• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj prezanton projektet infrastrukturore: Tirana ka hyrë në stinën e investimeve!

by Java News
30/04/2018 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana ka hyrë në stinën e investimeve.  Gjatë analizës vjetore të drejtorive të punëve të qytetit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dha lajmin e mirë të ndërtimit të rrugës hyrëse në Tiranë në zonën e Kombinatit. Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për shkak të ecurisë së punimeve, Veliaj theksoi se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i rrugës së re nga Fabrika e Miellit deri në Kombinat e cila do të ketë të gjitha standardet. “U kërkoj qytetarëve mirëkuptim që ne jemi lëshuar  në gjithë qytetin për të bërë asfaltin, për të bërë vijëzimet. Shumë shpejt do të fillojë rruga e re nga Fabrika e Miellit, pra nga Shkolla Teknologjie në Kombinat që do të behet me korsitë respektive”, tha Veliaj.

Por rruga e Kombinatit nuk do të jetë investimi i vetëm që do të realizohet gjatë kësaj vere në kryeqytet. Një sërë ndërhyrjesh dhe investimesh të rëndësishme do të ndodhin në zonën e Astirit, Kasharit, Yzberishtit,  Yrshek, zona e Freskut etj. Për shumë vite zona të lëna në harresë dhe ku nuk ishte menduar për infrastrukturë, shumë shpejt këto lagje të reja të Tiranës do të transformohen tërësisht. “ Shumë shpejt do të fillojmë dhe ndërhyrjet në zonën e Astirit, të Kasharit, Yzbersishtit, Yrshekut. Një zonë e lënë pas dore, një zonë e ç’organizuar nga komuna e cila jepte vetëm pallate, por nuk linte vend për kopsht, për shkolla, për çerdhe, për kënde lodrash. Me këtë sinjalizojmë një fillim ndërhyrjesh në të gjithë zonat e periferisë, siç mund të jetë Fresku apo Liqeni i Thatë”, tha ai.

Lajm i mirë është dhe ai për rehabilitimin e unazës së tretë të qytetit.  “Po këtë vit fillojmë një rehabilitim total të Unazës së Tretë të Qytetit , që është unaza klasike. Do të ketë një tapet të ri e gjithë unaza, vijëzime dhe sinjalistikë”, siguroi Veliaj.

Duke analizuar punën e deritanishme,  Veliaj vlerësoi projektin e nisur për ndërtimin e 20 shkollave të cilat do të shërbejnë edhe si qendra komunitare pas mësimit.

Një tjetër  sukses i këtij viti për Bashkinë e Tiranës ishte edhe fushata e mbjelljes së pemëve të reja duke kontribuar për një mjedis të shëndetshëm edhe për brezat e ardhshëm.

Veliaj u ndal edhe tek situata e pastrimit në kryeqytet, ku për të mbajtur pastër qytetin, është punuar edhe për sensibilizimin e qytetarëve dhe të bizneseve. Veliaj paralajmëroi të gjithë ata që do të dëmtojnë apo të hedhin mbetjet në rrugë, do të mbajnë përgjegjësi. “Ka ardhur koha që ne ta ndryshojmë pak situatën. Tirana sigurisht është më pastër, por do të na duhet që përveç të pastrojmë, edhe të sensibilizojmë. Ne disa herë sensibilizimin e kemi bërë me gjobë. E kemi bërë disa herë dhe nuk do të hezitojmë. Nëse një lokal i cili bën xhiro përton të kalojë rrugën për te koshi, sigurisht që do ta identifikojmë. Dikush që bën pis duhet të mbajë dhe përgjegjësinë”, tha ai, teksa shtoi se Tirana është një nga qytetet më të pastra në Europën Juglinore.

Veliaj u bëri thirrje edhe tregtarëve të vegjël që të shkojnë në tregjet e hapura nga Bashkia e Tiranës, të cilët ofrojnë të gjithë kushtet e nevojshme, por njëkohësisht edhe mbajnë pastër qytetin. “E di që ka njerëz që thonë po unë ku do shes? Kjo është arsyeja se pse Bashkia e Tiranës ka mbi 22 tregje. Por nëse ka ndonjëri nga ju që di ndonjë qytet në botë , që ka shpëtuar nga varfëria ose njerëzit janë shtrirë në tokë ma thoni dhe hajt ta bëjmë. Nëse duam ta bëjmë si Bashkimi Europian, hajde ta bëjmë si në Europë dhe nuk ka nevojë që ta bëjmë histeri, për sa kohë që Bashkia ka tregje dhe duhet të mbajmë trotuaret e lira”, tha ai.

Në shenjë mirënjohje për punë e palodhur për t’u kujdesur për qytetin, kryebashkiaku Veliaj shpërndau edhe disa certifikata mirënjohjeje për disa punonjës të DPN1, DPN2 dhe DPN3.

ma.me

Next Post
Mziu, fallxhor apo trukues ndeshjesh? “Do ju them një rezultat tjetër”!

Mziu, fallxhor apo trukues ndeshjesh? "Do ju them një rezultat tjetër"!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mickoski në mbrëmjen gala të Këshillit Shqiptaro-Amerikan: Shqiptarët dhe maqedonasit jetojnë në paqe, jemi një familje e madhe (VIDEO)

Mickoski në mbrëmjen gala të Këshillit Shqiptaro-Amerikan: Shqiptarët dhe maqedonasit jetojnë në paqe, jemi një familje e madhe (VIDEO)

September 25, 2026
Rama: Askush nuk më ndal mua me llogjet e korrupsionit që hedhin pulat histerike!

Rama: Askush nuk më ndal mua me llogjet e korrupsionit që hedhin pulat histerike!

September 25, 2026
“Dikur korrupsioni ishte kudo, sot luftohet çdo ditë”- Rama nga Nju Jorku: Sistemi demokratik i Shqipërisë po ndërton imunitetin e vet, vendi po rritet!

“Dikur korrupsioni ishte kudo, sot luftohet çdo ditë”- Rama nga Nju Jorku: Sistemi demokratik i Shqipërisë po ndërton imunitetin e vet, vendi po rritet!

September 25, 2026
Tensionet në protestë, reagon PD-ja: Kërkojmë lirimin e protestuesve të ndaluar

Reforma territoriale, PD depoziton ligjin për ndarjen territoriale të vendit: 100 bashki dhe 12 qarqe!

September 25, 2026
Rrokadë zëvendësministrash, Muzaka kalon nga Shëndetësia te Punët e Brendshme

Rrokadë zëvendësministrash, Muzaka kalon nga Shëndetësia te Punët e Brendshme

September 25, 2026
Protestat në Nju Jork, Rama: S’më ndalin vezët dhe balta, flamuri shqiptar do vendoset majë Europës së Bashkuar

Protestat në Nju Jork, Rama: S’më ndalin vezët dhe balta, flamuri shqiptar do vendoset majë Europës së Bashkuar

September 25, 2026
Rama: Sot shqiptarët protestojnë për biodiversitetin, pasi ne trefishuam zonat e mbrojtura

Rama: Sot shqiptarët protestojnë për biodiversitetin, pasi ne trefishuam zonat e mbrojtura

September 25, 2026
Von der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana, BE pritet të mbështesë mbylljen e negociatave të Shqipërisë në 2027

Von der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana, BE pritet të mbështesë mbylljen e negociatave të Shqipërisë në 2027

September 25, 2026
Me shkopinj bejsbolli gati për sherr, policia ndërhyn në Yzberisht, procedohen 23 të mitur

Me shkopinj bejsbolli gati për sherr, policia ndërhyn në Yzberisht, procedohen 23 të mitur

September 25, 2026
“Joe Biden e tradhtoi!”, Rama i ashpër në New York për Thaçin: SHBA mund ta pengonte farsën

“Joe Biden e tradhtoi!”, Rama i ashpër në New York për Thaçin: SHBA mund ta pengonte farsën

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com