• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj nga Vora: Votoni Blerim Sherën, jo kukullën Berishës dhe Metës! Po i çojnë demokratët ‘si cjapi te kasapi’

by Java News
02/04/2023 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj është ndalur ditën e sotme në Vorë, për prezantimin e kandidatëve për Këshillin Bashkiak. Veliaj kërkoi nga qytetarët e Vorës të japin votën për Blerim Sherën, për të vijuar punën dhe projektet transformuese për qytetin.

“Jam shumë krenar për punën që ka bërë Blerimi dhe skuadra e Këshillit Bashkiak. Dikush mund të mendojë se ishte një mandat i lehtë, se ne kishim shumicën, por u përballëm me sfida që askush nuk i mendonte – si tërmeti, pandemia, një luftë që do shkaktonte inflacion në Europë, – por, sot Vora është ngritur më e fortë, më e bashkuar edhe më e vendosur për të ecur përpara, jo për të shkuar mbrapa. Sot më vjen mirë që në Vorë, në Bërxullë dhe në Prezë, Blerimi dhe administrata jonë nuk i ndan njerëzit në të nënës dhe të njerkës, nuk i ndan njerëzit në vendalinj dhe të ardhur, nuk i ndan njerëzit në të majtë dhe të djathtë, i ka shërbyer të gjithëve njësoj dhe me dinjitet, me cilësi dhe me respekt. Bravo ju qoftë! Kjo është arsyeja pse Edi Rama dhe Partia Socialiste vendosi të rikandidojë Blerim Sherën,” deklaroi Veliaj.

Ai tha se edhe demokratët nuk kanë arsye të votojnë një kukull që Sali Berisha dhe Ilir Meta ua solli nga Tirana. “Të mos gjesh dot një kandidat nga Vora, por ta sjellësh kukullën nga Tirana? Mjeshtrat e kukullës janë Iliri me Saliun. Vendosin një buratin këtu, atje në Rrogozhinë nuk gjenin kandidat, e kanë çuar nga Kavaja…, kandidatë që u vjen zor që të dalin me liderët e tyre. Edhe kur dalin me Monikën, e nxjerrin foto vetëm me kurriz, se vetë demokratët nuk e kuptojnë pse duhet të votojnë në Vorë një kukull që vjen nga Tirana dhe pse duhet të votojnë në këshillat bashkiak dordolecët e Ilir Metës. Çfarë turpi! Kush është ai i djathtë, me parime flas, me filozofi e me bindje, që beson tek ajo rrymë, e që sot detyrohet të shkojë si cjapi tek kasapi. Të shkosh të votosh listën e Ilir Metës në Vorë, Tiranë, Kavajë, Rrogozhinë e Kamëz është të shkosh si cjapi tek kasapi. Të shkosh buzagaz tek ‘thertorja’ e Monikës dhe Ilirit, ‘thertore’ që financohet me lekët e rusëve,” deklaroi Veliaj.

Next Post
“Një Ukrainë të dytë?”/ Vuçiç pyetet për Kosovën: Do bëjmë ç’është e mundur bashkë me Edin të shmanget një konflikt

"Një Ukrainë të dytë?"/ Vuçiç pyetet për Kosovën: Do bëjmë ç’është e mundur bashkë me Edin të shmanget një konflikt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In