• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj shpall fitoren e Rrogozhinës: Morëm mesazhin që të punojmë akoma më shumë për të çuar vendin përpara

by Java News
15/05/2023 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga selia rozë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj shpalli fitoren e një tjetër Bashkie, asaj të Rrogozhinës me Edison Memollën në krye. Veliaj tha se Rrogozhina ka dhënë një mesazh se që të jenë me këmbë në tokë, të përulur dhe të kuptojnë se duhet t’i shërbejmë 100% qytetarëve të Rrogozhinës.

“Pavarësisht si është rezultati një fitore është një fitore edhe me 23 vota. Kjo është një fitore dhe unë kam qenë gjithmonë i ndërgjegjshëm që qarku i Tiranës është gjithmonë më kompetitiv, më konkurrues. Me bashki që kanë qenë tipikisht bashki të djathta, jo gjithmonë kanë qenë pjesë e atyre që drejtohen nga Partia Socialiste. Kur kujtoj Vorën, Kamzën. E njëjta gjë ka ndodhur shpesh me Rrogozhinën. E njëjta gjë ka ndodhur me Kavajën. Në Kavajë kemi ende një betejë që po vazhdon. Por kemi qenë gjithmonë të qarte që qarku është shumë kompetitiv jashtë Tiranës. Sot ai thriller, teksa po numëronim ato kutitë përfundoi me një fitore me 23 vota, të cilat patjetër që na japim të drejtë të festojmë por nuk na japin të drejtë që të jemi euforik. Ne po e lexojmë shumë qartë mesazhin e Rrogozhinës. Me 23 vota është praktikisht barazim.

Mesazhi që na dha Rrogozhinë është që të jemi me këmbë në tokë të jemi të përulur dhe të kuptojmë se edhe pse jemi votuar nga 50% +23 veta duhet t í shërbejmë 100% qytetarëve të Rrogozhinës. Sot dua t’i falenderoj me zemër edhe ata që nuk na votuan. Duke mos na votuar na dhanë një mesazh. Që ka ende tension dhe diferenca mes popullsisë qytetare dhe asaj rurale. Ka një nevojë të jashtëzakonshme për të vazhduar për ta ngritur stekën. Kur njerëzit shikojnë sesi në disa zona urbane ka mirëqenie dhe ka investim në urbanistikë, të njëjtën gjë e presin edhe në fshatin më të largët. Kështu që ju garantoj që po e lexojmë shumë qartë atë mesazh, edhe paçka se sot do t’i gëzohemi kësaj fitoreje, ne kurrsesi nuk do kalojmë në eufori dhe kurrsesi nuk do ta marrim atë mesazh të 23 votave, si një licencë për të mos shërbyer dhe për të enë mëndje mëdhenj”, tha Veliaj.

Për rezultatin e deritanishëm në Tiranë dhe Kavajë, Veliaj tha: “Gjithmonë kemi refuzuar që të flasim për procese që janë në numërim e sipër. Unë besoj që për respekt të secilit që atë ditë me shi doli dhe votoi, ne duhet të presim derisa të numërohet vota e fundit. Vërtetë ka shumë njerëz që thonë diferenca në Tiranë është e jashtëzakonshme, jam vërtet i prekur edhe i përulur nga kjo, por është shumë e nevojshme që të presim derisa të numërohet, derisa të numërohet vota e fundit, edhe pastaj të japim konkluzionet për gjithë qarkun. Ajo që mund të them sot, është që Qarku i Tiranës, ka prodhuar në favor të kandidatëve të Partisë Socialiste, mbi 200 mijë vota. Do të thotë që qarku i Tiranës është sot kontribuuesi më i madh i vizionit që Tirana të shkojë përpara, që Shqipëria të shkojë përpara dhe që e vetmja forcë që mund ta bëjë këtë, është Partia Socialiste dhe Edi Rama”, u shpreh ai.

Ndërsa kryetari i rizgjedhur i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla tha se do punojë akoma më shumë për t’u shërbyer të gjithëve.

“Pavarësisht se fituam, realisht mesazhin e kemi marrë dhe është një mesazh që duhet të ulim kokën dhe të punojmë më fort. Pavarësisht atyre që nuk na votuan, pas 4 vjetësh do kemi zgjedhje të reja dhe do tregojmë pas 4 vjetësh që i shërbejmë të gjithë komunitetit të Rrogozhinës pavarësisht rezultatit”, përfundoi Memolla./m.j

Next Post
Zyrtarisht fitues/ Gjici merr mandatin e dytë në Kukës: Votuan punën, ja projektet që do nisin

Zyrtarisht fitues/ Gjici merr mandatin e dytë në Kukës: Votuan punën, ja projektet që do nisin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Statistikat e frikshme, Barcelona me sulmin më të mirë, kryeson në raste dhe gola!

Statistikat e frikshme, Barcelona me sulmin më të mirë, kryeson në raste dhe gola!

September 12, 2026
“Ligji i Pasqyrës”/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

“Ligji i Pasqyrës”/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

September 12, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Nafta arrin në nivele rekord, çmimi shkon në 229 lekë për litër, benzina 219 lekë! A rrezikohet furnizimi në Shqipëri?

September 12, 2026
Sot 28 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, familjarët dhe zyrtarët e PD-së bëjnë homazhe pranë memorialit!

Sot 28 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, familjarët dhe zyrtarët e PD-së bëjnë homazhe pranë memorialit!

September 12, 2026
Kamza tronditet nga atentati me eksploziv, u vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

Shpërthimi me eksploziv në Kamëz, zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se…!

September 12, 2026
“Kolltuku përvëlues”, nga 2013 Rama ka ndërruar 9 ministra të Brendshëm! Ervin Demo, i treti brenda një viti

“Kolltuku përvëlues”, nga 2013 Rama ka ndërruar 9 ministra të Brendshëm! Ervin Demo, i treti brenda një viti

September 12, 2026
“Marshi për Liri”- Nis tubimi në Prishtinë, mijëra qytetarë mblidhen në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së: Lironi çlirimtarët! (VIDEO)

“Marshi për Liri”- Nis tubimi në Prishtinë, mijëra qytetarë mblidhen në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së: Lironi çlirimtarët! (VIDEO)

September 12, 2026
Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Durrës! Në apartamentin e tij ndodhej edhe një vajzë nga Tirana

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Durrës! Në apartamentin e tij ndodhej edhe një vajzë nga Tirana

September 12, 2026
Trump: Pas fitores ndaj Iranit, çmimet e naftës do të bien ndjeshëm -

Trump takohet me liderët irlandezë, protesta kundër luftës në Iran

September 12, 2026
Sylvinho dhe e kaluara blaugrana, ish trajneri i Kombëtares Shqiptare tregon të pathënat e karrierës te Barcelona

Sylvinho dhe e kaluara blaugrana, ish trajneri i Kombëtares Shqiptare tregon të pathënat e karrierës te Barcelona

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com