Kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestën në bulevard ku tanimë shihet vetëm një grup protestuesish.
Ai i referohet edhe festës së Halloween-it ditën e sotme duke u shprehur:
“Halloween Rain. Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm”, shkruan Rama.
Protestuesit u zhvendosën në bulevard pas disa përplasjeve me policinë dhe militantët e Partisë Demokratike te Ministria e Arsimit. Këta të fundit i refuzuan dhe s’i lejuan t’u bashkoheshin, duke i detyruar militantët demokratë të distancoheshin.











