• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj përuron rrugën “Dritan Hoxha”, pedalon me biçikletë në korsinë e dedikuar

by Lorenc Vangjeli
27/11/2015 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga dita e sotme, do të jenë funksionale korsitë e dedikuara për biçikletat dhe ato për autobusët në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë, që përbën hyrjen kryesore për në kryeqytet.  Rruga tashmë ka 6 korsi gjithsej, 3 për automjete, 1 për autobus, 1 për biçikleta dhe 1 për këmbësor. Në inaugurimin e rrugës, ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, i cili zgjodhi të pedalojë me biçikletë në korsinë e dedikuar.

“Ne besojmë që një qytet i mirë nuk është ai ku çdo njeri ka makinë dhe të pasurit kanë makina të shtrenjta, por ku çdo njeri pavarësisht se është i pasur apo në gjendje jo të mirë ekonomike, të ketë mundësi të ndihet i barabartë. Duke i dhënë tre korsi këmbësorëve, çiklistëve dhe atyre që përdorin transportin publik po japim edhe vizionin tonë se cili është qyteti që duam të ndërtojmë dhe qyteti ku besojmë”, deklaroi Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës njoftoi se ky sistem i paraprin reformës në transportin publik. “Vitin tjetër do të kemi një sistem të ri të linjave të autobusëve dhe elektronik të biletës, që do të favorizojë studentët dhe pensionistët. Ky fillim i ri i kësaj arterie të korsive të dedikuara të autobusëve e biçikletave i paraprin dhe projektit për modernizimin e transportit publik”, deklaroi Veliaj.

Ai falënderoi të gjithë bizneset për ndihmën e dhënë dhe që mundësuan këtë investim në kushtet kur buxheti i bashkisë është gjendur në vështirësi financiare. “Nuk ia dilnim dot vetëm me buxhetin e Bashkisë ku s’kishim para as për të paguar rrogat, ndaj u jam sot shumë mirënjohës të gjithë bizneseve që në total kanë kontribuar në vlerë financiare, duke sponsorizuar segmente të ndryshme të kësaj rruge, mbi dy milionë dollarë”, -tha Veliaj.

Sipas tij, për çështje të transparencës do të ketë një ceremoni të veçantë me të gjithë kompanitë që bënë të mundur investimin në kushtet kur me fondet e bashkisë nuk do të ishte arritur.

“Sot qytetit i kemi dhënë 4 kilometra rrugë biçikletash, korsi të dedikuara autobusësh, infrastrukturë në trotuare dhe investimet e vitit tjetër, nuk do të ketë rrugë pa inkorporuar kanalizimet moderne edhe korsinë e biçikletave, trotuaret për këmbësorët. Do të sigurohemi që qyteti i së ardhmes është një qytet më human dhe njerëzor”, përfundoi Veliaj.

Synimi i Bashkisë së Tiranës është që të krijohet rrjeti minimal i çiklizmit në qytet dhe për të mundësuar që nga 0.4% të banorëve që përdorin biçikleta, brenda një mandati të dhjetëfishohet në 4% të popullsisë që i përdor rregullisht ato.

Veliaj-ne-Rrugen-Dritan-Hoxha-1 Veliaj-ne-Rrugen-Dritan-Hoxha-2 Veliaj-ne-Rrugen-Dritan-Hoxha-4

Next Post

Vrasja e 82-vjeçarit në Fier, i dyshuari: Nuk e vrava unë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

June 21, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

June 21, 2026
Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

June 21, 2026
VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

June 21, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Kali i pushtetit

June 21, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Protesta që e di cilët do të heqë nga puna, por jo cilët dëshëron të marrë në punë

June 21, 2026
I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

June 21, 2026
“Epsteini” ynë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

June 21, 2026
“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

June 21, 2026
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In