Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, e ka cilësuar historik projektin për sheshin e ri “Skënderbej”, i cili është pothuajse gati.
Ai ka sqaruar se një nga arsyet është konsultimi me 24 njësitë e Tiranës.
“Nuk besoj ka projekt në Tiranë të jetë konsultuar më shumë se sheshi i ri “Skënderbej”, kjo e ka bërë akoma më të mirë. Pas konsultimeve me qindra qytetarë në 24 njësitë e Tiranës, jemi thuajse gati për projektin historik! Tirana nuk ndalet!”, shkruan Veliaj./a.m.