• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në TEDx: Energjia e fëmijëve mund të sjellë revolucionet më të mira

by A R
22/04/2017 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar pak ditë më parë në Vitoria-Gasteiz të Spanjës, ku edhe mbajti një ligjëratë në eventin TEDx, rrjeti ndërkombëtar më prestigjoz i folësve publikë, për të prezantuar modelin e suksesshëm të ndryshimit që ka pësuar kryeqyteti shqiptar, në këto dy vite, dhe se si fëmijët janë protagonistët kryesorë dhe fuqia e këtij transformimi.

 Prezantimi i tij me titull “Superheronjtë urbanë: Një qytet i transformuar nga fëmijët”, i cili u prit me duartrokitje nga të pranishmit, u përqendrua në nevojën që kishte Tirana për të ndryshuar për shkak të vështirësive, të cilat kërkonin zgjidhje të menjëhershme si trafiku, ndotja, ndërtimet e paligjshme, mungesa e çerdheve dhe e kopshteve etj, dhe se si dëshira e fëmijëve për ndryshim ishte energjia që e çoi përpara transformimin e Tiranës.

 “Kur ne u zgjodhëm për të drejtuar, ishte shumë emocionuese që pasi kishim drejtuar një fushatë shumë argëtuese, plot me energji pozitive, erdhi dita e parë e punës. Po tani çfarë do të bëjmë, nga do t’ia nisim? Kur je duke drejtuar një qytet, të gjithë përpiqen të të japin mendje sesi mund të bëhen gjërat, por nëse ti nuk ke miliarda euro, nuk je anëtar i Bashkimit Europian, nuk ke mbështetje nga jashtë, nga t’ia nisësh?”, tha Veliaj, duke nënvizuar se situata u përballua falë këmbënguljes për t’i shkuar deri në fund nismave dhe mbështetjes së pakufishme të fëmijëve.

 Kreu i Bashkisë solli në vëmendje disa shembuj të suksesshëm që sollën ndryshim të dukshëm në kryeqytet, qoftë në infrastrukturë, ashtu edhe në ofrimin e shërbimeve më cilësore. Rikonstruksioni i kopshteve dhe çerdheve, të cilat ishin në një gjendje të mjerueshme në vitin 2015, ishte një nga nismat e para të Bashkisë së Tiranës që prodhoi energji pozitive, që fëmijët të rriteshin në mjedise komode. “Atëherë them le të lëshojmë një alarm SOS në qytet. Jemi trokë, por le të mos heqim dorë. Pse të mos telefonojmë çdo kompani në qytet, çdo dizajner, arkitekt, pse të mos thërrasim studentët e rinj, të cilët kanë energji, kanë talent dhe duan të ndihmojnë. Kështu organizuam fushatën “Adopto një kopësht”. Në krye të pak javëve, kopshtet u bënë. Kur të gjithë u bashkuan, shpenzuam 0 para, por morëm shumë energji, të cilën qyteti ua ktheu fëmijëve”, tha Veliaj, duke shtuar se tashmë kërkesa për të regjistruar fëmijët në kopshtet shtetërore është më e lartë se ata që parapëlqejnë ato private.

“Kur i pyesim njerëzit: Cili e do ndryshimin? Të gjithë thonë: Unë e dua ndryshimin! Kjo tingëllon si diçka e shkëlqyer. Por, pastaj i pyet njerëzit: Kush do të ndyshojë? Dhe njerëzit stepen dhe thonë: Le të ndryshojë ky i pari, ose le të ndryshojë ajo e para, unë do ndryshoj më vonë. Kurse fëmijët nuk e thonë këtë; fëmijët e duan ndryshimin dhe duan të ndryshojnë. Ndaj, përgjigja që morëm prej tyre ishte fantastike. Tani kemi 11 kërkesa për çdo 1 vend të lirë në kopshtet e Tiranës, ndërkohë që më përpara mezi e mbushnim një kopësht shtetëror, pasi të gjithë synonin kopshte private”, tha Veliaj.

“Kur donim të fillonim “Një ditë pa makina”, në një vend ku kryeqyteti, në dy dekada, nga 17 makina u bë me 170.000 mjete, për pak sa nuk u bllokuam, të gjithë u zemëruan shumë, më telefononin, bërtisnin, më shanin në mediat sociale. Por, mënyra e vetme për të fituar këtë betejë ishte kur fëmijët dolën në rrugë, i zunë të gjithë rrugët, dhe ishte shumë e vështirë për t’i rezistuar këtij ndryshimi. Jo vetëm që patëm disa ditë të mrekullueshme pa makina, por vendosëm të kthejmë zona të tëra të qytetit, në zona pa makina”, vijoi Veliaj.

“E njëjta gjë na ndodhi edhe me pastrimin. Kur u thamë njerëzve, le të kemi një ditë pastrimi në Tiranë, shumë prej tyre thanë: Është puna jote, ti je kryebashkiaku, ti pastroje. Fëmijët nuk ankohen, ata erdhën të gjithë, sepse ndjenë që qyteti ishte i tyre dhe duhej të ndihmonin. Atëherë vendosëm të prezantojmë konceptin që ju europianët tashmë e keni në zbatim prej kohësh, për diferencimin e mbetjeve. Fëmijët u përgjigjën të parët”, u shpreh ai.

 Kryetari i Bashkisë e cilësoi magjepsëse forcën e ndryshimit që vjen nga fëmijët dhe kjo ka ndikuar direkt në transformimin e qytetit, i cili sot është më i jetueshëm.

“Ne mund të jemi të gjithë si Piter Pani dhe të krijojmë botën tonë të vogël të Kurrkundit aty ku jemi dhe mendoj që, duke vendosur fëmijët të parët, mund të bëjmë ndoshta revolucionet më të mira që kanë parë ndonjëherë qytetet tona”, përfundoi Veliaj fjalën në TEDx.

 Eventet TEDx janë shumë të njohura në botë dhe organizohen çdo vit. Ato bëjnë bashkë njerëz të njohur nga e gjithë bota, politikanë, studiues, muzikantë, shkencëtarë, arkitektë etj, të cilët me fjalimet e tyre frymëzuese sjellin eksperienca të ndryshme për çështje të ndryshme. Eventet TEDx regjistrohen dhe shfaqen falas për publikun e gjerë, si një mënyrë për të nxitur diskutim, bashkëveprim dhe ide. /b.d

Next Post
Duterte: Doni punë? Dilni e vrisni përdoruesit e drogës

Duterte: Doni punë? Dilni e vrisni përdoruesit e drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In