• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çuçi inspekton punimet për ndërtimin e qendrës së grumbullimit bujqësor, më e madhja në rajon

by Java News
18/06/2019 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte në Lushnje për të parë nga afër kantierin e një investimi strategjik që po kryhet në sektorin bujqësor. Kompania lider në eksportin e prodhimeve bujqësore shqiptare, ‘Doni Fruits’, ka nisur ndërtimin e “Qendrës së grumbullimit, ruajtjes, distribuimit dhe eksportit të fruta- perimeve dhe agrumeve”. Janë 8 milionë euro që do të investohen në këtë qendër, e cila pritet të jetë më e madhja në rajon. Gjatë bashkëbisedimit me investitorët Burim dhe Ejup Ahmeti, ministri Çuçi vuri theksin tek rëndësia që kanë pikat e grumbullimit si një hallkë e domosdoshme për të rritur eksportet dhe rrjedhimisht për të krijuar më tepër të ardhura për fermerët.

“Ne e kemi vënë theksin tek pikat e grumbullimit. Deri më tani politikat qeveritare nuk kanë qenë të orientuara në këtë drejtim. Nëse duam të rrisim prodhimin bujqësor shqiptar, duhet të fokusohemi tek serrat dhe pikat e grumbullimit. Këto janë çelësi i bujqësisë dhe fakti është që po japin rezultat. Nga viti në vit ne po rrisim eksportet e prodhimeve bujqësore. Vetëm eksporti i domates është rritur 90% për katër mujorin e parë të këtij viti”, tha ministri Çuçi, duke shtuar gjithashtu edhe rëndësinë e çertifikimit Global G.A.P, për t’i rritur çmimin prodhimeve tona bujqësore.

Qendra e grumbullimit që po ndërton ‘Doni Fruits’ do të ketë 36 dhoma frigoriferike dhe magazina për prodhimet bujqësore, me ruajtje dinamike të produktit deri në 2 vjet. Hapësira e biznesit për këtë investim është rreth 3 hektarë, ndërsa numri i të punësuarve direkt llogaritet në rreth 500 vende pune. Në mënyrë indirekte ky investim i ri pritet të krijojë mbi 7 mijë vende pune pasi ndodhet në një pozicion strategjik, ku kryqëzohen tre zonat që kanë më shumë prodhime bujqësore në vend; Lushnja, Fieri dhe Berati. Punimet parashikohet të përfundojnë pas afro një viti./l.m

Next Post
Vizat/ Haradinaj për “Die Welt”siguron gjermanët: Nuk do vijnë kriminelë në vendin tuaj

Liberalizimi i vizave, Haradinaj: Nuk është marrë vendim negativ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com