• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Veliaj në Rrogozhinë: Berisha si pijaneci i lagjes, përgojon gjithë dynjanë. Iliri nuk del nga pishina e tij në Lalz

by Java News
21/07/2023 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi nga Rrogozhina se vota në zgjedhjet e kësaj të diele është për të bërë më shumë punë të mira. Ai nënvizoi se Meta dhe Berisha e shohin pushtetin si plaçkë për interesat e tyre dhe jo për t’u shërbyer qytetarëve.

“E keni parë më Ilir Metën pas 14 Majit, pasi mbaruan zgjedhjet? Nuk e di ku është, por e sigurt që nuk është me popullin. Ai që tha do jem me popullin, ja ku është Kavaja. E keni parë Saliun t’i shërbejë popullit? E keni parë Ilir Metën të dalë nga pishina dhe t’i shërbejë popullit!? Se e duan si plaçkë, që të thonë që e kapëm edhe këtë. Nuk e duan për të shërbyer. Pushteti, bashkia, qeveria, këshilli bashkiak nuk është qëllim në vetvete si plaçkë, por është një instrument me të cilat ne ndërtojmë çerdhet dhe bëjmë punë. Ne e duam këtë mundësi për t’ i shërbyer për punë, jo për plaçkë”, tha Veliaj.

Drejtuesi politik solli shembullin e Kavajës, e cila pas ndërrimit të drejtimit është mbushur me plehra. “Është në interes të Rrogozhinës të rrijë me Edi Ramën, me Partinë Socialiste, me Prefektin e Tiranës, me Kryetarin e Qarkut, me mundësitë që ofron kjo organizatë që drejtohet nga forca jonë politike, por që i shërben të gjithëve njësoj. E keni parë Saliun? I fitoi ai 4-5 bashki. Shiheni Kavajën, janë bërë plehrat mullar. Shkoni shiheni tani. Nuk kanë as fuqi të pastrojnë plehrat se nuk dinë ata të bëjnë punë”, shtoi ai.

Duke u ndalur tek sulmet e Berishës, Veliaj nënvizoi se ka ikur koha e atyre që mendojnë se rruga e duhur është përça dhe sundo. Drejtuesi politik i qarkut Tiranë shtoi se PS është e vetmja forcë politike që ka si moto të saj punën dhe bashkimin. “E keni parë Saliun përditë o merret me gruan e njërit, ose merret me fëmijën e tjetrit, ose merret me familjarët e tjetrit. Tamam si ata pijanecët e këqij, që rrinë te cepi i lagjes dhe i flasin gjithë dynjasë që kalon aty dhe përgojojnë gjithë dynjanë. Një pensionist i rrjedhur që sot nuk mban më gojën. Ai mendon se gjithë gratë janë si familja e tij. Ai merret me gjithë gratë e tjerëve sepse mendon se të gjithë janë si goca e tij, që e kishte 3 mln euro faturën për çdo biznes. Ata mendojnë se gjithë çunat e Shqipërisë janë si çuni i tij, vrit njerëz në bulevard, vrit njerëz në Gërdec, hidh njerëz në erë. Ai mendon se të gjithë ne jemi përça dhe sundo. Ka një forcë, partia jonë, që ka bashkim, ka dashuri, ka punë, ka mirësi. Nuk funksionon përça dhe sundo në vitin 2023 dhe nuk funksionon goja e fëlliqtë në vitin 2023”, theksoi Veliaj.

Sa i përket kandidatit të opozitës, Veliaj deklaroi se lekët që ai po harxhon në këtë fushatë, do të ishte më mirë t’i kishte shpenzuar gjatë pandemisë ose tërmetit, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve. “Ai Çimi i bixhozit, ju mendoni se po e ha meraku dhe po harxhon lekë se do t’i shërbejë Rrogozhinës? Ai e kishte mundësinë, të kishte harxhuar aq lekë sa po harxhon tani për një karrige. Të kishte ardhur bujrum pas tërmetit, kishim shumë nevoja. Sollëm kontejnerë dhe çadra, kishim nevoja, por nuk harxhoi jo miliona euro, por asnjë qindarkë se nuk do me ia dit për njerëzit. E do Rrogozhinën si plaçkë. Ne kishim halle. Ju kujtohet vaksina? Kam qenë këtu kur sollëm me Kryeministrin vaksinat, te qendra shëndetësore dhe u rreshtuan me radhë. Filluam me pensionistët që të vaksinoheshin”, tha Veliaj./m.j

Next Post
Legalizimi i kanabisit, Basha nga Fushë Kruja: SPAK të ndalë përdorimin për grupet kriminale

Legalizimi i kanabisit, Basha nga Fushë Kruja: SPAK të ndalë përdorimin për grupet kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In