, duhet t’i ruajmë investimet”, bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Projekti i rikualifikimit urban të zonës parashikon lirimin e hapësirave publike të uzurpuara në mënyrë të paligjshme, ndërhyrje në infrastrukturën e nëndheshme përfshi kanalizimet dhe në vendosjen e rrjetit të internetit e telefonisë. Gjithashtu është parashikuar sistemimi i rrjetit të ujërave të shiut si dhe ndërhyrja për ndërtimin dhe riparimin e rrugëve dhe trotuareve. Një nga elementët më të rëndësishëm të këtij projekti është padyshim hapja dhe krijimi i hapësirave publike, si dhe shtimi i gjelbërimit në zonë. Në funksion të kësaj janë parashikuar të krijohen dy lulishte: E para është lulishtja afër hyrjes së bllokut me një sipërfaqe prej 140m2, e cila aktualisht përdoret nga subjektet private. Këtu do të ketë shtim gjelbërimi dhe kënde ndenjjeje për banorët. Ndërsa lulishtja e dytë do të pajiset me gjithë elementet përkatës, gjelbërim, ndenjje, ndriçim. Projekti ka parashikuar po ashtu ndriçim rrugor me shtylla 7.8 m lartësi në rrugë, sipas kushteve teknike, ndriçim i lulishteve me ndriçues të tipit 5.5 m lartësi, si dhe vendosja e sinjalistikës horizontale dhe vertikale të nevojshme. /r.a

Next Post

Policia kosovare mbetet pa këpucë, për të tretën herë anulohet tenderi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In