• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj për pallatin e Maks Velos: Do ringrihet më i bukur dhe më i fortë!

by
09/12/2021 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se prishja e objektit 7-katësh në Bulevardin “Zogu I”, gjë që ka marrë shumë vëmendje mediatike gjatë këtyre ditëve, ka ardhur pas vlerësimit të Institutit të Monumenteve si godinë e dëmtuar rëndë nga tërmeti.

Duke komentuar reagimet e shumta sidomos për faktin se ky pallat ishte projektuar nga Maks Velo, Veliaj ironizoi duke thënë se sa kohë ishte gjallë arkitekti i njohur askush nuk e kujtoi nga ata që sot po e përdorin për të hedhur baltë ndaj njerëzve që punojnë.

“Kur arkitekti i njohur ndërroi jetë, apo kur kishte përvjetor dhe i duhej bërë varri këta analistët unë nuk i pashë në asnjë vend. Këta e duan arkitektin e njohur vetëm që të dalë në televizor kur duan t’i nxjerrin sytë apo t’i vënë stërkëmbëshin dikujt që po punon. Për sa kohë që Instituti i Ndërtimit thotë se, “kemi shumë nostalgji për shkollën në Pezë, por tërmeti e shkatërroi, ndaj duhet ta bëjmë më të madhe, më të bukur dhe më të fortë”, atëherë do iu bindemi inxhinierëve,” tha Veliaj.

Nga ana tjetër kryebashkiaku tha se me të njëjtën procedurë janë ringritur sot shkolla për të cilat po ashtu është hedhur baltë nga politika me qëllimin e vetëm për të bllokuar punët e bashkisë.

“Edhe atëherë thanë: “Si do prishet shkolla në Pezë?!” Po si do bëjmë? Do e kthejmë shkollën në një rrënojë ku mësojnë fëmijët tanë, apo do ta prishim sigurisht duke ruajtur kujtimet? Pashë shumë prej stendave të historikut të shkollës. Pashë shumë prej stendave të punëve të shkollës. Ato patjetër që janë gjërat që do i ruajmë, por llaçi e tullat që ishin ndërtuar në një tjetër shekull, me të tjera standarde, që nuk i bënë ballë sfidës që na solli natyra do të duhet të prishen që të ndërtohet diçka më e madhe, më e bukur dhe më e fortë dhe kjo vlen për çfarëdo lloj projekti,” deklaroi Veliaj.

Ne nuk mund të kemi ngrehina shtoi kreu i Bashkisë që mund të kthehen në burime fatkeqësie, vetëm sepse dikush ka nostalgji.

“Nëse nuk mban, ne do marrim vendime të guximshme, do kërkojmë ndihmë nga miqtë, do punojmë me të gjithë bashkëpunëtorët, do kërkojmë vëllezër e motra kudo që i kemi nëpër botë që të ringrihemi më të fortë dhe unë them që sot në Pezë ne jemi ngritur më të fortë seç ishim në 26 nëntor 2019, kur ra tërmeti,” u shpreh Veliaj në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë së përurimit të shkollës “16 Shtatori” në Pezë të Madhe.

/b.h

Next Post
I proceduar në Belgjikë për “Toyota Yaris”? Basha: Po të jetë nevoja, nisem që tani drejt Brukselit

Basha i përgjigjet Berishës: Gënjeve shqiptarët për interesat e tua! Po kamuflon konfliktin e vërtetë me SHBA-të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In