• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj shpërndan 75 apartamente në Kombinat: Tek ‘5 Maji’ në mars japim 273 banesat e fundit

by A R
16/01/2025 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

75 familje të prekura nga tërmeti në Kombinat morën çelësin e shtëpisë së tyre të re. Në ceremoninë e shpërndarjes së apartamenteve mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili uroi banorët për banesat e tyre të reja dhe kujtoi se ky proces nuk ishte i lehtë, pasi u vonua për shkak të pengesave me gjyqe nga partitë politike.

“Sot është një ditë e lumtur për këto familje, por është shumë e rëndësishme të kuptojmë pse u vonuam në këto 5 vite. Pse Bashkia e Tiranës duhej të merrej me 28 procese gjyqësore, që u hapën jo nga njerëzit, jo nga nevojtarët, jo nga banorët, por nga partiçkat politike, nga ato partiçka që sot po bëhen copë e çikë, ashtu siç u munduan të bënin copë e çikë njerëzit? Si ka mundësi që në lagjen 5 Maji pothuajse i kemi shpërndarë të gjitha apartamentet, njerëzit janë futur në shtëpitë e tyre, kurse në Kombinat e bëmë sot?”, tha ai.

Megjithatë, pavarësisht pengesave dhe sulmeve të opozitës, Veliaj u shpreh se sot është një ditë ku ka fituar e mira dhe e drejta. “Më vjen shumë keq që kemi pasur këto vonesa, por nga ana tjetër uroj që të na bëhet mësim. Ajo që kam kuptuar është se ti mund ta kundërshtosh të mirën, mund ta lodhësh, mund ta pengosh, mund ta vonosh, mund edhe ta dekurajosh apo ta denoncosh, por nuk e mund dot sepse në fund e mira fiton. Ndaj, sot është dita kur ka fituar e mira, kur ka fituar e drejta, parimi i mbështetjes së njeri-tjetrit. Zgjedhjet janë në 11 maj dhe secili mund të votojë kë t’i dojë qejfi, por në momentin që dikush drejton, ta lëmë të punojë, në momentin që dikush e ka mbështetjen e popullit, ta lëmë të punojë”, shtoi ai.

Veliaj tha se ai që punon,, edhe sulmohet. “Në qoftë se doni të mos sulmoheni, merruni me një punë tjetër. Jam i sigurt se kush punon në një ‘call center’, nuk e sulmon njeri se as nuk e di kush është në anën tjetër të telefonit. Jam i sigurt që kush rri në divan dhe shan tërë ditën në Facebook, atë nuk e sulmon njeri se as nuk e dinë se ekzistojnë sepse është ‘anonim, të lutem’ pas divanit. Por, kush do merret me punë, do sulmohet”, tha ai.

Kryebashkiaku shtoi se puna në Kombinat po ecën me një ritëm të shpejtë, ndërsa në lagjen 5 Maji pritet që deri në fund të marsit të shpërndahen edhe 273 apartamente të tjera. “Më vjen mirë që e fillojmë mbarë këtë vit në Kombinati, duke shpërndarë 75 apartamentet e para, për të vazhduar me një ritëm të jashtëzakonshëm, ku nga 16 objekte banimi të përfundojmë 167 mijë metra katrorë ndërtim. Kemi në total 1064 apartamente. Sot në godinën 5B ku jemi, shpërndajmë 35 apartamente tip 1+1, 35 të tjera tip 2+1, 5 apartamente 3+1. Në fund të janarit do të shpërndajmë edhe 85 apartamente të tjera. Deri në fund të muajit mars do të ndajmë edhe 486 apartamente të tjera, dhe deri në verë ne do i kemi mbaruar të gjitha apartamentet e Kombinatit”, shtoi ai.

Ndërkaq, Veliaj dha edhe një lajm të mirë për banorët e 5 Majit. “Për të bërë një transparencë, deri tani kemi shpërndarë 428 apartamente në 7 godina. Deri në fund të marsit do të shpërndajmë edhe 273 apartamentet e fundit te zona e 5 Majit, që të sigurohemi që kjo pranverë, të jetë një pranverë për gjithë banorët e 5 Majit dhe Kombinatit, dhe secili të fillojë një kapitull të ri”, u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj theksoi se vlera e pronës në Tiranë është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, duke e konsideruar këtë një lajm pozitiv për qytetarët. “Prona në Tiranë vlen shumë. Nuk vlente kaq para 10 vitesh, por sot vlen shumë. Ky është lajm i mirë, nuk është lajm i keq. Dikujt që i rritet vlera e pronës do të thotë se i vlen më shumë ajo që ka në pronësi”, nënvizoi ai.

Next Post
“Kam 5 plagë thike në trup”, këngëtari shkodran: Autori më qëlloi pas shpine! I kisha kërkuar që…

"Kam 5 plagë thike në trup", këngëtari shkodran: Autori më qëlloi pas shpine! I kisha kërkuar që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In