• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj prezanton kandidatin për Vorën: Luli dhe Berisha kanë falimentuar dhe votën e duan për sherre

by A R
13/02/2022 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte në Vorë ku prezantoi kandidatin socialist për kryetar të Bashkisë në zgjedhjet e 6 Marsit, Blerim Shera, ku tha se ka vetëm një parti fituese dhe ajo është Partia Socialiste. Ai nënvizoi se në Partinë Demokratike askush nuk e ka mendjen te populli, por te sherret për karriget e tyre.

“Ata e duan votën për sherre dhe thonë: ‘Ma jepni votën, që t’ia fus Saliut’. Saliu thotë: ‘Ma jepni votën që t’ia fus Lulit’. Por, vota është kontratë, nuk është levë për sherr, nuk është shul, nuk është bravë. Vota është kontratë! Unë do lidh një kontratë me ata që do më shërbejnë, me ata që do më bëjnë investimet, me ata që kanë akses te qeveria, me ata që kanë mundësi të çojnë përpara këto projekte, me ata që mund të mbarojnë procesin e vaksinimit, me ata që mund të mbarojnë shkollat, me ata që mund të mbarojnë rrugët, me ata që mund të mbarojnë ujësjellësit, më ata që mund të mbarojnë pallatet, me ata që mund të mbarojnë shtëpitë. Vota është armë, por arma jote jo për sherr”, pohoi Veliaj.

Për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, Veliaj tha se janë dy anë të së njëjtës monedhë, që nuk është më në qarkullim.

“Mos kini asnjë iluzion! Janë dy anët e së njëjtës monedhë, të falimentuar. Janë si ai leku i vjetër, njëri është koka, tjetri është pili. Po është koka-pili i një monedhe që nuk është më një qarkullim. Tamam si ai leku i vjetër, që sot nuk vlen asgjë, dhe ka ardhur koha të riciklohet. Ata janë shembulli se çfarë ndodh kur të hipën vetja në qejf, kur e shikon karrigen si mënyrë për ta vjelë popullin, jo për t’i shërbyer, dhe ja çfarë i ndodh partisë tonë kur reflekton, kur punon, kur është e përulur, kur i bashkon njerëzit dhe nuk i përçan, fiton gjithmonë. Ndaj, formula jonë e fitores dihet”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se Partia Socialiste është si një familje e madhe që i mirëpret të gjithë, që është aty për njerëzit, edhe kur mbarojnë zgjedhjet. Drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, foli për formularin që kryeministri Rama ka nisur shtëpi më shtëpi, për të marrë mendimin e të gjithëve për vendimet e rëndësishme që qeveria do marrë.

/a.r

Next Post
Kapet Gentian Deda, i kishte shpëtuar drejtësisë italiane | FOTO

Policia bën bilancin në një javë: U zbuluan dy laboratorë droge, 126 të arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In