• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj prezanton programin me 10 pika për turizmin

by
21/05/2015 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erion Veliaj, kandidat i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, ka vijuar edhe sot me prezantimin e programit të tij për kryeqytetin, duke u fokusuar te turizmi dhe mënyrat për ta kthyer Tiranën në një qytet që tërheq vazhdimisht turistë.

Ai prezantoi publikisht kontratën e tij me 10 pika të programit për turizmin, duke shprehur përkushtimin e tij për ta kthyer Tiranën në një prej destinacioneve turistike më tërheqëse në Mesdhe. Me ndarjen e re territoriale Tirana ka një potencial fantastik për turizmin.

Veliaj kujtoi se pata 4 vjetësh, kryetari aktual Lulzim Basha bëri vetëm një premtim për turizmin, duke thënë se do të krijonte Rrjetin e Destinacioneve të Integruara Turistike të Tiranës, por ky premtim nuk u mbajt kurrë.

 “Këto 4 vitet e fundit Tirana ka pasur një kryetar bashkie turist, që i është dashur ta vizitojë kryeqytetin herë pas here, për të promovuar partinë”, tha Veliaj.

  Kontrata me 10 pika për turizmin në Tiranë:

 1. Hartojmë një guidë të plotë turistike në shqip dhe anglisht për të gjitha atraksionet turistike dhe kulturore që ofron Tirana.

2. Ndërtojmë një faqe interneti për promovimin e të gjitha llojeve të turizmit në Tiranë.

3. Krijimi i guidave audio për turistët e huaj, për zona specifike të Tiranës.

4. Krijojmë guidat dhe hartat e lëvizjes (tracking routes) për ekskursionet ditore ose gjysëmditore.

5. Negociojmë hapjen në Tiranë të një hoteli tjetër, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të hotelerisë.

6. Vendosim linja transporti të dedikuara drejt pikave turistike më strategjike.

7. Ofrojmë incentiva për fermat dhe bizneset agro-bujqësore për të zhvilluar agro-turizmin.

8. Krijimi i zonave pedonale kushtuar tregjeve të përkohëshme dhe hapësirave rikrijuese.

9. Konsolidimi dhe zgjerimi i traditës së krijuar me Natën e Bardhë me festivale të tjera dhe ngritja e këtyre eventeve në nivelin e një eventi kulturor ndërkombëtar.

10. Orientimi i industrisë turistike drejt turizmit të biznesit duke synuar tregun  MICE (Takime, Nxitje, Konferenca, Evente).

Next Post

Sonte përplasen Veliaj, Duma dhe Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In