• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Nga Brukseli në SHBA solidaritet me Tiranën, rindërtojmë shkollat dhe shtëpitë e dëmtuara

by Java News
13/12/2019 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe homologu i tij, kryebashkiaku i Brukselit, Philippe Close e kaluan ditën e sotme në Pezë, ku së bashku shpërndanë ndihma ushqimore, veshje dhe pajisje të ndryshme për të prekurit nga tërmeti, si dhe vizituan mjediset ku janë sistemuar nxënësit e shkollës “16 Shtatori”, e cila do rindërtohet nga e para. Dita nisi me shefat ndërkombëtarë nga World Central Kitchen dhe shef Bledar Kolën, duke gatuar vakte të ngrohta për familjet e prekura nga tërmeti në Pezë dhe në Ndroq, si dhe për fëmijët e shkollës “16 Shtatori”.

Veliaj falenderoi kryebashkiakun e Brukselit që zgjodhi ta kalojë vizitën e tij në terren për të parë nga afër situatën që la pas tërmeti, por edhe për t’i shërbyer familjeve të prekura.

“I jam shumë mirënjohës atij dhe stafit që ka ardhur nga Brukseli. Në vend që të takoheshim në zyrë, vendosëm të dalim në terren, ku kemi parë disa operacione: pamë një përpjekje fantastike të disa kuzhinierëve me famë nga SHBA-të, që po gatuajnë për të gjithë fëmijët dhe familjet në nevojë të Pezës; pastaj, patëm një vizitë aty ku kemi transferuar nxënësit e shkollës “16 Shtatori”, një hapësirë provizore ku fëmijët kanë filluar menjëherë jetën normale sepse pas tërmetit është e rëndësishme që të gjithë çunat dhe gocat të fillojnë shkollën, të dalin me 10-ta, edhe të japin sinjalin se jeta vazhdon”, tha ai.

Më tej, dy kryebashkiakët vizituan edhe disa nga shtëpitë dhe institucionet arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Patëm mundësinë të shikonim shtëpinë e Pranverës, për të kuptuar dimensionin e asaj që ndodhi; pra, ne kemi humbur shkolla, kopshte e çerdhe, por kemi humbur edhe shtëpi. Por, ama ka një solidaritet jo vetëm brenda vendit, por edhe nga shumë miq, duke filluar nga Brukseli deri në SHBA, që janë këtu për të dhënë një dorë. Mezi pres që bashkë me Filipin, të planifikojmë si të rikuperojmë një nga shkollat e dëmtuara. Në të gjithë territorin e Tiranës janë 10 shkolla që kanë nevojë të ndërtohen nga e para dhe besoj se shprehja “trimi i mirë me shokë shumë” apo “trimi i mirë në ditë të vështira”, vlen sot për marrëdhënien që kemi me Brukselin dhe kryetarin fantastik të Bashkisë, Filipin”, vijoi Veliaj.


Kryetari i Bashkisë së Brukselit, Philippe Close shprehu solidaritetin e plotë me Shqipërinë në momentet e vështira që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa theksoi se faza e rindërtimit është dhe një mundësi e mirë për t’i bërë gjerat më mirë dhe për t’i ardhur në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë.

“Ne solidarizohemi me popullin e Tiranës dhe rreth Tiranës, sepse nga tërmeti viktimat e para janë gjithmonë njerëzit e varfër; kanë probleme me strehimin, me shkollat dhe ajo që po bëni në këto 3 javë pas tërmetit të 26 nëntorit është vërtetë fantastike. Ju e dini se kur ndërtojmë diçka pas tërmetit, është gjithashtu një mundësi. Si kryebashkiak i Kryeqytetit Europian, kam një mesazh shumë të rëndësishëm për t’jua përcjellë: ne jemi shumë solidarë me të gjithë popullin sepse e dimë që kjo mund t’i ndodhë kujtdo, jo vetëm tërmetet, por çdo katastrofë. Mesazhi i dytë është i rëndësishëm si anëtar i Këshillit dhe anëtar i BE, që t’u dërgojmë të gjithë shqiptarëve solidaritetin e qytetarëve europianë, sepse Shqipëria është pjesë e Europës dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha kryebashkiaku i Brukselit.

Ndërkaq, kryebashkiaku Veliaj shtoi se do të rikthehej sërish në shtëpinë e familjes Zgura së bashku me kryebashkiakun Close për ta inauguruar. /e.s/

Next Post
FOTO/ Edhe 13, edhe e premte! Rastet fatkeqe që ka njohur historia dhe pse njihet si dita më ters

FOTO/ Edhe 13, edhe e premte! Rastet fatkeqe që ka njohur historia dhe pse njihet si dita më ters

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Maxhoranca merr shumicën dhe drejtimin e Komisionit“, zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale pas bojkotit të PD

“Maxhoranca merr shumicën dhe drejtimin e Komisionit“, zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale pas bojkotit të PD

January 29, 2026
Arrestohet shoferi i makinës që ra nga ura në liqenin e Vaut të Dejës, një i plagosur dërgohet te Trauma

Arrestohet shoferi i makinës që ra nga ura në liqenin e Vaut të Dejës, një i plagosur dërgohet te Trauma

January 29, 2026
Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Meta, merr pjesë edhe Monika Kryemadhi

Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Meta, merr pjesë edhe Monika Kryemadhi

January 29, 2026
Pistë e re hetimi për aksidentin tragjik në Rumani, zbulohet lëndë narkotike në mjet

Pistë e re hetimi për aksidentin tragjik në Rumani, zbulohet lëndë narkotike në mjet

January 29, 2026
Incidente, emergjenca dhe ndërhyrje policie, çfarë zbulojnë mesazhet sekrete të avionëve

Incidente, emergjenca dhe ndërhyrje policie, çfarë zbulojnë mesazhet sekrete të avionëve

January 29, 2026
SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorët e Sarandës që i morën 55 mijë euro të pandehurit për ta shpëtuar nga burgu

SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorët e Sarandës që i morën 55 mijë euro të pandehurit për ta shpëtuar nga burgu

January 29, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Si do jetë moti në vijim? Meteorologia: Rrebeshe shiu në këto qarqe, temperaturat në rritje

January 29, 2026
Ari arrin rekord, dollari lëkundet: Tregjet sinjalizojnë pasiguri në epokën Trump

Ari arrin rekord, dollari lëkundet: Tregjet sinjalizojnë pasiguri në epokën Trump

January 29, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Bullizmi i heshtur ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe- Të dëgjosh atë që nuk thuhet

January 29, 2026
Reshjet, bllokohen disa segmente rrugore në qarkun Gjirokastër, mungesë energjie në Kurvelesh dhe Lazarat

Reshjet, bllokohen disa segmente rrugore në qarkun Gjirokastër, mungesë energjie në Kurvelesh dhe Lazarat

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In