• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria nuk bashkëpunon me SPAK? Manja rrëzon Dumanin: Kallëzimet s’janë tregues, ka rënë korrupsioni

by A R
04/05/2024 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, nuk pajtohet me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, sipas të cilit gjatë vitit 2023, qeveria nuk ka qenë shumë bashkëpunuese me SPAK-un në denoncimin e rasteve të korrupsionit.

Rënien me 40% të referimeve nga ana e institucioneve qeveritare për rastet e korrupsionit, zoti Manja nuk e interpretoi si mungesë vullneti për të luftuar korrupsionin, por krejt të kundërtën.

Ai mbrojti tezën e rënies së nivelit të korrupsionit.

“E kam dëgjuar raportimin e drejtuesit të SPAK-ut, por unë kam një lexim tjetër. Pse të mos e marr në këndvështrimin e parandalimit që ka dhënë goditja e luftës kundër korrupsionit për shkak të punës që bëjnë agjencitë ligjzbatuese?” tha Ministri i Drejtësisë për emisionin “Pa censurë” në RTSH, duke vënë theksin tek masat antikorrupsion të qeverisë.

“Në nivelin makro, qeveria ka marrë një sërë masash që shkojnë në drejtim të luftës efektive kundër korrupsionit. Ne sot japim 1300 shërbime online. Siç e lexoj unë, ka dhënë efektivitet lufta kundër korrupsionit nga agjencitë ligjzbatuese, ku, padiskutim, SPAK-u, si strukturë e dedikuar dhe si strukturë e posaçme, që udhëheq hetimet në këtë drejtim, ka dhënë parandalimin,” u shpreh Ministri i Drejtësisë, i cili vlerësoi se rënia me 6 raste në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022, nuk të çon në analizën e drejtë për të vlerësuar vullnetin e qeverisë për luftën kundër korrupsionit.

PJESË NGA INTERVISTA E MINISTRIT TË DREJTËSISË PËR EMISIONIN “PA CENSURË”

Elona Meço: Kreu i SPAK-ut ka ngritur shqetësimin se ka rënë bashkëpunimi i qeverisë me SPAK-un për të denoncuar korrupsionin. Ai tha se ka rënë me 40% numri i rasteve të denoncuara nga qeveria dhe institucionet e saj. Nuk ka vullnet për të luftuar korrupsionin apo ka diçka tjetër?

Ulsi Manja: E kam dëgjuar raportimin e drejtuesit të SPAK-ut, por unë kam një lexim tjetër. Pse të mos e marr në këndvështrimin e parandalimit që ka dhënë goditja e luftës kundër korrupsionit për shkak të punës që bëjnë agjencitë ligjzbatuese? SPAK-u u krijua në vitin 2019 dhe sot jemi në vitin 2024. Nuk do të ndihesha mirë, nëse në këto 4 vite e ca jetë jetë të kësaj strukture të posaçme, të dedikuar në luftën kundër korrupsionit, të mos jetë përçuar si duhet mesazhi i parandalimit në institucionet publike.

Elona Meço: Pra ju e lexoni këtë si një rënie të nivelit të korrupsinit, edhe pse Departamenti i Shtetit, psh thotë se korrupsioni është i shumë i përhapur, endemik?

Ulsi Manja: E lexoj si mesazh parandalimi, pra në këtë këndvështrim. SPAK-u e lexon në këndvështrim më të ngushtë, të asaj që lidhet me veprimtarinë e strukturës së posaçme. Por në nivelin makro, qeveria ka marrë një sërë masash që shkojnë në drejtim të luftës efektive kundër korrupsionit. Ne sot japim 1300 shërbime online. Pastaj, a është kampioni i analizës për të arritur në konkluzionin që qeveria nuk bashkëpunon? Nuk dua të bie në kurthin e shifrave, por kampioni është shumë i vogël. Në vitin 2022 kanë qenë 19 referime nga institucionet publike për vepra penale korruptive në SPAK, në 2023, që është dhe kampioni i analizës, ka rënë në 12, pra me 6 procedime më pak. Megjithatë, vazhdoj ta lexoj, siç e lexoj unë: ka dhënë efektivitet lufta kundër korrupsionit nga agjencitë ligjzbatuese, ku, padiskutim, SPAK-u, si strukturë e dedikuar dhe si strukturë e posaçme, që udhëheq hetimet në këtë drejtim, ka dhënë parandalimin.

Gazetare: Elona Meço

Next Post
Tentuan arratisjen nga burg/ Zbardhet dëshmia e Dan Hutrës: Më bënë komplot

Vrasësi i tri grave tenton të joshë SPAK-un: Kam informacione për disa ngjarje kriminale...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me lëkurët e vjetra nuk bën dot këpucë të reja

Emigranti i djeshëm, armik i emigrantit të sotëm! Premisat për lindjen e racizmit dhe ekstremit të djathtë

August 31, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

August 31, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

August 31, 2026
Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

August 31, 2026
Rama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

Rama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

August 31, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

August 31, 2026
Minxhozi: Opozita në Kosovë është e goditur rëndë në një pjesë të saj. Liderët e mëdhenj janë në gjyqe

Pushteti nuk merret me vezë, por me vota

August 31, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Unë Bos, ti Bos, po lopën kush do e kullosë?!

August 31, 2026
EMRI/ Ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

EMRI/ Ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

August 31, 2026
17 mijë tekste për diasporën, Hoxha zbulon planin për vitin e ri shkollor: Shpërndarja në 15 shtete të Europës, SHBA dhe Kanada

17 mijë tekste për diasporën, Hoxha zbulon planin për vitin e ri shkollor: Shpërndarja në 15 shtete të Europës, SHBA dhe Kanada

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com