• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Opozita si Haxhi Qamili, thonë “duam baba Saliun, baba Lulin”

by Java News
20/06/2019 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i koalicionit të majtë, Erion Veliajn shprehet se  veprimet e deputetëve të opozitës duke djeg shkolla e dhunë, është si lëvizja e Haxhi Qamilit që donte të pengonte reformat  shtetndërtuese të Shqipërisë.

“Nganjëherë e di si më duket, sikur e vetmja gjë që kemi mësuar nga historia, është që s’kemi mësuar asnjë gjë nga historia. T’ju jap një rast? Haxhi Qamili. Bëhet fjalë për vitin 1913-1914, Shqipëria kishte Princ Vidin, i cili në periudhën e administrimit pas Perandorisë Osmane, pas një pushtimi 500-vjeçar filloi reformat e veta dhe kishte një grup njerëzish që thoshin: – Duam babën, duam të shkojmë atje ku ishim 500-vjet.

Zot, a nuk është për t’u habitur se si përsëritet historia, që ka njerëz që thonë prapë – Duam babën. Por tani jo ai ‘baba në Stamboll’, por ‘baba Saliu’, ‘baba i Lulit’. “Duam babën”, po mirë po fëmijë ke? Po shkollë për fëmijët do kërkosh? Dakord do sakrifikosh për ‘babën’, por do djegësh shkollën e fëmijëve të tu, se ata fëmijët e tyre i kanë të gjithë jashtë”, tha Veliaj.

Kandidati socialist theksoi se ndryshe nga drejtuesit e opozitës që kanë fëmijët e tyre në Hollandë, Austri e shtete të tjera, plani i vetëm i PS dhe i qytetarëve shqiptarë është që të punojnë për Shqipërinë dhe Tiranën.

“Arsyeja pse po organizohemi këtu është se s’kemi vila në Lalz, prandaj do organizohemi nëpër pallatet në Tiranë. Ne s’kemi vila në Holandë, prandaj do organizohemi në shtëpitë tona në Tiranë.

Ne nuk kemi pasaportë austriake, prandaj do organizohemi për jetën në Shqipëri, se ne nuk kemi një plan tjetër. Ne planin e vetëm, plan i madh dhe plan ligjor për ne, është ta bëjmë ‘Tiranën zonjë’. Kam dëgjuar shumë njerëz që më thonë – Më vjen zor që shkodranët dogjën një shkollë. E para e punës ta sqarojmë, se kemi në pallatet tona, miq vëllezër, motra, krushqi, kushërinj nga Shkodra, që janë shkodranët e Migjenit, që janë shkodranët e Kol Idromenos, shkodranët e Marubit , që janë shkodranët e Marin Barletit, nuk janë shkodranët e Voltanës.

Ne në pallatet tona, të mos ta lejojmë këtë frymë përçarjeje. Miqtë e mi jemi sot në një situatë ku ka politikanë që po mundohen të na vënë të luftojmë me njeri – tjetrin, komshi me komshi, vëlla me motër. Njerëz që kanë vite që janë lidhur, i ka lidhur puna, i ka lidhur jeta, i ka lidhur gjaku dhe po mundohen që të na përçajnë”, deklaroi Veliaj./l.m

Next Post
Rama: Si shpjegohet se lajmet e Gjermanisë i pararend Qimi.net

Rama: Si shpjegohet se lajmet e Gjermanisë i pararend Qimi.net

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

February 2, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

February 2, 2026
Përplasje në grupin e PD/ Zbardhen debatet me dyer të mbyllura për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren”: Jemi bërë si film, ‘edhe akullore edhe çokollatë’

Përplasje në grupin e PD/ Zbardhen debatet me dyer të mbyllura për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren”: Jemi bërë si film, ‘edhe akullore edhe çokollatë’

February 2, 2026
Kapet me bizhuteri në xhep, në pranga 25-vjeçari nga Saranda

Kapet me bizhuteri në xhep, në pranga 25-vjeçari nga Saranda

February 2, 2026
“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

Nga marrëdhëniet te financat, si do të jetë java e parë e shkurtit për shenjat e horoskopit

February 2, 2026
“Me një karrierë të pasur si arkitekte”, Balluku prezanton drejtuesen e re të Institutit të Ndërtimit

“Me një karrierë të pasur si arkitekte”, Balluku prezanton drejtuesen e re të Institutit të Ndërtimit

February 2, 2026
5.4 milionë euro për Ambasadë në Londër, Shqipëria nis procedurat për blerjen e pronës

5.4 milionë euro për Ambasadë në Londër, Shqipëria nis procedurat për blerjen e pronës

February 2, 2026
PD tërhiqet nga mosbindja civile? Bardhi: Do rikthehemi në Kuvend për Buxhetin

Përbërja e Komisioneve/ “Përçahet” grupi i PD-së? Berisha: Kryesia do vendosë…

February 2, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Nga motor i integrimit në amortizator të pushtetit- Roli i shqiptarëve në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

February 2, 2026
CMG në përgatitjet e fundit për trasmetimin e Lojërave Olimpike Dimërore Milano 2026

CMG në përgatitjet e fundit për trasmetimin e Lojërave Olimpike Dimërore Milano 2026

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In