• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Pas Liqenit, Kashari do të ketë këndin më të madh të lojërave

by Java News
05/11/2016 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo vetëm në qytet, por edhe në zonat periferike-rurale, po ndërtohen hapësira të posaçme argëtimi për fëmijët dhe çlodhëse për qytetarët. Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kanë nisur punën për krijimin e një tjetër sheshi pushimi dhe këndi lojërash për fëmijë, këtë herë në Yzberisht, pjesë e Njësisë Administrative Kashar.

Në nisjen e punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se pavarësisht pengesave, bashkia do të vijojë punën për të çliruar hapësirat e uzurpuara dhe për të krijuar ambientet e duhura për fëmijët. Ai shtoi se këndi i lojërave të Kasharit do jetë i dyti më i madhi në kryeqytet, pas atij të ndërtuar te Kodrat e Liqenit, dhe se ai do u shpërbëjë të gjithë fëmijëve të kësaj zone.

“Sapo kemi nisur punën për këndin e dytë më të madh të lojërave, pas atij te Liqeni, me shpresë se këtu do të na lejojnë të punojmë, për të pasur një hapësirë të mrekullueshme për fëmijët, por edhe për gjyshet, gjyshërit dhe prindërit. Sigurisht, ky investim, përveç se është një investim direkt për fëmijët, me këndin e lodrave dhe hapësirat sportive, por vjen edhe si një sinjalizim i investimeve që do të vijojmë në Yzberisht”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se investimet në këtë zonë kanë nisur fillimisht me sigurimin e ujit të pijshëm, i cili ka qenë një nga problemet madhore të zonës për vite me radhë, për të vijuar me tej me investimet në uranistikë.

“Filluam me ujin sepse ai është jetik. Furnizimi me ujë të pijshëm ishte një problem për disa vite, por që tashmë është zgjidhur. Tani kalojmë në investime urbane. Kjo zonë ka patur një filozofi në të kaluarën: pallate, pallate, pallate, zhurmë, pis, plehra. Kjo filozofi duhet të ndryshojë. Nuk mund të ketë vetëm pallate, duhet të ketë edhe hapësira çlodhëse, pastërti, hapësira sportive, më shumë fokus te fëmijët. Jeta është më shumë sesa beton! Pra, fokusi i bashkisë do të jetë investime në sheshe dhe hapësira publike, çlirimi i shesheve të caktuara dhe sigurisht, investim në urbanistikë, në sinjalistikë, në rrjetin ujësjellës-kanalizimeve dhe në një pastërti më të mirë, që e meriton zona e Yzberishtit”, theksoi ai.

Veliaj u kërkoi banorëve që të kujdesen për këto hapësira, të cilat janë në shërbim të gjithë komunitetit. “Të jesh në Tiranë nuk mjafton të kesh adresë në Tiranë, por do të thotë edhe të sillesh si në Tiranë, ndaj ju kërkoj qytetarëve t’i respektojmë hapësirat publike në zonën e Yzberishtit, Kasharit dhe në të gjitha zonat peri-urbane të Tiranës. U kërkoj qytetarëve që t’i mirëmbajnë ato dhe të bashkëpunojnë me bashkinë. Një pjesë e madhe e kontributit ka ardhur nga investitorët privatë, të cilët kanë pranuar që hapësira e tyre të bashkohet me tokën publike dhe e gjitha bashkë të na krijojë një terren shumë më të madh”, u shpreh Veliaj, ndërsa theksoi se edhe në këtë rast, ashtu si në çdo investim tjetër të bashkisë, i shtohet vlera e pronës përreth.

Aksion pastrimi me 13 Nëntor
Po sot Kryebashkiaku Veliaj ftoi qytetarët që t’i bashkohen nismës së 13 nëntorit për pastrimin e kryeqytetit. “Dua të ftoj qytetarët e Kasharit, Yzberishtit dhe të gjithë Tiranës, që të na bashkohen në datën 13 nëntor për aksionin e pastrimit të qytetit. Është bukur të protestojmë për gjithçka, por është akoma më bukur që të japim me shembullin tonë mesazhin që besojmë tek ato që themi. Pra, nuk jemi këtu vetëm për të kërkuar pastërti, por që të pastrojmë të parët. U kërkoj të gjithë qytetarëve që të na bashkohen, sidomos këtu në Kashar dhe në Yzberisht, ku ka shumë nevojë, por edhe në të gjitha zonat e Tiranës ku bashkia po bën një punë cilësore. Është e rëndësishme që të gjithë të japim një dorë”, deklaroi ai.

Drejtori i APR-së, Blendi Gonxhe, sqaroi se ky është sheshi i dytë më i madh në Tiranë me një hapësirë rreth 2300 metra katrorë. “Rregullohen shkarkimet, kabina elektrike që ka zënë rrugën, të gjitha rrugë-kalimet e makinave dhe të këmbësorëve, duke përfituar një shesh. Vazhdon përpjekja jonë që të bëjmë të mundur që jo më larg se 500 metra nga çdo shtëpi, çdo familje, çdo fëmijë, të ketë një mundësi për të luajtur apo çlodhur”, theksoi ai. Projekti për sheshin e ri rekreativ përfshin shtrimin e plotë të sheshit me pllaka, ndërtimin e një minifushe basketbolli, vendosjen e stolave, koshave, por edhe ndriçimit e gjelbërimit në të gjithë hapësirën e tij.

ma.me

Next Post
(Foto) Metoda si t’ju rrinë buzët e fryra, pa operacione plastike

(Foto) Metoda si t'ju rrinë buzët e fryra, pa operacione plastike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In