• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Në shtator të gjithë kopshtet do të jenë gati dhe me kushte më të mira

by Java News
11/07/2016 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të Kopshtit nr.26 në Rrugën e Kavajës, duke vijuar punën për rinovimin e 23 kopshteve të Tiranës para nisjes së sezonit të ri arsimor.Veliaj te kopshti nr. 26 (6)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ashtu siç është premtuar më herët, rikonstruksioni i kopshteve do të përfundojë brenda verës, e mandej vitin tjetër, do të nisë puna për ndërtimin e shkollave, çka do të sjellë reduktimin e mësimit me dy turne.Veliaj te kopshti nr. 26 (2)

Pasi inspektoi punimet e përfunduara në Kopshtin nr.26, kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur me punën e bërë, për të garantuar kushte më të mira për fëmijët e qytetit.Veliaj te kopshti nr. 26 (1)

“Tani që rikonstruksioni i kopshtit mbaroi, duket se ç’punë e paqme është bërë këtu. Ky është kopshti i dhjetë nga 23 kopshtet e Tiranës që jemi duke i rikonstruktuar. Ashtu siç e ka emrin, “Diell”, shpresoj se do të shkëlqejë një ditë e mirë, një ditë e re për të gjithë fëmijët”, tha Veliaj. Kryebashkiaku theksoi se bashkia do të punojë gjithë verën që edhe kopshtet e mbetura të jenë gati në shtator.Veliaj te kopshti nr. 26 (4)

“Na kanë mbetur edhe 13 kopshte deri sa të vijë 1 shtatori, kur të gjithë vijnë nga pushimet e t’i gjejnë gati. Për Bashkinë e Tiranës nuk do të ketë pushim gjatë kësaj vere, por do të punojmë me turne që edhe 13 kopshtet e fundit që na kanë mbetur t’i përfundojmë deri në shtator, në mënyrë që kur princat dhe princeshat e Tiranës të kthehen nga pushimet, të kenë mundësi të mësojnë në kopshte moderne”, tha ai. Veliaj shtoi se Tirana ka kopshtet më të mira publike në vend. Ndërsa solli në vëmendje se vetëm për kopshtin nr. 26 kanë bashkëpunuar 10 kompani, kreu i bashkisë vlerësoi të gjitha kompanitë që kanë mbështetur investime të rëndësishme, të cilat do të ishte e vështirë të kryheshin me financat modeste të bashkisë.Veliaj te kopshti nr. 26 (5)

“Falenderoj të gjitha kompanitë që bujarisht dhanë dhe treguan se aty ku ka vullnet, ka një rrugëzgjidhje. Ndaj, jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që dhanë diçka, qoftë për ndërtimin, kanalizimet, pjesët hidraulike, për higjenën, dhe besoj se sot ky kopësht është një nga kopshtet më të mira që kemi në Tiranë”, deklaroi Veliaj. Por, ai falenderoi edhe punonjësit e kopshtit për përkushtimin e përditshëm me fëmijët.
“E çmojmë jashtë mase punën tuaj. Kur prindërit lënë fëmijën e tyre këtu, na kanë besuar gjënë e tyre më të shtrenjtë dhe besoj se është në dinjitetin tonë që gjënë e tyre më të shtrenjtë ta trajtojmë me dashuri, me respekt, dhe me gjithë mbështetjen që mund të ofrojmë në kopshtet e Tiranës”, përfundoi ai.
Veliaj te kopshti nr. 26 (7)Veliaj te kopshti nr. 26 (8)

Next Post

Bayern, prezantohet Ancelotti: Skuadra më pëlqen, nuk do të ketë përmbysje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Galilei nuk di të lexojë hartat

April 13, 2026
Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

April 13, 2026
Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

April 13, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In