• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj pezullon të gjitha lejet e ndërtimit në Bashkinë Tiranë

by Java News
01/08/2015 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veliaj pezullon të gjitha lejet e ndërtimit në Bashkinë TiranëPezullohen të gjitha lejet e ndërtimit në Tiranë

Pas zgjerimit me 24 herë në territor, Bashkia e Tiranës do të ketë një plan të ri zhvillimor vendor. Bëhet fjalë për një planë të mirëfilltë zhvillimi që vjen si një nevojë jo vetëm për për shkak të rezervave që kanë ekzistuar për planin aktual si një plan klientelist, por edhe sepse Bashkia e re ka nevojë për një plan që trajton të gjitha zonat e Tiranës, që me ndarjen e re territoriale janë bërë pjesë e kësaj bashkie. Për këtë qëllim, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, kanë firmosur sot marrëveshjen e bashkëpunimit që do të sjellë hartimin e një plani të qëndrueshëm dhe që i përgjigjet këtij territori të ri.

Duke folur gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se tashmë ka ardhur një erë e re e marrëdhënieve Bashki-Qeveri, produkt i së cilës do jetë dhe hartimi i këtij plani të ri zhvillimor. “Në fund të mandatit ne nuk duhet të mjaftohemi që të themi që i lamë Tiranës një vizion. Ne na duhet shumë më shpejt sesa fundi i mandatit të kemi një plan të zhvillimit të Tiranës dhe pastaj për pjesën tjetër të mandatit të vëmë në zbatim këtë plan”, u shpreh Veliaj.

Për rrjedhojë ai sqaroi se meqenëse plani ekzistues i trashëguar nga Bashkia e vjetër nuk do jetë më në fuqi, do të pezullohen edhe dhënia e të gjitha lejeve të ndërtimit, deri në përfundimin e planit të ri. “Nga sot, duke qenë se ka rënë plani i vjetër i zhvillimit t Tiranës, pezullohen lejet e ndërtimit deri sa ne të kemi një plan afatgjatë të zhvillimit të qytetit, në bazë të këtij bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Urban”, tha Veliaj.

Gjithashtu ai ka paralajmëruar se Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake do të bëjnë një verifikim të të gjitha lejeve të ndërtimit të dhëna deri më tani nga bashkia e mëparshme, për të parë ligjshmërinë e tyre. “Do bëjmë të gjithë verifikimin e ndërtimeve pa leje, shkeljet në urbanistikë apo edhe një audit të lejeve që janë dhënë, që parregullsitë trajtohen ligjërisht”, u shpreh Veliaj. Kryetari i Bashkisë bëri të ditur gjithashtu se plani i ri do të jetë gati brenda vitit të parë të këtij mandati.

Next Post

Miss Dhoqina e “Portokallisë”: Aventura ime e pushimeve me të dashurin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In