• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Në Tiranë ka abone për qytetarët që e përdorit shpesh transportin publik; Ata që premtojnë gjëra falas, pse nuk e bëjnë falas edhe në Shkodër?

by Java News
19/04/2023 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije vendimin për miratimin e tërheqjes dhe shpërndarjes së përqendruar të abonesë në Tiranë. Veliaj tha se në fushatë mund të dalë kushdo dhe të flasë për gjëra falas, duke theksuar se opozita me sa duket nuk e di që në kryeqytet ekzistojnë abonetë.

“Kur vjen fushata, del lloj-lloj mitomani dhe deliranti dhe fillon me çudirat: ‘Jo, po transporti falas. Jo, po sa do kursesh. Do kursesh 50 mijë lekë, 52 mijë lekë për person’. Kurse aboneja është 16 mijë lekë të vjetra. Si mund të kursesh më shumë sesa shpenzon? Se kjo s’ka logjikë. Sot aboneja, ti mund të udhëtosh në të gjitha linjat për 1.600 lekë të reja. Flasin për historinë e mbledhjes së 40-lekëshave, ndërkohë që nuk e dinë se në Tiranë ekziston një abone për ata që janë realisht përdoruesit e shpeshtë të transportit, që është shume shumë herë më e lirë”, sqaroi Veliaj.

Për sa i përket transportit falas kryebashkiaku tha se ai ka dështuar kudo ku është zbatuar si projekt. “Në Talin kryetarit të bashkisë nuk i eci puna mirë, sepse ngaqë zhvendosi buxhetin bashkisë për të bërë transportin falas – sepse atje njerëzit e hëngrën rrenën, siç e hëngrën edhe këtu tramin – dhe zbuluan se zhvendosja e financave të bashkisë vetëm në një premtim, bëri që bashkia të mos bënte as shkolla, as kopshte, as çerdhe dhe sigurisht mbaroi edhe karriera e tij në Talin, edhe sot konsiderohet si një nga gafat më të mëdha, sepse as nuk e rriti përdorimin e transportit publik. Ju si mendoni, që një njeri që në kohën e krizës e ka naftën 2 mijë e ca lekë, do joshet nga 40-lekëshi i autobusit? Pra, për 40 lekëshin nuk po lë makinën me 2 mijë lekë? Se po të ishte kështu, që tani është më atraktiv. Po rai që ka makinë thotë se do të shpenzoj më shume sepse i intereson komforti i vajtjes nga pika A në B, ose për distanca të largëta, jam gati ta paguaj. Në Talin nuk lëvizi as 1% e transportit, bashkia bllokoi gjithë fondet e veta dhe ndërkohë e la rrugës”, tha Veliaj.

Ai theksoi se koalicioni Berisha-Meta vetëm gënjen, duke risjellë në vëmendje faktin se ata e kanë bashkinë e Shkodrës dhe nuk kanë bërë asgjë atje.

“Ka një teori që thonë: “Ne çfarë t’i bëjmë që s’e kemi bashkinë, se po ta kishim do ua provonim si bëhen këto gjërat falas”. Dhe unë them na e provoni në Shkodër. Shkodra ka një linjë autobusi. Ne kemi 20 në Tiranë dhe 19 nëpër rrethet e tjera, që quhen ndërqytetase. Pra, që vijnë nga ish-komunat. Ata një linjë kanë, nga Bahçallëku deri te “Heronjtë e Vigut”. Pra, bën vetëm një xhiro. Tani këta me një linjë, pse nuk e bëjnë dot falas? Të na e tregojnë dhe të thonë: “Siç e qamë ne Shkodrën, ashtu do bëjmë edhe Tiranën”. Nejse, kur e pyesin kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, ai jep një përgjigje dhe thotë: “Nuk mposhtet shpirti demokratik i shkodranit”. O vëlla, po të pyesim për tabelë ekseli. Sa të del llogaria? Bëje ti, meqë Saliu dhe Iliri paskan këtë program kombëtar për çdo gjë falas, duke presupozuar se ne e harruam Suden, tortën e Pavarësisë, disko “Krokodilin” te parku “Rinia”, dhe Lanën që tani duan ta bëjnë me shezlongë, dhe ne e pamë çfarë i bënë ata Lanës kur e kishin në dorë. Na e tregoni si bëhet falas në Shkodër me 1 linjë”, u shpreh Veliaj./m.j

Next Post
Iu nënshtrua një operacioni, si është gjendja shëndetësore e kryeministrit?

Kryeministri u operua, Linda Rama rrëfen 30 orët e qëndrimit në spital: Infermieret kujdeseshin si flutura mbi kryet e pacienteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

October 31, 2026
Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

October 31, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

October 31, 2026
“Shumë gënjeshtra”, Kallas kritikon Ministrin e Jashtëm rus pas takimeve të G20-s

“Shumë gënjeshtra”, Kallas kritikon Ministrin e Jashtëm rus pas takimeve të G20-s

October 31, 2026
Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

October 31, 2026
Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

October 31, 2026
Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

October 31, 2026
Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

October 31, 2026
Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

October 31, 2026
Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In