• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tragjedi në Kinë/ Të paktën 450 të vdekur pas mbytjes së një anijeje në lumin Jance (Fotot)

by
02/06/2015 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një anije u mbyt dje në mbrëmje me më shumë se 450 persona në bord në luminJance, në jug të vendit, njoftoi sot agjencia zyrtare e lajmeve, Hsinhua.

”Anija ”Dongfangzhixing” (Ylli i Lindjes) u mbyt gjatë kohës që bënte linjën mes Nankinit, në lindje dhe Chongqingit, në pjesën qendrore”, theksoi agjencia.

Shkaku i mbytjes nuk dihet ende. Stacioni televiziv publik CCTV deklaroi se bëhej fjalë për një aksident, pa dhënë më shumë detaje.

Tetë persona kanë shpëtuar, prej të cilëve kapiteni i anijes dhe kryeinxhinieri, të cilët kanë deklaruar se shkak i mbytjes së anijes ka qenë cikloni, ndërsa fundosja ishte e shpejtë.

”Kur anija është mbytur dje në orën lokale 21:28 kishte 458 persona në bord, 406 prej të cilëve pasagjerë kinezë, pesë punonjës të një agjencie udhëtimesh dhe 47 anëtarë të ekuipazhit”, theksoi CCTV.

Sipas televizionit zyrtar, anija, e gjatë 76 metra dhe me një kapacitet prej 534 personash, është në pronësi të një kompanie që organizonte udhëtime në rajonin e ”Tre Grykave”.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve ”Hsinhua”, operacionet e shpëtimit ishin vështirësuar nga erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut.

Agjencia kineze e lajmeve shtoi se edhe kryeministri kinez, Li Keqiang, ishte nisur për në vendin e ngjarjes.

_83361083_027496124
_83361333_027496278-1
_83361398_027497997-1
_83362074_027498789-1
_83362914_027499326-1
_83365200_chinaweather
ship
Next Post

Këlcyrë, kandidati i mbështetur nga PD me sloganin "Drejtimi i duhur"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com