• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj prezanton projektet e mandatit të dytë, nga 17 shkollat e Bulevardi i Ri, te terminali i autobusëve e stacioni i trenit

by Java News
29/03/2019 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erion Veliaj siguron se në mandatin e  tij të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, do të realizohen një sërë projektesh të rëndësishme të cilat do e transformojnë tërësisht kryeqytetin. 

Duke folur në emisionin “Opinion” Veliaj listoi një numër të konsiderueshëm projektesh madhore të cilat janë planifikuar që të realizohen në katër vitet e ardhshme.  Një prej tyre është edhe përfundimi i Bulevardit të ri që projekton Tiranën e 100 viteve të ardhshme.

“Bulevardi I ri sot I ndërtuar nga Grimshaw. Kush do udhëtojë nga ky muaj në Stamboll hapet aeroporti I ri I Stambollit që është më I madhi sot në Europë do shohë të njëjtën kompani që ka bërë bulevardin e ri. Ngeci ai projekt 4 vite. Rama negocioi gjithçka deri tek financimi. U bllokua me një tabelë aty : S’na lë Edi Rama. Si s’të lë Edi Rama? Ti dy vite ishe me Saliun, kë gënjen? 2 vite me Saliun kush te pengoi ty për ta bërë?”, tha Veliaj.

Sa I përket Unazës së Re, Veliaj siguroi pas përfundimit të procedurave, brenda këtij viti, një pjesë e punimeve do të jetë realizuar. 

“Unë besoj që brenda këtij viti jo vetëm do jetë bërë një pjesë e punimeve por do jetë normalizuar situate”, tha ai. Por projektet infrastrukturore do të vijojnë edhe me rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”.

Por ashtu sikurse sheshit “Skënderbej” do të rivitalizohet edhe Bulevardi “Zogu I” për t’u lidhur me Bulevardin e ri. “Rehabilitimi I bulevardit Zogu I Parë-Rikonstruksion I gjithë fasadave me veshje termike, termoizolim. Do ketë rikonceptim më të madh të hapësirave në kryqëzime. Do jetë një zgjatim me të njëjtën cilësi si Sheshi Skënderbej”, nënvizoi Veliaj. 

Krahas projektit të Unazës, një tjetër projekt do të jetë edhe transformimi I Piramidës . Kjo godinë e lënë në harresë për 3 dekada, do të jetë një tjetër hapësirë për ata që do të merren me teknologjinë e informacionit. “Piramida e Tiranës është konceptuar që të ruajë efektin e hipje-zbritjes. Një ministacion ku ti mund të kesh një ekspo, një vend-pushimi, të gjitha të lëvizshme.  Në disa vende do ruhen pjesët rrëshqitëse, në disa vende të tjera do jenë me shkallë. Do jetë ekzaktësisht një ballkon  belvedere mbi majën e piramidës. Brenda do ndahet ne klasa të ndryshme, një shkollë alternative për gjithë fëmijët e Tiranës 5-15 vjeç, kryesisht për kurse të teknologjisë së informacionit”, u shpreh ai.

Një tjetër projekt I rëndësishëm do të jetë edhe ndërtimi I terminalit të autobusëve te kthesa e Kazmës që do të bashkohet edhe me stacionin e trenit. “Terminali te kthesa e Kamzës, konceptuar nga Grimshaw. Unë besoj se pjesa e stacionit të autobusëve mbaron për dy vjet. Pjesa e stacionit të trenit është diçka jashtë kompetencës sime, do e ndjekë Belinda dhe ministria e saj”, bëri të ditur Veliaj.

 Puna do të vijojë edhe me ndërtimin e 17 shkollave të reja duke I dhënë fund pas 30 vitesh mësimit me dy turne në kryeqytet.

“Fillojmë nga ky muaj 17 shkolla të reja, kryesisht në pikat që quhen periurbane. Të 17-a do ndërtohen nga e para. Bashkia e Tiranës tashmë ka ngritur fonde me atë taksën për arsimin. Për të 17 Bashkia tashmë I ka fondet, ndahen në 4 lote, 5-5/4-3. Shkollat janë shpërndarë kryesisht aty ku kemi çifte e popullsi të re dhe fluksin më të madh të largimeve nga zonat e banimit për të ardhur ku është zona e shkollës”, u shpreh kreu i Bashkisë.

 Bashkia e Tiranës ka menduar edhe për të gjithë të apasionuarit pas florës dhe faunës e veçanërisht për më të vegjlit. Kryeqyteti do të ketë edhe një Kopsht Zoologjik Modern.  “Pjesa e kopshtit Zoologjik do ketë hyrje të re. Do bashkohet me kopshtin Botanik dhe aty shpresojmë do ketë mbi 200 të punësuar, pra duam ta trajtojmë edhe si një park të madh argëtimi. Ambiente didaktike. Jemi duke parë mundësinë që një teatër Kukullash të jetë këtu. Parkimi është I gjithi nëntokësor. Besoj do të fillojmë para zgjedhjeve punimet për Kopshtin e ri Zoologjik. Është I ndarë në tre faza. Secila fazë zgjat nga një vit. Brenda mandatit do kemi Kopshtin zoologjik”, deklaroi Veliaj. /a.meta

Next Post
Ambasadori i Zvicrës është bërë hero i popullit të Kosovës, ministri që kërkon dëbimin e tij është – një injorant

Ambasadori i Zvicrës është bërë hero i popullit të Kosovës, ministri që kërkon dëbimin e tij është – një injorant

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të zbulojë mistere? Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë vdekjen e 1 miliard njerëzve!

September 25, 2026
Aeroporti i Milano Malpensa merr emrin e Silvio Berlusconi, e bija e ish-kryeministrit të ndjerë: Krenari e madhe

Aeroporti i Milano Malpensa merr emrin e Silvio Berlusconi, e bija e ish-kryeministrit të ndjerë: Krenari e madhe

September 25, 2026
Rama në OKB: Shqipëria po ndërton një “pasqyrë dixhitale” kundër manipulimit dhe gënjeshtrave!

Rama në OKB: Shqipëria po ndërton një “pasqyrë dixhitale” kundër manipulimit dhe gënjeshtrave!

September 25, 2026
“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove’?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar në realitet politik (VIDEO)

“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove’?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar në realitet politik (VIDEO)

September 25, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLGJ-së, vendimi nga mbledhja e përgjithshme: Të kemi kërkesa gjykata dinjitoze, nuk është luks!

Zgjidhet edhe anëtari tjetër i KLGJ-së, Fatri Islamaj fiton përballë Igerta Hysit!

September 25, 2026
Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

September 25, 2026
Rama mban fjalimin në Asamblenë e OKB: Shqipëria u bë vendi i parë që e solli Inteligjencën Artificiale në Qeveri me Diellën! Rreziku i AI është se…

Rama mban fjalimin në Asamblenë e OKB: Shqipëria u bë vendi i parë që e solli Inteligjencën Artificiale në Qeveri me Diellën! Rreziku i AI është se…

September 25, 2026
“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

September 25, 2026
Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

September 25, 2026
Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com