• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj për padinë ndaj Berishës: Do e mbyllë karrierën e vet si shpifës profesionist. Berisha një frikacak që vret pas perdeve

by Java News
08/05/2023 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në fund të jetës së vet politike do të damkoset dhe si një shpifës”. Kështu deklaroi Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në lidhje me kallëzimin për shpifje që ka bërë ndaj kreut të Foltores që sot iu shmang gjykatës.
Në një lidhje televizive me ABC, Veliaj u shpreh se qytetarët tashmë e kanë të qartë që Berisha përfaqëson një shpifës dhe njeriun që i ka shkaktuar kaq shumë fatkëqësi vendit.

“Unë besoj që antidoti, ilaçi për këtë kulturë të shpifjes, është që të shkohet në gjykatë dhe të thuhet kush janë këta Garda e Iranit, çfarë lidhje kanë. Dëgjova për një zoti Lopa. Pastaj pashë zotin Lopa me zotin Ilir Meta. Pra, këtu është një çorap, i cili gatuhet nga një njeri që për 30 e ca vite i ka përçarë shqiptarët, veriun me jugun, të krishterët me myslimanët, vendalinjtë me të ardhurit. Kjo duhet të mbarojë. Sali Berisha vërtetë është 80-vjeç dhe sot njerëzit më thonë – “Po lëre se është i roitur” – ose – “ hapi rrugë budallait”.

Kjo gjithashtu nuk funksionon. Nuk thotë njeri në Amerikë ose në shtetet e zhvilluara në Bashkimin Europian hapi rrugë të marrit. Jo, të marrit i tregohet vendi. Shpifësit i tregohet vendi. Isha sot në gjykatë, Sali Berisha që ka kaq ditë që kërkon një debat, nuk erdhi. Nuk erdhi jo se kisha unë dyshim, por për të sqaruar për të gjithë ata që akoma e ndjekin, Sali Berisha është një frikacak. Një njeri që të vret pas perdeve të kryeministrisë. Një njeri që me familjen e vet hodhi një fshat të tërë në erë. Veshi mijëra nëna me të zeza në vitin ’97-’98”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se pret që gjykata ta certifikojë Berishën edhe si shpifës. “Ajo që kam kërkuar, është që gjykata të certifikojë Sali Berishën si shpifës. Një njeri i cili nuk shkon kurrë përpara gjykatës, një njeri që nuk paraqitet kurrë në prokurori. Një njeri që nuk ka kurrë kurajo, s’ka pasur kurrë kurajo civile t’i përballë faktet, por vetëm shpif, shpif, shpif, e ka sjellë këtë vend në një situatë ku është bërë sport thuajse kombëtar që të shpifësh e të shash. Fatmirësisht nuk e bën shumica e poppullsisë, ndryshe do fitonte Saliu. Fakti që ai humbet 8 nga 9 betejat e fundit dhe së shpejti edhe të 9-ën, tregon që shumica e njerëzve janë seriozë. Unë besoj që me dënimin e Sali Berishës do marë fund një epokë, ku ai në fund të jetës së vet politike do të damkoset dhe si një shpifës. Nuk ka turp më të madh për një politikan, sesa të rrihet 8, 9 herë radhazi dhe të ketë një certifikatë për të mbyllur karrierën e tij si një shpifës profesionist”, shtoi Veliaj./m.j

Next Post
“Burrin e dua si Luizi’/ RTSH shkarkon spikeren, reagimi: U morën me ‘skandalin’ tim e harruan vjedhjet me tendera

"Burrin e dua si Luizi’/ RTSH shkarkon spikeren, reagimi: U morën me ‘skandalin’ tim e harruan vjedhjet me tendera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In