• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj nga Kavaja: Fyerje për demokratët që të votojnë listat e Ilir Metës!

by
01/04/2023 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kavaja, gjatë prezantimit të kandidatëve për Këshillin Bashkiak, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj e quajti fyerje atë që po u bëhet demokratëve, të cilët në 14 Maj, Sali Berisha po u thotë të votojnë listën e njerëzve të Ilir Metës dhe ish-LSI.

“A ka fyerje më të madhe për demokratët, që të detyrohen nga Sali Berisha dhe të votojnë listën e Ilir Metës? Të Ilir Metës, armikut më të përbetuar të së djathtës? Atë që rrëzoi çdo qeveri të djathtë? Që minoi çdo qeveri të djathtë dhe tradhtoi çdo pakt me të djathtën? Sot po i kërkohet një demokrati të shkojë dhe të votojë listën e Ilir Metës, që çdo ditë dalin faturat se paguhet nga Rusia. Shokë, kush është ai demokrat që me sinqeritet pranon të shkojë si ‘cjapi te kasapi’? I them të gjithë demokratëve, mos mendoni Saliun dhe Ilirin, se ata boll halle kanë. Mendoni të zgjidhni hallet tuaja që i zgjidh Partia Socialiste dhe Redi Krali, këtu në Kavajë.

Mos u merrni me hallet e Ilirit dhe të Saliut se ato nuk i zgjidhni dot, por që të fyhet çdo demokrat i Kavajës dhe t’i kërkohet që të votojë listën e rublave të Ilir Metës, ku praktikisht po shitet Partia Demokratike, te armiku më i betuar i të djathtës, ky është mëkat i madh. Ndaj, ftesa për çdo demokrat është: O shokë, çunat dhe gocat e Partisë Socilaliste, Redi Krajli dhe Këshilli ynë Bashkiak, janë përditë me ju, janë çdo orë me ju, jetojnë me ju, punojnë për ju dhe janë pjesë e skuadrës tonë fituese”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se lista e kandidatëve të Partisë Socialiste për këshilltarë bashkiakë do të shërbejë për të vijuar bashkëpunimin e shkëlqyer mes Bashkisë dhe Qeverisë për projektet e ardhshme.

“Ata thonë ‘na jepni Bashkinë që të rrëzojmë Qeverinë’. Ne themi ‘na jepni Bashkinë që t’i shërbejmë, bashkë me Qeverinë, interesave të Kavajës’. Bashkia, shokë, nuk është instrument për sherr. Këto 404 apartamente, pa ndihmën e qeverisë, nuk do të bëheshin dot; qendrat shëndetësore, pa ndihmën e qeverisë, nuk do të bëheshin dot; këto rrugë e këto ujësellësa, pa ndihmën e Qeverisë, nuk do të bëheshin dot. Ndaj, duke pasur Redin, që i bie telefonit të Edi Ramës, çdo Ministri, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke pasur Këshillin Bashkiak të Partisë Socialiste, që nuk e braktis detyrën dhe i afron njerëzit, ne e përdorim Bashkinë si instrument për të bërë punë dhe jo si mjet për të hapur sherr”, tha Veliaj.

/e.d

Next Post
Sot 1 Prilli! Ironia e Bledi Manes: Gëzuar ditëlindjen Olta dhe Luiz…

Sot 1 Prilli! Ironia e Bledi Manes: Gëzuar ditëlindjen Olta dhe Luiz...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In