• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Për çdo parkim me SMS, qyteti fiton pemë

by Java News
04/03/2018 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti i Bashkisë së Tiranës për pagesën e parkimit me SMS, jo vetëm ka rritur transparencën në shërbim të qytetarëve, por ka rezultuar mënyra ideale për të financuar projekte në dobi të komunitetit si gjelbërimi i qytetit. Tirana Parking iu bashkua kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për mbjelljen e pemëve të reja përgjatë autostradës Sauk-Teg, si kontribut për një mjedis më të gjelbëruar dhe ajër më të pastër.

“Tirana Parking po ndihmon duke mbjellë pemë sot, por në fakt çdo qytetar që parkimin e paguan me celular në nr. 50500, dhuron një pemë. Dua t’i falenderoj të gjithë ata qytetarë që, pavarësisht se koncepti i parkimit me pagesë ishte një koncept i ri për Shqipërinë, sot po kuptojmë që jo vetëm është bërë më e lehtë të gjejmë parkim, jo vetëm që qyteti merr të ardhura, por në momentin që të ardhurat lidhen direkt me gjelbërimin e Tiranës, secili ndihet që ka dhënë një kontribut”, theksoi Veliaj.

Deri më tani në kryeqytet janë mbjellë mbi 90 mijë pemë të reja, shumë afër objektivit për të mbjellë 100 mijë pemë deri në 21 mars. Kryebashkiaku Veliaj ftoi edhe një herë qytetarët që të shfrytëzojnë ditët e mbetura dhe ngjarjet e rëndësishme si 7-8 Marsi për mbjellë një pemë. “Kemi përpara 7-8 Marsin, Ditën e Verës, të tjera arsye për ta bërë Tiranën tonë më të mirë se ç’ishte dje. Janë një mënyrë për t’i kushtuar suksesin e këtij qyteti të gjitha grave dhe vajzave, që e bëjnë këtë qytet të suksesshëm. Siç thotë ajo shprehja: ‘Pas çdo burri ka një grua shumë të aftë’, në fakt edhe pas çdo qyteti ka gra dhe zonja të mrekullueshme, që kanë sukses në kompanitë tona publike ose private”, deklaroi ai.

Eglantina Zëre, drejtoresha e Përgjithshme e “Tirana Parking”, theksoi se çdo e ardhur nga pagesa me celular e vendparkimit, shkon për të mbjellë pemë për qytetin. Një kontribut të çmuar në nismën “Dhuro një pemë” kanë dhënë edhe bizneset, duke i kthyer mbrapsht komunitetit një pjesë të fitimeve të tyre.

“Jam shumë i lumtur që kemi miq që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes sonë për ta gjelbëruar Tiranën. Tirana, si çdo qytet, ndahet në ata që janë spektatorë dhe ata që janë aktorë. Aktorët janë ata që bëjnë gjërat, spektatorët janë gjithologët që vetëm japin mend si bëhen gjërat. Më vjen mirë që sot kemi Tirana Parking që nuk mjaftohen vetëm duke thënë si duhet të bëhen gjërat, por marrin lopatën për të gjelbëruar Tiranën. Është shumë e rëndësishme që kompania të ketë sukses, të ketë fitim, të punësojnë njerëz, por është shumë e rëndësishme që t’i japë diçka mbrapsht komunitetit”, tha Veliaj.

Next Post
Vdiq duke ndaluar grabitësit, PD: Agur Vrenozit t’i jepet titulli “Qytetar nderi”

Vdiq duke ndaluar grabitësit, PD: Agur Vrenozit t’i jepet titulli “Qytetar nderi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investigimi i Fox News: Si koordinohen protestat nga Parisi në Tiranë, planifikohen ‘valë’ të reja…

Investigimi i Fox News: Si koordinohen protestat nga Parisi në Tiranë, planifikohen ‘valë’ të reja…

October 21, 2026
Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

October 21, 2026
Alarm për sigurinë e bazave ushtarake, Britania arreston dy të dyshuar për ndihmë ndaj Iranit

Alarm për sigurinë e bazave ushtarake, Britania arreston dy të dyshuar për ndihmë ndaj Iranit

October 21, 2026
VIDEO/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

“Na ke borxh”, kërcënuan 28-vjeçarin dhe i morën dy makina, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim shoku i tij

October 21, 2026
Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

October 21, 2026
Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

October 21, 2026
Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

October 21, 2026
VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

October 21, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

October 21, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Të gjithë të kënaqur me protestën!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In