• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Përballuam me sukses situatën më të vështirë të dekadës së fundit

by A R
08/01/2017 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka mundur të përballojë me sukses edhe natën më të ftohtë të këtij dimri, ndërsa ka ofruar strehë dhe të gjitha kushtet e nevojshme për rreth 150 persona në 4 qendrat sociale. Një rol të rëndësishëm në menaxhimin e kësaj situate ka luajtur edhe Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë së Tiranës, i cili i është përgjigjur në kohë të gjitha emergjencave dhe thirrjeve të qytetarëve për ndihmë, jo vetëm në rast zjarri, por edhe kur është dashur ndërhyrje të tjera për familjarët e vetmuar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi sot mjediset e Shërbimit Zjarrfikës, ku falenderoi punonjësit për profesionalizmin e treguar në përballimin e situatës. “Jam krenar që jam kryetar i një qyteti që funksionon me këtë filozofi, të gjithë për një, kur vjen puna tek rastet në nevojë. Zjarrfikësit kanë qenë heronjtë e qytetit tonë dhe jam këtu për t’u treguar se sa krenar jam si kryetar bashkie për të gjithë ata që kanë shërbyer me 3 turne në këto ditë gatishmërie. Fatmirësisht, falë shërbimit të heronjve tanë nuk kemi pasur asnjë fatalitet në Tiranë dhe do doja që të vazhdonim në këtë gjendje edhe dy tre ditët e ardhshme, teksa temperaturat ngrihen”, tha Veliaj. Për këtë ai ka falenderuar edhe qytetarët që janë treguar bashkëpunues, duke njoftuar shërbimet e Bashkisë së Tiranës, përfshi edhe Zjarrfikësen, për çdo rast emergjence që i ka ndodhur familjarëve apo komshinjve të tyre, por edhe bizneset, shoqatat dhe komunitetet fetare që kanë ofruar ndihmën e tyre me veshmbathje dhe ushqime.

“Dua të falenderoj me gjithë zemër restorantet që kanë gatuar, dyqanet dhe kompanitë që janë ofruar me veshmbathje, për ata që janë ofruar me batanije, me tesha edhe ndërresa. E vlerësoj jashtë mase sepse treguam që pavarësisht se jemi bërë një qytet shumë i madh, e kemi ruajtur intimitetin që ka një familje për t’iu gjendur njëri-tjetrit në nevojë. Kjo është e dukshme edhe sot me kolegët e zjarrfikëses, falë dhjetëra qytetarëve që kanë telefonuar, për një fqinj, për një të moshuar, për një komshi, i cili ka qenë në gjendje jo shumë të mirë shëndetësore, nuk i është përgjigjur trokitjeve në derë ose telefonatave, janë shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish”, shtoi Veliaj. Ai gjithashtu theksoi se pavarësisht faktit që situata më e vështirë tashmë ka kaluar, duhet ende kujdes dhe vëmendje, si nga institucionet shtetërore, ashtu edhe nga vet qytetarët që edhe në ditët në vijim të tregohet i njëjti vullnet dhe gatishmëri.

“Më e keqja ka kaluar, do të thotë që rastet më të vështira kanë qenë i ftohti i këtyre ditëve. Ka patur mbi 150 vetë që janë strehuar në qendrat sociale. Besoj se qyteti u bashkua më shumë se kurrë në këto ditë të vështira dhe kemi kaluar me sukses një nga situatat më problematike që Tirana ka hasur në dekadën e fundit. Do të doja të vazhdonim kështu dhe do të doja të falenderoja të gjithë ata qytetarë, që pavarësisht kushteve modeste ekonomike që kanë pasur, që ose kanë qenë vullnetarë në qendrat tona, ose kanë shërbyer duke gatuar, ose kanë sjellë ushqime dhe veshmbathje. Është shenja e një qyteti ideal. Besoj se Tirana është ideale, jo se ka infrastrukturë të madhe, por sepse ka njerëz me zemër të mirë dhe ka njerëz që janë gati të shërbejnë kur qyteti ka nevojë”, theksoi Veliaj. Ai u ka bërë apel qytetarëve që edhe në ditët në vazhdim të jenë të kujdesshëm për të shmangur çdo incident, qoftë me mjetet e ngrohjes në shtëpitë e tyre por edhe duke ofruar ndihmë për komshinjtë e tyre që janë të vetmuar.

“Do të doja t’ju kërkoja që të jenë të përgjegjshëm në përdorimin e enëve të gazit dhe të gjitha lëndëve djegëse. Do të doja gjithashtu që për ata të pastrehë ose njerëz në situatë rruge, ku siç e kemi thënë, shumë prej tyre kanë familjarë, por për një arsye apo për një tjetër janë larguar nga familjet e tyre, do të doja që të kontaktojnë me Bashkinë, t’i rigjejnë familjarët e tyre në një nga qendrat tona sociale, të rilidhen, t’i rikthejnë në familje”, u shpreh Veliaj.

Drejtori Shkëlqim Goxhaj, sqaroi se Shërbimi i Zjarrfikëses i Bashkisë Tiranë ka qenë në gatishmëri për të gjitha ngjarjet që ka pasur dhe se janë marrë të gjitha masat edhe për ditët në vijim, deri në normalizimin e temperaturave në qytet. Duke falenderuar qytetarët për bashkëpunimin këto ditë për shpëtimin e jetëve njerëzore, kreu i Shërbimit Zjarrfikës i kërkoi qytetarëve që për të gjithë të afërmit që kanë, që jetojnë të vetmuar apo të moshës së tretë, të jenë më të kujdesshëm dhe për çdo rast që nuk u përgjigjen telefonatave, të lajmërojnë në numrin 112.

“Duhet të falenderojmë qytetarët që gjatë këtyre ditëve kanë telefonuar shërbimin zjarrfikës sa herë që njerëzit e tyre, të afërm ose komshinjtë e tyre nuk i janë përgjigjur thirrjeve të telefonit. Ne kemi pasur një ngjarje të tillë ditën e djeshme, ku na kanë lajmëruar rreth orës 4 të mëngjesit, ku një qytetare nuk i përgjigjej thirrjeve të telefonatave të njerëzve të afërm. Ka shkuar shërbimi zjarrfikës aty dhe ka gjetur një të moshuar në gjendje jo shumë të mirë shëndetësore. Menjëherë kanë lajmëruar Shërbimin e Urgjencës së Tiranës, të cilët kanë ardhur dhe kanë transportuar këtë të sëmurë në urgjencë dhe është bërë shpëtimi i jetës së saj”, tha Shkëlqim Goxhaj.

Next Post
Prençi: Në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë çdo familjeje

Prençi: Në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë çdo familjeje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In