• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret ministren e Kulturës së Egjiptit: Koha për të rilidhur fijet dhe për një fillim të ri të raporteve tona

by Java News
19/09/2022 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Tiranë ka nisur java e Kulturës Egjiptiane, një javë me plot aktivitete, që çelin siparin mbrëmjen e sotme me koncertin gala të Orkestrës së Operës së Kajros dhe të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me pjesëmarrjen e sopranos së mirënjohur egjiptiane Amira Selim.

Për këtë qëllim, në Tiranë ndodhet edhe ministrja egjiptiane e Kulturës, Nevien Elkilany, e cila u prit nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Në fund të takimit, Veliaj nënvizoi faktin se marrëdhëniet mes dy vendeve tona po njohin një kapitull të ri, që përforcohen edhe më tepër me aktivitetet e përbashkëta kulturore.

“Është shumë kënaqësi që jeni në Tiranë! Ne jemi rritur që të vegjël me historitë nga Misiri dhe se si lëvizja jonë kombëtare, lëvizja jonë për pavarësi, rilindësit tanë, kanë pasur një bazë të diasporës në Kajro, në Aleksandri. Ne kemi një tërheqje ndaj kulturës së jashtëzakonshme të Egjiptit, por edhe për faktin se një pjesë e historisë sonë është e lidhur me vendin tuaj. Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që pas vizitës së kryeministrit Rama, takimit me presidentin El-Sisi në Egjipt, ju jeni zyrtarja e parë që vini këtu dhe kështu shenjojmë një fillim të ri të raporteve tona,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se koncerti i Orkestrës së Operas mbrëmjen e sotme dhe ai folklorik në Sheshin Skënderbej mbrëmjen e së dielës, janë vetëm dy kulmet e një jave të mbushur me art dhe kulturë egjiptiane në Tiranë.

“Jam shumë i lumtur që do të kemi një bashkëpunim mes dy orkestrave tona, të Shqipërisë dhe Egjiptit në Opera dhe mezi pres që qytetarët të na bashkohen në këto aktivitete. Do të kemi disa evente të ndryshme, për këtë raport special mes Shqipërisë dhe Egjiptit. Mezi pres që të dielën, në datën 25 shtator, në sheshin “Skënderbej”, të kemi një koncert të jashtëzakonshëm folklorik të Egjiptit,” tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj e vuri theksin edhe në rritjen e marrëdhënieve në fusha të tjera, ku veçoi ndërveprimin mes të rinjve të të dy vendeve, por edhe bashkëpunimin ekonomik, që ai e vlerësoi të shkëlqyer.

“Mezi pres që këtë raport special që kemi, sidomos në këtë vit ku Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, ta forcojmë, jo vetëm me artistët egjiptianë, por edhe me të rinjtë, që mund të vijnë këtu për të shkëmbyer eksperienca, apo të rinjtë tanë që mund të shkojnë në Kajro, Aleksandri etj.

Është lajm fantastik fakti që çdo javë 5-6 avionë çojnë shqiptarët në Egjipt dhe 5-6 avionë sjellin turistë nga Egjipti në Tiranë. Traditën e mirë që kemi nisur me turizmin, që po e vazhdojmë tani me kulturën, ta fuqizojmë edhe më shumë në marrëdhëniet tona ekonomike dhe tregtare. Jemi shumë afër për të qenë kaq larg. Duhet të jemi edhe më afër në fushat e shkëmbimit të mallrave,” deklaroi ai.

Veliaj i dhuroi ministres Nevien Elkilany Kullën e Sahatit të Tiranës. Java e Kulturës Egjiptiane do të zgjasë deri më datë 25 shtator dhe përfshin një sërë aktivitetesh, jo vetëm në fushën e muzikës, por edhe në letërsi, piktura e teatro./m.j

Next Post
Del nga sistemi i drejtësisë/ Pas dy kërkesave, KLGJ pranon dorëheqjen e gjyqtarit Artan Gjermenit

Del nga sistemi i drejtësisë/ Pas dy kërkesave, KLGJ pranon dorëheqjen e gjyqtarit Artan Gjermenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndezi zjarrin në fshatin Petë të Vlorës dhe shkrumboi pemëtarinë, arrestohet piromani 52-vjeçar! Në kërkim vëllai dhe kushëriri

Ndezi zjarrin në fshatin Petë të Vlorës dhe shkrumboi pemëtarinë, arrestohet piromani 52-vjeçar! Në kërkim vëllai dhe kushëriri

September 8, 2026
“E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

“E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

September 8, 2026
Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

September 8, 2026
Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

September 8, 2026
PISA 2025, Shqipëria ngjitet në renditje, Kumbaro: Kryesojmë Ballkanin Perëndimor në matematikë dhe shkencë!

PISA 2025, Shqipëria ngjitet në renditje, Kumbaro: Kryesojmë Ballkanin Perëndimor në matematikë dhe shkencë!

September 8, 2026
“Parlamenti është marrë peng”, Agron Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Mazhoranca po përpiqet të…

Gjekmarkaj ironizon mazhorancën: Ligjet tuaja janë ‘Besa’ e Gysit dhe “Prania besnike” e projektuar nga sekseri i armëve!

September 8, 2026
“Do shqyrtohet më 17 shtator në Kuvend!”- Pagat e magjistratëve, Balla ironizon Opozitën: U ‘digjet barku’ për gjyqtarët, por i shajnë me “libër shtëpie”

“Do shqyrtohet më 17 shtator në Kuvend!”- Pagat e magjistratëve, Balla ironizon Opozitën: U ‘digjet barku’ për gjyqtarët, por i shajnë me “libër shtëpie”

September 8, 2026
I vunë 200 mijë euro gjobë nga burgu menaxherit të lokalit, goditet banda e drejtuar nga shqiptari, 4 të arrestuar

Interpoli e kërkonte për grabitje të armatosur, shqiptari kapet i fshehur në Patra të Greqisë! Nisin procedurat e ekstradimit

September 8, 2026
Alarmi rus, forcohet mbrojtja e krahut lindor të NATO-s, Polonia inauguron qendrën e re!

Alarmi rus, forcohet mbrojtja e krahut lindor të NATO-s, Polonia inauguron qendrën e re!

September 8, 2026
DEBATET/ Politika e nis ‘luftën’ që te Konferenca e Kryetarëve, shkak pagat e magjistratëve! PD: Po shkelet Kushtetuta! PS: Pagat i cakton Parlamenti, jo Gjykatat

DEBATET/ Politika e nis ‘luftën’ që te Konferenca e Kryetarëve, shkak pagat e magjistratëve! PD: Po shkelet Kushtetuta! PS: Pagat i cakton Parlamenti, jo Gjykatat

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com