• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Opozitës do t’i bëhen gjunjët me kallo duke u lutur që unë dhe Rama të kemi konflikt

by A R
01/10/2022 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prezantimin e projekteve për Tirana Multifunctional Center, kryebashkiaku Erion Veliaj foli për situatën e ndërtimeve pa leje, të cilave tha se u është dhënë më në fund zgjidhja me vendimin e qeverisë.

Veliaj tha se nga 300 mijë ndërtesa gjithsej që janë në Tiranë, ato pa leje numërohen me gishtat e dorës.

Sipas Veliajt, ajo pjesë e opozitës që shpreson në një konflikt mes tij dhe kryeministrit Rama janë vulëhumbur.

“Në Tiranë ka 300 mijë ndërtesa. Rastet problematike numërohen me gishtat e dorës. Prandaj, me Kryeministrin kemi bërë një diskutim si do ta zgjidhim këtë anomali. E para, si të rakordojmë edhe lejet e bashkisë, edhe lejet e KKT-së. E dyta, si do të ndryshojmë periodën e kontrollit; pra, nëse perioda e kontrollit ka qenë e tillë: në fillim themelet, kati zero, karabinaja dhe pastaj përfundimi, ndoshta perioda duhet të jetë me ditë dhe jo me nivelin progresiv të veprës.

Nëse ligji ka një parashikim për sekuestron e atyre që shkelin ligjin, që janë me gishtat e dorës në një Tiranë me 300 mijë ndërtesa, si do të përkthehet kjo? E merr Enti i Banesave, e merr Bashkia apo e merr qeveria? Kemi sot më në fund një akt i cili sqaron se për ato pak anomali, në një qytet me 300 mijë godina, ne ta zgjidhim njëherë e përgjithmonë se çfarë ndodh dhe si adresohet anomalia në kushtet kur në katin 24 apo të 25 është e pamundur prishja ose le të themi, rikthimi në situatën origjinale të një shkelje, apo të një anomalie.

Kush mendon se i vetmi shans që ata [opozita] të fitojnë ndonjëherë në këtë qytet ose në këtë vend është që unë dhe Edi Rama të kemi konflikt, do ju bëhen gjunjët me kallo duke u lutur për diçka që s’ka për të ndodhur kurrë. S’ka asnjë arsye që, në momentin që këtij qyteti dhe këtij vendi punët po i shkojnë mirë – jo perfekt, ka shumë gjëra që ne duhet t’i bëjmë më mirë – por nëse janë vetëm në këtë shpresë, do të thotë se janë komplet vulëhumbur,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

/a.r

Next Post
Vranësira dhe ulje temperaturash deri në 14 gradë, parashikimi i motit për sot

Moti atipik që do na shoqërojë gjatë tetorit të sivjetëm. Çfarë parashikojnë meteorologët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com