• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Projektet tona ndihmojnë në hapjen e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike

by Java News
18/06/2019 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në takimin e Këshillit Ekonomik të Tiranës, tha se zona e Bulevardit të ri  do të projektojë “Tiranën e gjeneratës së ardhshme”

“Siç e keni vënë re kemi përfunduar punimet në bulevardin e ri, një tjetër projekt fantastik por që viktimizohet nga gjithë këto cic-micet politike dhe gjithë përdorimi politik i këtyre investimeve. Dua t’ju garantoj për një gjë, që bashkë me kryeministrin , qeverinë, Bashkia e Tiranës është e vendosur që çdo projekt që ndihmon në hapjen e vendeve të punës dhe ekonomisë do të ecë përpara.

0611aba8-d131-48e8-9cd7-c44500e88788

Kjo përfshin Unazën e Re, zgjatimin e Lanës, bulevardin e ri, të gjitha frontet e punës që hapen për shqiptarët, duke garantuar trajtim social edhe të atyre që kanë shkelur ligjin, pra që kanë ndërtuar në gjurmë të bulevardit të ri apo Lanës, në gjurmë të Unazës së Madhe. Kush ka pronë do të marrë kompensim, kush ka nevojë për shtëpi, do të marrë shtëpi, siç e kanë marrë, më pas kush do të vijojë lojën e vet politike është i lirë ta bëjë, por nuk do ketë frenim të punëve”, tha Veliaj.

Ai shtoi se në Bulevardin e ri, sipas tij, është rritur interesimi i bizneseve për të investuar.

“Ajo që po shohim tek bulevardi , për ata që kanë qenë në Paris, do i ngjajë pak a shumë “La Defence” si koncept, pra zhvillimi kryesisht i industrisë së financave dhe teknologjisë por edhe telekomunikacionit. Shohim sot shumë kompani call-centerash që duan të behen data centers. Fokusi i bulevardit të ri, që tashmë është hapur deri në fund, kanë ngelur edhe katër godina të fundit për sheshin fundor që është në simetri me sheshin “Nënë Tereza”, besoj që do të jetë realisht e merituar.

Kryesisht kanë kërkuar ambiente zyrash dhe hotelesh me 5 yje që duan të ekspandojnë në atë zonë dhe besoj që do të drejtpeshohet dhe nga ana e volumit të ndërtimit do të drejtpeshohet Tirana drejt veriut, ndërkohë që sot ne kemi një mbipopullim të pjesës jugore të qytetit”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se krahas bulevardit të ri dhe zgjerimit të Lanës në drejtim të Shkozës, do të zgjerohet Lana edhe në pjesën perëndimore paralel me Astirin.

“Keni vënë re që Lana është afruar në Shkozë po mbaron rrethrrotullimi edhe kush merret me ndërtime ka parë se si ka dalë në dritë dhe në fakt jo vetëm që si ka rënë fatkeqësia, por i ka rënë bingo gjithë zonës që është zgjeruar Lana në drejtim të Shkozës dhe të Lana Bregasit. Sot sapo kemi marrë konfirmimin final nga Banka Europiane e Investimeve që ata do të financojnë zgjerimin e Lanës tani në pjesën perëndimore, do të thotë paralele me zonën e Astirit, një projekt fantastik. Kështu që një zonë tjetër besoj atraktive për të gjithë ata që janë në fushën e shërbimeve apo të strehimit do të jetë Unaza e Astirit edhe Lana që do të vazhdojë me të njëjtin model, 3 korsi bulevard për tu siguruar që kompletohet komplet aksi nga bulevardi dhe lumi i Lanës”, deklaroi Veliaj./l.m

Next Post
Çuçi inspekton punimet për ndërtimin e qendrës së grumbullimit bujqësor, më e madhja në rajon

Çuçi inspekton punimet për ndërtimin e qendrës së grumbullimit bujqësor, më e madhja në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In