• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj prezanton pesë shtyllat e planit urbanistik dhe zgjerimin e parkut me 25 mijë m2

by Java News
29/12/2016 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për miratimin e planit të ri urbanistik, tha se parku i liqenit do të zgjerohet me 25 mijë metra katrorë.
“Po miratojmë Kushtetuten e 15-20 viteve të ardhshme. Kemi zhvilluar tri dëgjesa për planifikimin Urban ku u kemi bërë ftesa të gjithë këshilltarëve e këtë do tua tregoj edhe me fakte. Ka pasur publikime të rregullta në faqen online të bashkise Tiranë për projektin. Sipas planit zgjerojme me 25 mijë metra parkun e Liqenit. Tirana policentrike e vlerësuar nga mbi 80% e qytetarëve. Në janar ftoj këshillin bashkiak të bëjë një xhiro e të shohe kur të nisë shtrimi me pllaka i zgjatimit të bulevardit”, u shpreh Veliaj.
Kreu i bashkisë tha se do të krijohet një brez i gjelbër, ku do të mbillen 2 milionë pemë. Ky plan urbanistik sipas Veliaj parashikon 13 projekte strategjike, i pari Pylli Orbital.
Kryebashkiaku Veliaj renditi 5 shtyllat kryesore të planit urbanistik:
Së pari, plani e trajton densitetin e qytetit në funksion të rritjes së efikasitetit të infrastrukturës, diversitetit të shërbimeve dhe ndryshimit të qasjes ndaj lëvizshmërisë;
Së dyti, ndryshimi i qasjes ndaj mobilitetit dhe lëvizshmërisë së njerëzve dhe mallrave në qytet;
Së treti, rizhvillimi dhe rigjenerimi i qytetit;
Së katërti, ruajtja e territorit bujqësor dhe natyror dhe Pylli Orbital si një kufi i ndërtimit pa kriter;
Së pesti, zhvillimi ekonomik, turistik dhe bujqësor i periferisë
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Miratohet buxheti kosovar për vitin 2017

Parlamenti kosovar bën një Rezolutë për rrënimin e murit të Mitrovicës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com