• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Shkollat e reja, krenaria ime më e madhe! U ndërtuan falë mbështetjes së qytetarëve

by A R
05/03/2023 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në videomesazhin e fundjavës, drejtuar qytetarëve të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ia kushtoi arsimit, mësuesve dhe punës për transformimin e shkollave, çerdheve dhe kopshteve. Duke i uruar mësuesit për festën e 7 marsit, Veliaj tha se sot në kryeqytet, mësuesit, ashtu si edhe nxënësit, japin mësim dhe mësojnë në hapësira moderne.

“Punën transformuese e nisëm nga kujdesi për më të vegjlit. Ende e kam të freskët imazhin e ditëve të para, të çerdheve, të kopshteve, që ishin lënë në mëshirë të fatit, 4 vite pa përkujdesje dhe mirëmbajtje: mure me lagështirë, mobilje të vjetra dhe kushte skandaloze. E njëjta situatë edhe me shkollat, klasa të ftohta, pa ngrohje, të pasigurta, pa biblioteka, pa palestra. Në ato 4 vite të atij gjumi të gjatë, nuk u ndërtua asnjë shkollë në të gjithë qytetin e Tiranës”, u shpreh ai.

Sipas Veliajt, sot Tirana po kalon ditët më të mira e më të bukura në 103 vite kryeqytet. “Sot Tirana po kalon ditët më të mira e më të bukura në 103 vite kryeqytet dhe krenaria ime më e madhe në këto vite kontributi, janë shkollat e reja që kemi ndërtuar e rikonstruktuar në këto 8 vite. Në Tiranë është investuar kaq shumë në infrastrukturën e arsimit sepse ky ishte vizioni ynë: t’i lemë brezit të sotëm një pajë më të çmuar, që do t’i çojë drejt dijes, për ta çuar më lart Tiranën tonë dhe gjithë Shqipërinë. Sot kemi ndërtuar mbi 40 shkolla të reja. Një numër i tillë shkollash të reja, nuk ka ndodhur në 100 vitet e Tiranës si kryeqytet. Si për shkollat e qendrës, me po të njëjtën vëmendje ndërtuam edhe shkollat në periferi. Sepse për ne nuk ka rëndësi “ku”, por “kujt” ia ofrojmë përkushtimin dhe mundin tonë, dhe ata janë nxënësit, çunat dhe gocat e mrekulleshëm të Tiranës,” nënvizoi Veliaj.

Duke sjellë ndërmend se dikur dyert e shkollave mbylleshin me zilen e orës së fundit, kryebashkiaku tha se sot, shumica e shkollave janë kthyer në Qendra Komunitare, si hapësira të hapura, të sigurta për komunitetin dhe fëmijët tanë. “Kur mendoj në çfarë situate i gjetëm ato, se si nisëm këtë rrugëtim me shumë peripeci, them se kemi bërë një punë të paqme dhe kemi marrë vendimet e duhura për arsimin. Nuk jemi perfektë, por kemi bërë shumë! Dhe jo pa qëllim, kërkesat e prindërve për regjistrime në shkollat publike janë rritur, çka e bën të domosdoshme ndërtimin e shkollave të reja, të cilat do t’i hapim shumë shpejt, së bashku”, siguroi Veliaj.

Ai tha se është punuar shumë edhe për rikonstruksionin e shkollave të tjera, kopshteve e çerdheve, si dhe terreneve sportive. “Janë shkolla që janë bërë falë mbështetjes të secilit prej jush, të dashur qytetarë, dhe për këtë unë ju jam shumë mirënjohës. Nëpërmjet taksës së infrastrukturës arsimore, që në fakt nuk ishte një taksë e re, ishte taksa e gjelbërmit, që për 4 vite mblidhej për pemë, ne thjesht vendosëm që me ato para, të ndërtonim shkolla, sepse besojmë që pemët, siç kemi treguar, mund t’i gjejmë dhe me donatorë dhe me kontribute private, ndërkohë që ai 150 lekëshi, më pak sesa një kapuçino, që ne e shpenzonim si taksë për pemët çdo muaj, sot është shfrytëzuar për të ndërtuar këto 40 e ca shkolla të reja dhe besoj se kemi bërë vendimin e duhur, duke mos rritur taksat, por duke përdorur një taksë të vjetër, për diçka që sot e marrim me kontribut vullnetar, dhe për ta kaluar atë në një shpenzim afatgjatë për arsimin në Tiranë”, sqaroi kryebashkiaku.

Ndërkaq, ai vuri në dukje se në këto 8 vite, përveç shkollave të reja, janë rikonstruktuar edhe 36 shkolla të tjera; janë ndërtuar 20 kopshte të reja dhe janë rehabilituar 34 të tjerë; janë bërë 9 çerdhe të reja dhe 22 janë rehabilituar. Po ashtu, janë ndërtuar dhe rehabilituar 70 palestra dhe terrene sportive në shkolla.

/a.r

Next Post
Kristi i pakënaqur me hyrjen e Sabianit në BB VIP: ‘Nuk jam mësuar me këtë. Shumë presion’

Kristi i pakënaqur me hyrjen e Sabianit në BB VIP: ‘Nuk jam mësuar me këtë. Shumë presion’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In