• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj prezanton 24 administratorët: Llogaria, e lartë sa pritshmëritë!

by
31/07/2015 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veliaj prezanton 24 administratorët: Llogaria, e lartë sa pritshmëritë!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar sot 24 Administratorët e rinj me të cilët do të punojë gjatë mandatit të tij në krye të këtij institucioni.

Në fjalën e tij, Veliaj kërkoi nga ata punën dhe shërbimin maksimal ndaj qytetarëve, ose në të kundërt kontrata e tyre do të përfundojë. Veliaj theksoi se ai do të jetë personalisht në çdo orë në shërbim të qytetarëve dhe të njëjtën gjë dhe punë kërkoi edhe nga administratorët.

Po ashtu Veliaj u shpreh se gjatë detyrës, administratorët do të mbajnë në dorë vetëm flamujt e Bashkisë dhe të Shqipërisë. Në fund Veliaj tha se nëse puna e administratorëve do të kompromentohet, atëherë ata do të përgjigjen përpara ligjit.

“Ju emëroheni administratorë, pra nuk zgjidheni. Pra kontrata që lidhim sot nuk është e përhershme. Ajo do të jetë në bazë të performancës. Nuk do të jetë vetëm vlerësimi im, por edhe i qytetarëve. Tek unë do të gjeni një telefon, dhe një zyrë të hapur 24 orë në ditë. Nëse do të duhet ndërhyrja ime personale, konsiderojeni këtë një linjë të hapur komunikimi. Llogaria do të jetë aq e lartë sa pritshmëritë që kam. Nuk është sekret që sygjerimi për ju ka ardhur nga Partitë e koalicionit. Në administratën tuaj do të valëviten dy flamurë, ai i Shqipërisë dhe i Bashkisë. Nga ky moment harrojini flamujt e partisë. Ky është ekipi ynë unik që ka uniformën e bashkisë. Me të njëjtin dinjitet nisim nesër shërbimet. Detyra e parë është kjo që thashë tani. Nëse një qytetar largohet i pakënaqur është shenja e parë se diçka nuk po funksionon. Veproni sipas parimit: Beso, kontrollo. Por nëse kompromentoni punën dera ime nuk do të jetë e hapur.” theksoi Veliaj

Next Post

Kryetari i "Plisave" tregon pse i sulmuan polakët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com