• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret Fedrigan: Gorica kryeqyteti Europian i Kulturës, Tirana kryeqytet Mesdhetar i Kulturës

by A R
24/05/2024 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidentin e Rajonit të Pavarur Friuli-Venezia-Giulia, Massimiliano Fedriga, dhe ekipin drejtues që e shoqëronte në vizitën e tij në kryeqytetin shqiptar. Presidenti Fedriga vlerësoi punën e bërë për transformimin e Tiranës, duke e konsideruar atë si një partner strategjik në bashkëpunimin mes dy vendeve. Ai nënvizoi faktin se forcimi i këtij bashkëpunimi, si dhe shfrytëzimi i mundësive për investime, do të jetë një shtysë e rëndësishme drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

“Shqipëria, dhe veçanërisht Tirana, përfaqësojnë një partner strategjik dhe thelbësor për mundësitë reciproke që mundemi të ndërtojmë së bashku. Sipërmarrjet italiane do munden të gjejnë mundësi të madhe për të investuar në sektorin e inovacionit këtu sepse mund të jenë oportunitete jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë hapësirën e Ballkanit, në të cilën Shqipëria është pikë referimi me kryeqytetin e saj, Tiranën. Trieste, qartësisht qendra e Friuli-Venezia-Giulias, ka një marrëdhënie të veçantë me Mesdheun, sikurse në rastin e “Kryeqytetit Europian të Kulturës”, Gorica dhe Nova Gorica, dhe të “Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut”, Tiranës. Pasuar nga marrëveshjet e lidhura me Shqipërinë unë besoj se Tirana, që më duhet të them edhe falë punës së jashtëzakonshme që ju keni bërë në këtë qytet, duke e transformuar në një qytet europian, mund të gjenden mundësi të rëndësishme për të ndërtuar së bashku një të ardhme evropiane”, theksoi ai.

Nga ana e tij, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi mikpritjen dhe raportin special që ekziston me Italinë, duke përmendur disa nga arritjet dhe bashkëpunimet mes dy vendeve, që konsiderohen tashmë si histori suksesi. Kreu i Bashkisë vuri theksin në nevojën e rritjes së këtij bashkëpunimi në të ardhmen, përmes nxitjes së sipërmarrjeve e projekteve në fusha të ndryshme.

“Duam të bëjmë më shumë. Kemi disa ambicie të përbashkëta, ambicie digjitalë, për të shkuar në punët e gjeneratës së re, me qendrat kërkimore që ju keni, me Piramidën, me Zonën e Lirë Ekonomike që kemi, por edhe në nivel bashkish. Ajo që mund të bëjmë me Triesten, po t’i referohemi historisë kemi bërë shumë në të kaluarën, duhet të bëjmë shumë edhe në të ardhmen. Ne kemi disa eksperienca pozitive: për shembull, bëjmë pastrimin e qytetit me Bashkinë e Veronës, po punojmë me Venecian, me të cilën sapo u binjakëzuam për vitin e kulturës, ndaj më duket ideale propozimi që Gorica, që do të jetë kryeqyteti Europian i Kulturës dhe Tirana që do të jetë vitin tjetër Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, mundet të shkëmbejnë një aktivitet të përbashkët kulturor, por mbi të gjitha raportet mes bizneseve. Shoh që sipërmarrja e rajonit tuaj, do të ishte ideale për të qenë në zonën tonë të lirë ekonomike, ose për të parë disa nga punët e qytetit që ne mund t’i bëjmë në një bashkëpunim”, u shpreh kryebashkiaku.

/a.r

Next Post
PS bojkoton mbledhjen e KKIE, Tabaku: Premton luftë kundër korrupsionit, por pengon llogaridhënien

PS bojkoton mbledhjen e KKIE, Tabaku: Premton luftë kundër korrupsionit, por pengon llogaridhënien

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In