• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Presidenti qesharak?! Është tahmaqar dhe i ligë

by A R
10/05/2016 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përplasja që presidenti Bujar Nishani pati me Erion Veliaj për këndin e lojërave tek Liqeni duket se e ka zanafillën që nga koha kur Veliaj ishte ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, para se të zgjidhej në krye të Bashkisë së Tiranës.

Pak kohë më parë kryebashkiaku e quajti qesharak Presidentin duke ju referuar takimit që ai pati tek Liqeni me disa aktivistë të shoqërisë civile që kundërshtojnë projektin për parkun e lojërave. Por “qesharak” është më e pakta që Veliaj mendon për kreun e shtetit.

I ftuar në emisionin “Opinion”, kryetari i Bashkisë së Tiranës lëshoi akuza të panumërta ndaj Presidentin Nishani, me të cilin tha se ka një zemëratë që nga përplasjet për çështje të ndryshme që kreu i shtetit pati me mazhorancën, raporton Express.

“Unë s’kam qenë ironik, kam qenë i zemëruar me presidentin që e ktheu presidencën në leckë për të fshirë mëkatet e një partie që i shërbeu edhe gjatë kohës që ishte president dhe s’u distancua. Është fyese të hiqesh si ambientalist në momentin që shkon në park më gjithë eskortën tënde. Presidenti nuk pret 21 janarin dhe familjarët që u vranë do të thotë se është me dy standarde. Ai pret vetëm qytetarët që i interesojnë axhendës së tij politike. Presidenti i bëri thirrje të hapur prokurorisë dhe gjykatës që të marrë anë, ky president e drejton prokurorinë dhe gjykatat. Ka një konflikt interesi kur ti bëhesh palë e një procesi që është në gjykim….”, tha Veliaj.

Ai dha edhe arsyet se nga i ‘buron’ gjithë kjo zemëratë ndaj Presidentit Nishani, të cilin e quajti “ të ligë dhe tafmaqar”.

“Të shpjegoj zhgënjimin tim personal me Bujar Bishanin. Në momentin që  presidenti i Republikës sillet si Bujar Nishani, atëherë ka vajtur presidenca te Nishani jo Nishani te presidenca. Ky është një njeri që zhgënjeu qeverinë me mënyrën si trajtoi Visar Zhitin , me mënyrën si vodhi pronë  e kishës katolike në Elbasan. Ky është një njëri që disa herë me të gjithë ministrat ka shkuar kundër interesit publik për interesin personal. Gjithmonë kam besuar që përtej një njeriu tafmaqar për pronën e kishës në Elbasan, përtej një njeriu të lig, të lig kundër Visar Zhitit për emërimin në ambasador, mund ta them me plot gojë. E them këtë me plot gojë se askush nuk është shkel në besë siç jam shkel unë. Isha i vetmi zyrtar edhe në Tiranë edhe në qeveri që ruaja një marrëdhënie respekti e kam nderuar në çdo situatë, kam pasur komunikim serioz prandaj jam i zhgënjyer. Unë jam i zemëruar me presidentin se zgjodhi të ishte president i një partie të vogël”, përfundoi Veliaj. (express / a.r)

Next Post

Rrahu barbarisht gazetarin sportiv, arrestohet presidenti i Kastriotit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In