• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj nga Njësia 3: Opozita jonë flet me gjuhën e talebanëve

by A R
17/06/2019 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erion Veliaj e krahasoi sjelljen e opozitës me atë të talebanëve në Afganistan, të cilët nuk lejojnë procese të rregullta zgjedhore dhe dalin kundër amerikanëve.

Gjatë takimit elektoral në Njësinë 3, Veliaj e ilustroi me një shkrim nga Uashington Post, ku realiteti që ai përshkruan për Afganistanin dhe talebanët atje, ngjan me sjelljen e opozitës sonë.

“Në territorin e këtij vendi rreth 2500 kandidatë për kryetarë bashkie dhe për këshilla po kandidojnë në zgjedhjet e fundjavës që do të vijë, pavarësisht incidenteve të dhunës, pavarësisht kërcënimeve të grupeve të këtyre partive politike për të sabotuar zgjedhjet me akuzën se votat blihen. Në disa bashki, që janë nën kontrollin e këtyre x partive, ka kërcënime ndaj procesit zgjedhor dhe grupe të dhunshme që përpiqen të bllokojnë fushatën dhe të trembin votuesit. Një pjesë e shqetësimit të grupimeve vjen nga një influencë e shtuar amerikane mbi proceset demokratizuese të vendit. Por, me të gjitha pengesat, shumica e votuesve duket entuziaste për votimet e drejtuesve të rinj, që janë edhe më të përgatitur se ata që i kanë pasur historikisht disa nga këto bastione të këtyre partive. Në fakt, kjo që lexova më lart është një shkrim për Afganistanin dhe i referohet partive të talebanëve. Ju’a lexova për ilustrim, se po mos të vija emrin taleban dhe Afganistan, si dhe ju, edhe unë do mendoja se këtu bëhet fjalë për Shqipërinë dhe partitë e opozitës këtu”, tha Veliaj.

Kandidat socialisti u shpreh se ashtu si forcat talebane në Afganistan, edhe PD dhe LSI kërkojnë që të intimidojnë zgjedhësit dhe të kundërshtojnë influencën amerikane. “Bëhet fjalë për partitë e opozitës që kundërshtojnë influencën amerikane në proceset demokratizuese si reforma në drejtësi, bëhet fjalë për parti të opozitës që kërcënojnë me dhunë, bëhet fjalë për parti të opozitës që i bëjnë thirrje bllokimit të procesit zgjedhor, përveç një detaji: Në fakt, partia që flitet ose forca politike që flitet është talebani nga Afganistani. I vetmi rast sot në botë ku ka forca, lëvizje, angazhime politike, që kërcënojnë me dhunë zgjedhjet, që anulojnë votimet, që intimidojnë të zgjedhurit, që duan të ndalojnë fushatën, që pengojnë tubimet, ndodh vetëm tek talebanët, rasti i dytë është opozita jonë. Nuk ka sot një vend tjetër në botë ku opozita nuk do zgjedhjet”, u shpreh ai.

Teksa nënvizoi se opozita i ka sjellë shumë fatkeqësi vendit, Veliaj nënvizoi se “sot është një ditë e trishtë që një parti politike ose një grupim partish politike flet me të njëjtën gjuhë që flasin si talebanët dhe prapë si talebanët kanë hallin e influencës amerikane”.

Next Post
Investimet, Rama merr pjesë në forumin e “Financial Times”

Investimet, Rama merr pjesë në forumin e “Financial Times”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com