• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: PS rritet e zgjerohet çdo ditë se e ka hapur zemrën

by A R
29/06/2022 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste e Tiranës vijon procesin e zgjedhjeve për drejtuesit e rinj në çdo njësi, teksa secili prej kandidatëve paraqet platformën e tij. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Erion Veliaj, i cili drejton procesin në 40 njësitë e Tiranës në nivel qarku, tha se gara në këtë familje politike vendos një standard të ri. Ai shtoi se socialistët e mbajnë kokën lart për punët e mira që kanë bërë dhe se ky është një shans i madh për një hapje të madhe të PS.

Duke ironizuar Partinë Demokratike, e cila ende sot nuk ka një kryetar legjitim dhe është më e përçarë se kurrë, Veliaj tha se diferenca është mjaft e madhe. “Ata pjesëtohen, ne shumëzohemi”, u shpreh ai.

“Ka një parti të Lulit, ka edhe një parti të Saliut. Ka një parti në Parlament të Alibeajt, ka edhe një parti të Flamur Nokës. Kurse partia jonë shumëzohet: Ne duam të kemi 27 administratorë, 27 kryetarë partie, 27 bashkëkryetarë partie, 27 kryetare të gruas, 27 kryetarë të rinisë, 27 sekretarë organizativ, 27 sekretarë për zgjedhjet, 27 sekretarë për mediat digjitale dhe 27 sekretarë për diasporën. Ne specializohemi në shumëzim, prandaj rritemi. Ata specializohen në pjesëtim, prandaj zvogëlohen. Unë besoj se e ardhmja e qytetit tonë iu përket atyre që rriten, që zgjerohen, që e hapin zemrën, që hapin derën, që hapin partinë, që hapin anëtarësinë. Kjo është fryma jonë”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se ky proces është shumë i rëndësishëm për sfidat e ardhshme zgjedhore.

“Mezi pres që ta mbyllim këtë proces, që e fillojmë nga Njësia 2 në 40 njësitë e qarkut tonë, për t’u siguruar që në 2023-shin flasim me një gjuhë të re dhe përfaqësohemi nga një ekip i ri. Ne duhet të flasim me gjuhën e atyre që kanë lindur në vitin 2005. Atyre nuk u flasim dot për Saliun dhe Ilir Metën, por për ata që shkojnë te shkolla Kosova, te Liceu, apo për ata që luajnë te “7 Xhuxhat”, ku parkingun poshtë ia kthyem prapë qytetit. Ata që janë 16-17-18 vjeçarë nuk e dinë çfarë ndodhi në ‘96, ‘97, apo ’98; çfarë ndodhi në 21 Janar apo në Gërdec. Janë gjëra që duhet t’i dinë, por nuk është detyra jonë që të kërkojmë votë duke u krahasuar me më të ligën e vendit. Detyra jonë është të krahasohemi me më të mirën e vendit. Më e mira e vendit jemi ne, Partia Socialiste e Shqipërisë”, u shpreh më tej Veliaj.

Në Njësinë 2 garojnë për kryetar të Partisë Socialiste 3 kandidatë: Sonila Qato, Elton Kacidhja dhe Andia Skënderi.

g.kosovari

Next Post
Lirohen 144 ushtarë ukrainas në shkëmbimin e të burgosurve me Moskën

Lirohen 144 ushtarë ukrainas në shkëmbimin e të burgosurve me Moskën

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Do ta shohesh rritjjen e ps ti e te tjerte si ti,ne zgjedhejet ardheshme,o hajdute te pa skrupullt,slate gje pa vejedhur,ju jeni antishqiptare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Parandalimi i korrupsionit, ministrja Pirdeni shpjegon pesë nisma, në “sitë” financimi dhe lobimi i partive

January 20, 2026
Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 8 urdhër arreste

Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 8 urdhër arreste

January 20, 2026
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Po sikur ta mbyllim edhe parlamentin?

January 20, 2026
Integrimi, Gogu: Transparenca e medias, prioritet në këtë fazë të negociatave. Dekriminalizohet shpifja për gazetarët

Integrimi, Gogu: Transparenca e medias, prioritet në këtë fazë të negociatave. Dekriminalizohet shpifja për gazetarët

January 20, 2026
Mbi 30 të vdekur nga sulmi rus në Ukrainë, reagon BE: Sulm barbar, duhet urgjent armëpushim

“Kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të thotë diçka”, Presidentja e KE: Tarifat e Trump janë një gabim!

January 20, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, numri i të vdekurve shkon në 41, vendi nis tre ditë zie

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, numri i të vdekurve shkon në 41, vendi nis tre ditë zie

January 20, 2026
“Administrativja” kthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

“Administrativja” kthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

January 20, 2026
Mblidhet Byroja e Kuvendit/ Rrëzohet kërkesa e PD për mbledhje të hapur, opozita akuza mazhorancës për mungesë transparence

Mblidhet Byroja e Kuvendit/ Rrëzohet kërkesa e PD për mbledhje të hapur, opozita akuza mazhorancës për mungesë transparence

January 20, 2026
Marrëveshja Shqipëri–Itali, Balla: Forcon partneritetin strategjik, mbështet fuqishëm diasporën shqiptare

Marrëveshja Shqipëri–Itali, Balla: Forcon partneritetin strategjik, mbështet fuqishëm diasporën shqiptare

January 20, 2026
Irani në errësirë totale online: Blackout-i i internetit zgjat prej 280 orësh

Irani në errësirë totale online: Blackout-i i internetit zgjat prej 280 orësh

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In