• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Ristrukturim rrënjësor të transportit publik

by
02/06/2015 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ristrukturim të transportit publik, i cili nuk mund të funksionoj vetëm brenda Tiranës, ishte premtimi që bëri sot, Kandidati për Kryetar Bashkie i propozuar nga Aleanca për Shqipërinë Europiane, Erjon Veliaj.

Nga Sheshi “Nën Tereza”, ku zhvilloi një takim me qytetarët e Tiranës dhe urbanist, Veliaj në dukje faktin se transporti publik në Tiranë këto katër vitet e fundit është degraduar, duke sjellë kaos tek qytetarët, ndëra premtoi zgjidhje të këtij problemi.

Sipas Veliaj, pas zgjedhjeve Tirana do të ketë një hart të re administrative ku do të bëjnë pjesë dhe 13  komuna të reja, ccka do sjelli një kaos edhe më të madh në transportin publik, qe duhet ristrukturuar totalisht.  “ A e dini sesa është numri makinave që qarkullon në Tiranë?, pyeti Veliaj, teksa nënvizois e çdo ditë në Tiranë qarkullojë 140.000 makina. Mesatarisht secila makinë bën 4-5 rrugë në ditë. Ndodhin 800.000 udhëtime në ditë. Këto shkaktojnë problem të jashtëzakonshëm me trafikun. Në 4 vitet e fundit edhe transporti publik ka pasur degradim. Gjysma e banorëve të Tiranës përdorin autobusin dhe transportin publik”, tha Veliaj.  “Tirana e re e 21 qershorit do jetë një Tiranë ku bashkohen 13 komuna të tjera. Nuk mund të kemi transport publik që i shërben vetëm unazës së Tiranës pa integruar edhe rrethet.”, theksoi ish-Ministri Mirqënies Sociale dhe Rinisë.

Një tjetër pikë e cekur nga Kandidati Veliaj ishte ccështja e parkimeve. Sipas tij, në katër vite nuk është nuk është ndërtuar asnjë vend i ri parkimi dhe Luli (Lulzim Basha Kreu i PD-së) nuk mund të dalë sot e të premtojë parkime, pse nuk i bëri?, ishte pyetja që shtroi Veliaj. “Jam këtu para jush për të nënshkruar kontratën 4-vjeccare të sigturisë rrugore, të parkimeve, të trafikut dhe medoemos të një infrastrutkure moderne për një kryeqytet dinjitoz”, tha Veliaj, teksa nuk munguan dhe thumbinet ndaj kandidatit kundërshtar, të propozuar nga Partia Demokratike, Halim Kosova.  “Ata po riciklojnë premtimet, që nuk mbajtën. E mbani mend sherrin që u bë për nënkalimin tek sheshi Rilindja, e bënë sipas qejfit dhe sot trafiku nuk është më i lehtësuar, flamujt janë zbehur dhe shtervani punoi dy apo tre ditë”, tha Veliaj.

Një tjetër problem i konstatuar nga Veliaj është edhe ai i mungesës së ndriçimit në 300 rrugë të Tiranës, ku sipas tij, nuk punojnë as semaforët. Ndërkohë, kritika Veliaj i ka rezervuar edhe Policisë Bashkiake. “Kemi një Polici Bashkiake që ka braktisur detyrën dhe që i bën karshillëk Policisë së Shtetit. Më 21 Qershor do të sjellim një Polici Bashkiake që ta shohë Policinë e Shtetit si partner dhe jo t’i bëjë karshillëk”, ka thënë Veliaj

Next Post

Tragjedi në Kinë/ Të paktën 450 të vdekur pas mbytjes së një anijeje në lumin Jance (Fotot)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com